LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Topi i arte,sjell ters ??!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Topi i arte,sjell ters ??!!   Mon Jan 12, 2009 5:21 pm

Mos valle Topi i Arte, trofeu i dhene nga “France Football” per futbollistin me te mire, eshte i mallkuar per ata qe e marrin apo lojtaret vetekenaqen dhe nuk arrijne dot te mposhtin famen e fituar?


Pergjigjen e kesaj pyetjeje analistet e futbollit mundohen ta japin me shembujt e 10 fituesve te fundit te Topit te Arte.

Rivaldo 1999
Me fanelen e Barces shenoi per nje sezon 24 gola, duke marre te gjitha trofete e mundshem. Nuk harroi te bente te tijin edhe Topin e Arte. Por nje sezon me pas mbeti shume prapa. Aktualisht luan ne kampionatin e Uzbekistanit.

Luis Figo 2000
Me fanelen e Realit shenoi 4 gola por fale lojes se tij u shpall futbollisti me i mire ne Europe dhe ne bote. Tani eshte shume larg diteve te tij me te mira.

Owen 2001
“Princi i Anglise” fitoi shume shpejt famen me Liverpool, duke hyre ne listen e topave te arte. Demtimet e njepasnjeshme bene qe Owen te kujtoje me nostalgji te shkuaren.

Ronaldo 2002
Shperthimin e pati ne Kupen e Botes, duke u bere dhe golashenuesi me i mire. Me pas lajmet per te nuk flisnin per futboll por per jeten e shthurur qe bente.

Nedved 2003
Lojtari me i mire cek, ate vit nuk la asnje trofe pa fituar qofte ne Ceki, Itali apo dhe Europe. Nje vit me vone shenoi vetem 6 gola duke qendruar per nje kohe te gjate ne hije.

Schevchenko 2004
U be shtylla kryesore e Milanit ne fitimin e kampionatit dhe kupes. Por ashtu si te tjeret edhe Sheva u be hija e vetvetes. Kaloi te Chelsea dhe ne 47 ndeshje shenoi vetem 9 gola. Shume veshtire per t’u ngjitur edhe njehere ne maje.

Ronaldinho 2005
Fantazisti brazilian ishte ate sezon dirigjenti i Barces. U shpall futbolliti me i mire i Europes dhe botes. Nuk vonoi shume, fitoi edhe Topin e Arte. Sebashku me Kakane dhe Paton te Milan eshte ne kerkim te diteve te vjetra, por tashme jo me numrin 10.

Cannavaro 2006
Normalisht ky trofe u jepet sulmuesve, por Cannavaro me lojen e tij theu nje tabu. Tek Reali eshte shume larg formes qe tregoi me Italine kampione bote ne 2006-en.

Kaka 2007
Me 10 gola ndihmoi Milanin te shpallej kampion Europe. Ate vit Milani fitoi 3 kupa, ndersa ai personalisht 5 te tilla. Kete sezon Kaka dhe Milan po mjaftohen vetem prezantimin ne Kupen Uefa

C.Ronaldo 2008
Me shume se 40 gola te shenuar gjate nje sezoni mjaftuan qe portugezi te behej mbreti i botes. Pa kaluar ende shume, edhe Ronaldo i eshte bashkuar parardhesve, pasi kete sezon edhe pse i ri ne moshe, forma e tij eshte ne renie.



Marre nga: T.Ch
Edituar per Lushnja.com Niko
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Topi i arte,sjell ters ??!!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Topi: Unė nė bulevard, Berisha nė bllok
» Vullnet Mato sjell pė Ju ftesėn pėr promovimin e librit tė Lediana Kapos:Fllad psherėtimash
» Pal Sokoli sjell pėr Ju poezi nga Kadrush Radogoshi
» Mirėdon Fusha sjell:Nga kujtimet pė Aziz Zhilivoden
» Vullnet Mato sjell:INTERVISTEN E RAIMONDA MOISIUT me shkrimtarin dhe publicistin VIRON KONA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com