LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Klandestinet, si kalohej ne Greqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Klandestinet, si kalohej ne Greqi   Wed Jan 21, 2009 4:11 pm

TIRANE - Zbardhet skema e trafikut te njerezve ne drejtim te Greqise dhe me pas vendeve te tjera te Bashkimit Evropian. Hetimet e policise kane mundur te zbulojne dhe te shkaterrojne rrugen e trafikut, duke eliminuar bazat ku rrinin perkohesisht emigrantet. Burime nga grupi hetimor thane se, personat kalonin ne shtetin fqinj me dokumente te falsifikuara por me ane te doganes. Hetime kane nisur dhe per persona te implikuar ne doganat e Permetit, per te bere te mundur dhe identifikimin dhe kapjen e bashkepunetoreve te tyre, ne keto pika te kalimit kufitar. Nderkohe qe ne prangat e policise gjate mengjesit te djeshem, ka rene dhe nje tjeter person, qe eshte Ferdinand Caci, nga Korca. Dhe ky i fundit ishte pjesetar i rrjetit te falsifikimit te vizave dhe dokumenteve, me qellim dergimin e personave te ndryshem ne drejtim te Greqise.

Provat

Burime nga Prokuroria e Tiranes thane dje se, deri me tani, si prova ndaj te arrestuarve kane zbardhjen e 14 rasteve te trafikut klandestine drejt shtetit grek. Sipas burimeve, klandestinet niseshin drejt Ersekes dhe kalonin me kembe malin. Ndersa nje rruge kalimi tjeter ishte edhe nepermjet qytetit te Permetit. Burime nga akuza sqaruan se fillimisht klandestinet grumbulloheshin dhe me pas, drejtoheshin tek i arrestuari Ramiz Shahini, i cili i strehonte tek hoteli trekatesh me emrin e tij. Akuza ka shpjeguar se klandestinet mund te qendronin edhe dy dite ne kete qytet, ndersa ne oret e para te mengjesit behej nisja e tyre. Mesohet se rruga e kalimit ishte fshati Carshove, ne te cilen ndodhet edhe pika kufitare e tre urave. Por klandestinet ne kete pike kufitare, merrnin nje tjeter rruge, dhe drejtoheshin drejt malit per te dale ne Janine. Burimet nga prokuroria kane shpjeguar se dy kane qene drejtuesit e ketij grupi. Pikerisht behet fjale per te arrestuarit Luan Klosi dhe Alfred Cikani, te cilet merreshin me gjetjen e klandestineve e deri ne mberritjen e tyre ne destinacion. Nga ana tjeter mesohet se te arrestuarit kane qene plot 6 muaj nen pergjime telefonike. Akuza shtoi se do te merren ne pyetje te gjithe personat, te cilet kane paguar nje shume te hollash per te kaluar kufirin ne menyre te paligjshme.

Te arrestuarit

Ne pranga gjate operacionit kane rene, Alfred Cikani, 44 vjec, Luan Klosi, 36 vjec, Ilir Balliu, 26 vjec, Dashamir Halilaj, 28 vjec, Korab Lama, 38 vjec, Myftar Prengezaj, 60 vjec, Ardian Berisha, 38 vjec, Perparim Lama, 46 vjec. Te arrestuarit, jane banues ne Tirane, Elbasan dhe ne Fier. Nderkaq qe, jane ndaluar me urdher te Prokurorise se Tirane, per veprat penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit" dhe "falsifikim te pasaportave dhe vizave", disa persona te tjere. Keshtu ne pranga kane rene, Fatmir Vukaj, 40 vjec, Thanas Todhri, 50 vjec, Astrit Hasa, 36 vjec, Ramiz Shahini, 42 vjec, banues ne Permet, pronar i nje hoteli ne kete qytet, Fatmir Tato, 42 vjec, banues ne Erseke, pronari i nje hoteli ne qytetin e tij dhe Gurali Bardhi, 46 vjec, banues ne Cerrik, Elbasan.

Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
570320
Vizitor



MesazhTitulli: pergjigje per klandestinet qe ikin ne greqi apo shtetet tjer   Sun Mar 22, 2009 1:05 am

prsh jam nje vizitor i faqes tuaj ne iter e njek shum shpesh se kam shum koh te lir''SA PER PYTJEN DOJA TE THOJA SE SHTETI SHQIPTAR KA BER SHUM MIR PER KAPJEN E TYRE POR NUK E DI SHTETI SHQIPTAR SE SA VUAJN KLANDESTINET PER TE KALUAR KUFIRIN (GREK)APO CILI QOFTI AI KUFI QE KALOHET SHTETI YT NE PIK TE PAR DUHET TE SHIKOJ PER TE PERMISUAR VIZAT QE TE KALOJN SA ME TE QET EMIGRANTET POR VETE MER ME PISLLIQE NUK E DIN SHTETI YN SE CFAR DO TE THOT EMIGRIM SE BUK KAN PROVUAR VRT NJE GJE TE TILL??POR TE ECESH 5 DIT NE KEMB PA HENGUR E PA PIR?NESE DUKUSH PREJ POLITIKANVE TAN E PROVON M'BASE ATEHER DO I BESOHET SE CFAR DO TE THOT ''EMIGRIM'' FLM KAQ KISHA SA PER PYTJEN bam
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Klandestinet, si kalohej ne Greqi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog