LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KLUBI I VASIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
pocerina
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 47
Join date : 29/08/2008

MesazhTitulli: KLUBI I VASIT   Tue Jan 06, 2009 12:50 am

Llazar Mani

KLUBI VASIT

Klubet tona jon vene historike.Ato kane lujte dhe lujne nji rol te
rendesishem ne jeten e njeriut. Ka shume momente te historise njerezore
qe lidhen dashje pa dashje me klubin. Jan bo pjes e pandame e njeriut.
Or pņ s'mun t'rrosh dot pa klubin. Nji her do t’coj sezbon rruga
atje.Ndac per t'mir,ndac per t'keq atje do hysh sezbon.Pranej osht me
mire per ty ta fģllosh pak e nga pak.Po shiko se n'fillim osht mire qe
ti dash klubet,se ka klube e klube ene kto njifen cy n't'pamet.Ka klube
qe kur i shef nga perjashta t'morin n'qaf.Vesh me pllaka t’mira, deri
ke mermeri,pocet e dritve gjithanej,penxhere t'mdhoja.Le mo kur hyn
mrena.Rregull e pasterti gjithanej.Jon ca tjer, qe hyjn aty ke
kategoria e mesme,nuk kon noj gjo qe t'bjeri n'sy.Nji ndertese
normale,ca karrike, ca tavolina,banoku me maqinen e kafes qe ja ka pru
noj emigront.Mirpo jon ene ca tjera qe un nuk e di se cere jon, por qe
njerzit i qujne klube.Kater faqet nuk jon t'gjitha me mur tulle.Kush i
ka vu tulla,nonji tjeter blloqe betoni, derrasa, llamarina e ku di gjo
un mo. I ka vu ene nji cati sa mos bjeri shiu mrena,se eres nuk ke ce
ti bosh. Po t'kesh ftofet futi nji dopie mo shume ene s'nin gjo
mo.N'qoftse kerkon me shku ke filon klub duhet me dijt emrin.Pa emer ku
do shkosh ti re.Gjith kto klube qe jan ngrejt se gjen kurre. Ene ke
emri duhet t'kesh kujdes, se ēdo klub ka emrin e vet. Atij klubit me
llamarina ,i kon vu nji emer qe tjeret ta morin vesh periher se me
c'lloj klubi kan t'bojn. Pershemell klubi tymi ose klubi peshku,Kurse
atij klubit prej mermeri duhet ti ken vu nji emer qe ka ronsi t'modhe
si pershemell: klubi America ose klubi Nato.Jan t'ndame gjonat. Ne kemi
nji klub aty afer ene i ka ngel emri Klubi Vasit.Vete e mori
emrin.Njerzit ja dhan ene ai e mori.Nga perjashta nuk osht kushedi
ce.Nji ndertese e vjeter,pak e ulet e ngaqe vene vene suvaja i ka ron i
duken tullat e kuqe qe ka fillu me i brejt shiu.Kur hyn mrena duhet
t'presesh pak sa t'msohen syte me gjys errsinen, se nuk ka
penxhere.Osht vetem nji llampatine e vogel ene drita qe hyn ka dera.Pak
nga pak shef ca njerez t'ulem neper karrike, kan vu perpara,
n’tavolin,goten e rakis,noj filxhon kafje,ca bishta thudhre. Perball
osht banoku ku Vasi ka vu nji ekspres kafje, ca fģlxhona , i ka rreshtu
afer qe t'rrijn ngrofet. Mrapa vetes ka rregullu nji ven per zgaren ku
pjek qoftet.Vene tjera per t'majt pjatat,gotet,pirunjt e t'gjitha mo ēe
duhen per nji klub . Se gjoja kryesore per nji klub osht rakia me
aletet e veta ene kafja.Po ka tongerlliqe t'mdhoja kafja . Kishte
njerez qe nuk e pijshin ekspres e dojshin allaturka.Ene Vasi kishte bo
nji rezistence qe t’ngrofte ronen,ron deti.Aty ai vente pes a gjasht
xhevze , simas porosis.Se jon ca qe hudhin n'fillim kafen e blume
n'filxhon masanej ujtin e nxeht.Ajo nuk osht gjo hic.Un kom nigju nga
terjaqij kafje se xhevzja do mush me uj t’ftofet,futet n'zjerm, kur
ngrofet ujti i hudh kafen ene e perzin qe t’mos ngeli kokrra kokrra. Po
ene kur e bon me furnell vojguri nuk vehet periher n'mes flakes,nji cik
si onesh,se n'flak t'modhe i pritet shkuma.Pranej ne Vasi e bonte me
ron, u mushte xhevzja plot ene kur ta vente filxhonin perpara, gjith
shkum, kishe qef ta shifshe e jo mo ta pije.Le qe ishte ene rakia aty
afer.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
KLUBI I VASIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KLUBI LETRAR ''ZAHIRI '' PODUJEVĖ -FTESĖ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog