LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gafa e "Kongresit tė Lushnjės"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Gafa e "Kongresit tė Lushnjės"   Fri Jan 23, 2009 4:16 pm

LUSHNJE - Aktivitetet e shumta kulturore, artistike e sportive qė u organizuan qė prej njė jave nga Bashkia e Lushnjės me rastin e 89-vjetorit tė Kongresit tė Lushnjės, janė mbyllur me njė incident qesharak. Nė kulmin e festimeve, pikėrisht dje nė ditėn e pėrvjetorit tė kėtij kongresi kombėtar u shėnua incidenti qė indinjoi gjithė pjesėmarrėsit tė cilėt ishin tė pranishėm nė ceremoninė e rastit. Ndėrsa pritej qė nė sallėn e madhe tė Teatrit "Vaēe Zela" tė shfaqeshin sekuenca tė filmit tashmė tė njohur pėr tė gjithė "Koncert nė vitin 1936", nė ekranin e skenės janė shfaqur sekuenca tė njė gėzimi familjar (dasmė). Ndonėse organizatorėt e aktivitetit e kanė konsideruar kėtė incident si gabim njerėzor dhe kanė ndėrhyrė shpejt pėr tė shfaqur atė qė duhej, tė afėrm tė ish-pjesėtarėve qė morėn pjesė nė Kongresin e Lushnjės por edhe qytetarė tė tjerė janė indinjuar dhe kanė dalė nga ambientet e teatrit. Sipas tyre, incidenti ishte njė turp pėr ata qė gjoja kishin marrė tė gjitha masat qė tė festonin njė eveniment historik e kombėtar. Madje, pjesėmarrėsit nė sallė kanė kėrkuar dorėheqjen e drejtuesve lokalė. Aktivitetet e zhvilluara (gara vrapimi, ndeshje sportive mes shkollash, koncerte tė ndryshme apo ekspozita fotografish) nga Bashkia nė "Javėn e Kongresit tė Lushnjės", janė zbehur nga ky incident. Pasditen e djeshme, bashkiakėt kanė dalė nė njė konferencė pėr shtyp, ku u deklarua se faji pėr kėtė incident ishte i personave (specialistėve teknikė) qė do tė transmetonin sekuencat e filmit tė realizuar vite mė parė pėr Kongresin e Lushnjės. Jo vetėm kaq, por ceremonisė sė zhvilluar ditėn e djeshme i kanė munguar pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor dhe deputetėt e zonės. Mėsohet se dy ditė mė parė, mbėrriti nė kuadėr tė festimeve qė po bėheshin zėvendėsministri i Kulturės, Ekrem Spahia. Edhe kėtė vit, pėrvjetori i Kongresit tė Lushnjės e gjeti shtėpinė e Kongresit nė gjendje tė mjeruar. Kati i tretė i kėsaj ndėrtese historike ėshtė krejtėsisht i dėmtuar dhe kėrkon ndėrhyrje emergjente. ir.ho.

Marr nga gazeta shqiptare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Gafa e "Kongresit tė Lushnjės"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" pėr invalidėt e luftės sė Kosovės
» Nė Filadelfia u promovua libri "Pėrjetė me ty" i autorit Ivzi Ēipuri (1)
» MĖRGIMTARI: "PALLATI I ĖNDRRAVE"DHE GLOBALIZIMI
» Monda Korca: "E keqja e pashmangeshme", qe nuk i shpeton dot, Pjesa e Trete dhe e Fundit e Tregimit, Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Promovohet libri i Fazli Kajtazit "Koloset e Drenices Legjendare"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs