LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ushqimet e bukurisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Ushqimet e bukurisė   Thu Jan 08, 2009 5:06 pm

Qė tė dukeni e bukur duhet patjetėr tė ushqeheni mirė. Tė hash mirė ju mban ju dhe lėkurėn e freskėt. Mė poshtė janė njė numėr ushqimesh qė ju mbajnė nė formė dhe qė quhen ushqimet e bukurisė.Arrat

[/b]Janė ushqim i mirė kundėr plakjes. Kanė pėrqindje tė lartė tė vitaminės E dhe ndihmojnė qė lėkura tė jetė e butė. Por mbani parasysh se duhet tė hani pak pasi kanė kalori.


Proteinat

Pėr tė pasur thonj tė fortė dhe kockėn e fortė duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pulės, te fasulet, te peshku tuna.

Vitamina B

Ushqimet e pasura me vitaminė B i bėjnė flokėt tuaj tė ndritshėm. Tė pasura me kėto vitamina janė vezėt, qumėshti, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.

Peshku

Tė hash peshk si salmoni do tė thotė qė ju keni marrė Omega 3, qė ndihmon nė hidratimin dhe ushqimin e lėkurės.


Zinku dhe kalciumi

Zinku gjendet te mishi i pulės, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon nė pastrimin e lėkurės. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumėshti. Kėto ushqime jo vetėm qė zbardhin fytyrėn, por reduktojnė edhe rrudhat.

Vitamina C


Kjo vitaminė ndihmon nė reduktimin e rrudhave. Kivi si frutė ėshtė mė i miri pėr vitaminėn C. Tė tjerat janė portokalli, mangot, limoni, etj.

Vitamina E

Ėshtė e njohur si njė nga vitaminat qė shmang djegien e lėkurės nga dielli. Nėse hani shumė pjeshka do tė keni vitaminėn E nė trupin tuaj.

Vitamina C dhe hekuri

Kėto dy vitamina sė bashku ndihmojnė qė tė largohet rrethi i zi te sytė.

Uji

Pini sa tė mundni ujė. Uji ndihmon nė largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon nė freskinė e lėkurės.

Domatja

Domatet pėrmbajnė antioksidantė, beta-karotin dhe vitaminė C. Hajeni domaten sa mė shumė dhe ju do t’i merrni kėta antioksidantė. E mira ėshtė qė domatja tė shoqėrohet me pak vaj ulliri.

Molla

Pėr tė pasur dhėmbė tė mirė, hani mollė.

IkubInfo[/td][/tr][/table]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Ushqimet e bukurisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com