LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shqiptaret, lamtumire studimeve ne Itali!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Shqiptaret, lamtumire studimeve ne Itali!   Wed May 28, 2008 12:13 am

Djemte dhe vajzat qe deshirojne te ndjekin studimet e larta ne Itali, duhet ta fshijne nga projektet e tyre kete vend, pasi autoritetet kane vendosur numer te limituar pranimesh qe nuk mjaftojne as per vete italianet. Ky eshte nje vendim i marre nga Ministria e Arsimit te Italise dhe eshte konfirmuar per "Koha Jone" nga organizatat jofitimprurese, qe e kane konsideruar akt racist dhe te papranueshem. Per kete, java ne vazhdim eshte mbushur me protesta, te cilat pritet te zgjerohen ne te gjithe Italine, me manifestime kunder ligjit te miratuar.

Dr. Xhani Firera, Konsull i Shqiperise prane Presidentit te Republikes se Italise, pohon per "Koha Jone" se per shkak te vendimit te marre, ai ndodhet ne krye te nje grupi intelektualesh dhe perfaqesuesish te organizatave te ndryshme, per te denoncuar hapin qe kufizon te drejten e studimit permes numrave te mbyllur (kuota te limituara). Firera thekson se ky vendim sigurisht qe u mohon shqiptareve, ne rastin konkret, mundesine per te studiuar nga ky vit akademik dhe ne vazhdim, ne universitetet shteterore italiane. Kjo natyrisht qe de jure nuk eshte bere si nje mase enkas per shqiptaret, por vete vendimi percakton nje numer te limituar pranimesh ne universitete. Keto limite jane te mjaftueshme vetem per shumicen derrmuese te te rinjve dhe te rejave italiane. Te gjithe te tjeret, pra studentet nga vendet jashte Italise, tani e tutje do ta kene mundesine e studimit ne vendin pertej Adriatikut, si nje "molle te ndalueme". Vitet e kaluara disa dhjetera mije djem dhe vajza nga Shqiperia, nisen studimet ne universitete te ndryshme te Italise. Vetem vitin e kaluar, u pranuan tremije te rinj dhe te reja, te cilet aktualisht jane ne vitin e pare te universitetit ne Itali. Me vendimin me te fundit, duket se ata jane dhe studentet e fundit qe nisen studimet atje.

Sakaq, vendimi i qeverise italiane, i cili me pas eshte shnderruar ne dekret, parashikon dhe ndryshime te thella per pranimet ne universitete, duke nisur nga viti 2008. Keshtu kane ndryshuar testet dhe procedura e tyre tashme me 80 pyetje, notat ne lende te caktuara per tre vitet e fundit te studimeve parauniversitare dhe numri 80 deri 105 i pikeve, kusht per pranim ne shkollat e larta. Per ministrin e Arsimit Publik (Pubblica Istruzione), Giuseppe Fioroni, "me ne fund studimet universitare do te marrin peshen qe meritojne te kene".

Gjate viteve te kaluara, mijera shqiptare arriten te hyjne lirisht ne universitetet italiane, permes aplikimeve qe ata benin ne konsullatat e Italise ne vendin tone. Kushtet per te studiuar ne Itali me pare ishin zgjedhja e nje universiteti, njohja e italishtes, si dhe diploma e shkolles se mesme.



Protestat anti-dekret, ne te gjithe Italine

Per te sensibilizuar vendimin e diskutueshem, organizatoret e shoqates kane zhvilluar dje nje tubim manifestues ne oren 11:00, ne sheshin "Castello Columbro" dhe ate "Queen", ne qender te Torinos. Manifestimi erdhi pas marshimit qe te pranishmit bene perballe "Castello del Valentino".

Ne tubim, pjesemarresit kane kerkuar qe t'i jepet fund iniciativave te qeverise dhe konkretisht Ministrise se Arsimit Publik, qe kufizojne te drejten per studime te shtetasve ne vend dhe jashte tij.

Protestat e nisura ne Torino, gjate diteve te ardhshme do te shtrihen ne sheshet kryesore te Milanos, Firences, Romes, Barit, Napolit, Venecias, Ankones, Katanias dhe Kalabrise.

Ku vazhdojne protestat

Milano,Firence,Ankona,Venecie,Roma,Napoli,Bari,Reg gio Calabria,Catania,Torino

KONSULLI FIRERA: "Perjashtimi i shqiptareve, i padrejte"

Per te sensibilizuar opinionin publik italian dhe ate nderkombetar, mbi vendimin qe limiton studentet ne universitetet italiane, eshte krijuar keto dite dhe organizata "Pranvera Studentore", me moton "Nje Itali me numra te mbyllur!". Pjesemarres ne kete shoqate jane personalitete te ndryshme te politikes dhe jetes sociale ne Itali, si dhe studente dhe njerez te artit dhe skenes.

Mes tyre, zv/sekretari i Shoqates se Gazetareve Subalpine, Xhovani Firera, thote se ka vendosur te marre pjese ne sensibilizim, pasi nuk i duket vendim i drejte. Konsull i Shqiperise ne Itali, prane Presidentit te Republikes, dr. Firera, evidenton faktin se nocioni numra te mbyllur per studime ne universitetet e Italise nuk eshte asgje tjeter vecse pengim direkt i pranimit te studenteve nga jashte vendit. Duke mbrojtur ne vecanti interesat e rinise shqiptare, konsulli qe njihet per pune shtatevjecare ne mbrojtje te emigranteve dhe integrimit te tyre, thote se eshte i shqetesuar per faktin se "tani e tutje ne universitete s'mund te pranohen djem e vajza nga Shqiperia, konform numrave te mbyllur qe ka vendosur shteti italian". Ky limit, mesohet se nuk eshte i mjaftueshem as edhe per djemte e vajzat italiane.



Ata qe bashkohen me nismen antiqeveritare:

1.Dr. Rossana Becarelli-Drejtore e spitalit "S.Giovanni Vecchio", Torino
2.Dr. Massimo Citro-Drejtor i projektit sensibilizues "Nje Itali me numra te mbyllur"
3.Giovanni Firera-Zv/sekretar i Shoqates se Gazetareve Subalpine, Konsull i Shqiperise ne Itali
4.Dr. Giorgio Musso-Zv/president i provinces Asti
5.Alberto Lanteri-Piktor, skulptor, bashkenismetar i projektit "Nje Itali me numra te mbyllur"
6.Giuditta Dembechi-Shkrimtare, gazetare
7.Anita Fico-Presidente e Keshillit Femeror te Berzanos
8.Avv. Ivano Giacomelli-Sekretar i Pergjithshem Kombetar i Bashkimit per Konsumatorin
9.Prof. Mariano Turigliatto-E Majta per Bashkim
10.Marco Columbro-Bashkenismetar i projektit "Nje Itali me numra te mbyllur"
11.Ilaria Salca-Bashkenismetar i projektit "Nje Itali me numra te mbyllur"
12.Davide Pulia-Tenor
13.Marco Fantini-Kengetar
14.Beppe Rosto-Aktor dhe regjisor teatral

KohaJone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Shqiptaret, lamtumire studimeve ne Itali!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs