LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KAJSIJA (pjesa e pare )

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
pocerina
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 47
Join date : 29/08/2008

MesazhTitulli: KAJSIJA (pjesa e pare )   Tue Jan 06, 2009 12:40 am

Llazar Mani


K A J S I J A


Shkrujta emrin dhe mu kujtun t’gjitha,t’gjitha ato qe un maj men per
Kajsijen.Le qe ajo lagjia jone mo shume njifte Kajsijen se njifte
kryetarin e komitetit.Po kur them amo qe e njifshin t’gjith megjithmen
qe e njifshin t’gjith . Kalamojt e vegjel kur shifnin Kajsijen
fillojshin e qajshin. Kishte gra qe tuj shku rruges shifnin Kajsijen,
nalojshin per ti thon noj gjo ose edhe per t’ndrru dy llafe, po nuk i
lejshin kalamojt qe kishin n’krah,qajshin kalamojt prej frykes
Kajsijes,ose po ta kishe per dore u mēefte kalamoni mas t’omes .Po
t’mos e kishe menen t’nalonte vet ajo:-Ho mi ti. Qysh tu bo ēuni?-Mir
mi Kajsije mir,mo mir osht nime,po mrom ka pas nji ēik si zjerm.-Po ēe
pret mo ti mi?Coje mi pra ke doktorri. Ce pret ti, qe t’bohet mo keq?
T’merte namuzin Kajsija mun aty n’mes t’rruges per ēunin qe e kishe pa
qef.Ene s’pyste se ishte rruge apo dyqon.Ajo thonte ato t’vetat.Apo
s’kishte nji zo t’holl. Brisk e kishte. Kaq e eger u dukte kur t’fliste
kaq e mir ishte.Ishte zoni i saj qe dilte i vrazhde edhe kur
t’kshillonte.-Sa t’marosh pun,mer ēunin e shko ke doktorr Caci,
budallaqe.Osht n’shpi nime ai,e pash une qe kaloi me biēiklete dhe
t’kthente shpinen duke ik. Mas nja dy tre hapash u kthente e
t’therriste:Na mi ti. Nuse. Ti u kthejshe ene shifje Kajsijen qe
t’kishte ngul syte per t’thone noj gjo.-Po termometer ke ke shpija ti
mi?-Po mi Kajsije e kom nji.-E mir pra shyqyr dhe ikte.Kurse ti
menojshe me vete: Kajsije,mi Kajsije,sa e keqe je.Kurse Kajsija nuk
ishte e keqe. Kushedi sa gra kan shku ke shpija Kajsise.-Kajsije.A tu
bofsha Kajsije, kam ēunin pa qef . Nime sa i mora barnat.-Pse mi ēe ka
ēuni? -Osht i ēik si pa qef mi Kajsije.Ka koll,m’duket se osht ftof.
–Mir,mir.Ik perpara nime se mrrina un.Mirpo perjashta shiu binte me
shtoma.-A t’keqen Kajsije.T?kom pru ene nji ēader qe t’mos lagesh.A
t’keqen Kajsije.-Po ēadren ēe deshe ti mi,sikur s’kom ēader un.Oj
kjo.Ik perpare ti nime se erdha un dhe hynte mrena n’shpi. Ti menoje me
vete:Kajsije sa e keqe je.Kurse e gjith vetja jote thonte: Zoti
t’dhonte ymer mi Kajsije.Dhe fillojshe me njallu per t’sos sa mo shpejt
ke shpija.
T’gjith e kishin fryk Kajsijen.Jo fryk me kuptimn e
fjales fryk, por ajo ndjesija qe te vjen kur je perpara nje njeriu te
magjishem , sikur ke perpara nje njeri misterioz.Te dukej sikur Kajsija
e njallte te smumin me vete qenien e vet,me pranine e saj dhe jo me
gjylponen qe bonte.Se ishte tamon gjylpona ajo qe t’bonte me e pas fryk
Kajsijen .Apo nuk ishin te trasha ato, si
gozhda.Trak ja bonte mishi kur hynte gjylpona.Ene t’dhimte masanej. Gjith jeten tu kujtonte kjo dhimje.
Kajsija nuk kishte kriju familje dhe nuk ishte as edhe femi. Jetonte
vetem dhe pikerishte ishte kjo vetmi qe e bente ate qe ne te njejten
kohe ti donte dhe ti urrente njerezit.Ajo i donte njerezit, sepse
shihte qe edhe njerezit e donin ate,ne menyren e tyre,por e donin dhe
nuk e donin per interes.E donin per sakrificen qe ajo bente duke shkuar
shpi me shpi,me koh t’mire e me koh t’keqe, ishte apo nuk ishte vet e
smume,ne oren e caktume ajo do u gjente ke shpia tjetrit per t’i bo
gjylponen.Dhe duhet t’menosh se kjo nuk eshte pak. Qysh do ta ēoje
t’smumin n’spital ti,dy kilometra larg,per t’bo nji gjylpon kur ai
kishte temperature,kur ishte koha e mire o ishte koha e keqe,kur makina
e ambulances nuk vinte se ishte maru fondi i benzines.Arsyja tjeter qe
e dojshin njerzit ishte se ajo rrinte vetem, pavaresisht nga motivi qe
kishte.I zoti i shpise e din ku i pikon ēatia . Te rrish vetem nuk
eshte gjo e mire. Duhet qe njeriu te kete njerez ne shpi.Te flase,te
qeshe,te ndrroje muhabet , kurse ajo hiē.Dhe pikerisht per kte ajo
dilte e u sherbente njerezve duke u bo nje infermjere qe nuk njifte
orar,duke i thene jetes une te sfidoj per fatin qe me rezervove.Dhe i
donte njerezit sipas menyres se saj.Nuk qeshte ndonjehere.Provonte te
qeshte me femijet,por kur ato qanin sapo e shihnin,atehere ajo mbyllej
ne vetvete dhe nuk e zgjaste shume mhabetin.
Ajo shihte se si
njerezit i gezoheshin jetes,se si njerezit i gezoheshin femijes se
tyre,se si i gezoheshin dites se re. Shihte se si njerezit e prisnin
diten e re me guxim dhe me gezim.Kurse ajo nuk kishte asnje shprese tek
jeta,E ēfar do ti jipte jeta asaj.Asgje. Dhe ajo nuk i kerkoi me asgje
asaj.Ate qe donte, ajo jo qe nuk ja dha,por i mori dhe ate qe
kishte,ate qe ishte e vetja.Gezimin qe ka nje vajze kur din qe eshte
nje vajze e bukur.Gezimin qe ndjen kur te gjithe djemte te veshtrojne
dhe te gjitha vajzat ta kane zili bukurine qe ke. Dhe kishte qene
megjithmen vajze e bukurKajsija. E gjate, e holle,vetullat hark,floket
e zinj,ishte infemjerja me e bukur e spitalit , por nuk zgjati
shume.Nje aksident dhe gjitheēka ndryshoi. Trupi i saj i bukur filloi
te tkurrej,te mirte forme tjeter.Ne kurriz i doli nje gunge qe e
detyronte te rrinte pak e perkulur perpara.Dhe keshte ngeli gjithe
jeten.Ju kujtohet kur ecte,gjithmone e krrusur perpara.Mbante hedhur
kraheve nje shall leshi qe e kishte punuar vete e qe ja vente me shume
ne dukje gungen,por qe ajo nuk kishte gajle.Gunga per te ishte nje
plage qe kishte zene kore.Thone qe vetem vdekja ja ploteson deshiren
gungaēit.Shume njerez e percollen diten qe vdiq.Ishin dhe dy niperit qe
ajo i donte shume.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
pocerina
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 47
Join date : 29/08/2008

MesazhTitulli: KAJSIJA (pjesa e dyte )   Tue Jan 06, 2009 12:42 am

Llazar Mani
Kajsija 2

Kur
nuk e njef Kajsijen nuk e njef,ēė t’them un.Ene kur nuk e man men,nuk e
man men,ēė t’them un.Po amo nuk e man men jo se ke qen i vogėl,por se
nuk ke qen i vogeėl. Se po t’kishe qen i vogėl kur ajo ishte gjalle,do
ta majshe men sezbon per gjith jetėn.Asiher ene asnjoni nuk ja ktheu
fjalėn Kajsijes. As i kalamo nuk e pėrqeshi noiher Kajsijen nga mrapa.
Kur kishte pėr t’bo noj pun atje ke shpia thėrriste noj usta ajo,ene ai
shkonte me rastin mo t’par.Mirpo ku t’lente rahat Kajsija.-Veni ene i
ēik ēėmente atij llaēit se t’shkretin e ke bo ron fare.Nuk e shef qė
s’njit ai. Zbriste Sota i shkret nga skela,se Sotėn kishte thirr kte
her ajo, zbriste ai i shkreti nga skela e i hudhte ene nja dy a tre
mistria tjera me ēėmente gavates me llaē e hypte prap n’skel pa fol gjo
fare.U bonte llaēi kajmok.Kur e hudhshe n’mur nuk binte nji thrrime
n’tok.Nuk binte megjithmen po un do ta le t’bjeri megjith mur, se mu
kujtu kajmoku e nuk mund t’rri dot pa fol,se aq i mir,e aq i omėl
ishte.Apo se bonte usta Murati ate pik mjolti.Se kon qen dy usta
Muratna.Njoni,ai usta Murati i kongės, ka pas i dyqon aty n’pazar,afėr
nji kafeneje.Mo pėrpara nuk i thojshin kafene,vetem kafe.Or po ishte
njoni,kado qė t’shkonte merte emrin e kafes me vete.Hapte lokal n’mes
pazarit ai:Hec shkojm ulmi iēik ke kafja Romės.Hapte lokal atje ke
kryqzimi prap kafja Romės.Shkojshe ke mėrkata ishte kafja Nexhit,dilshe
knej maton ishin Nelt.Apo sbojshin kafe t’mira.T’pije nji kafe t’atyne
sikur kishe pi nji kuti me hapje pėr zemrėn.Kjo kafja qė them un e qė
ishte njit me usta Muratin e kishte t’hymėn nga pazari.Po t’dojshe e
pijshe kavėn mrena n’kafe,ose mrapa dyqonit po t’dojshe,se ishin ca
tavlina aty,n’freskut, ohoho,shkonte kavja hut fare.M’duket se ai
kafexhiu ka qen nga Kaikt,se ene shpin m’duket se e ka pas aty pėrball
zhamis Kaikut.Kurse nga krahu tjetr i usta Muratit ishte nji tjetėr
varg dyqonesh.Fillonte mun aty ke rruga qė shkon ke
poliklinika.N’fillim fare me sa maj men un ka qen arka kursimit,
masanej ajo u bo repart ēomtesh e sandallesh pėr nuse.Aty njit me kte
kishte dyqonin ene Loni.Ai qe llustronte kpucėt.Po kishte shum dyqona
mo pėrpara.Kishte ven pėr t’gjith. Ene shumica ishin dyqona t’vegjėl.Ju
kujtohet njit me mapon e modhe,po jo nga krahu i gjimnazit qė ishte ajo
barakja ku shiste kalema e fletore ai ēomi,po nga krahu tjeter,ku ishte
dyqoni ku u rregullojshin radjet,tamon njit me kte ka qen nji dyqon i
vogėl qė mushte me boj rezervat e stilokalemit, anej maton ishte Timi
qė kur t’humte ēelsi,ēojshe drynin e t’bonte ēels t’ri.Ishte Todi,qe me
i pullom dyqon ai, shiste paqeta ene qiste rrogėn.Ishte masanej reparti
radjeve,apo s’ishte ai Meti megjith ate tjetrin tamon si Aleksandėr
Tesla. Aty i gjejshe t’gjitha llojet e radjeve, nga gjith dynjoja.Kurse
nji dyqon tjetėr qe u mante si mo inteligjent ishte dyqoni ku u bojshin
fotografit.Ne mo pėrpara i thojshim resme.Dy vet punojshin aty Jani ene
Tasimi,ishin ene nja dy gra tjera qė bojshin ato filmat me kalem aty ke
xhomi me drit.Nji dite i vjen Janit n’dyqon nji ēom,mėsteqėt ai deri ke
veshėt,me grun,megjith gocėn,ene flet me Janin ai me nji t’folme ēome,
metamon ēome:
- Mirėdita mo usta.
- Mirdita! U pėrgjigj Jani ene vazhdoi punėn.
- Duam tė bėjmė ca resme mo.
- Po qysh jo re,-u pėrgjegj prap Jani.-Hyni aty mrena ene u boni gati.-ene kallxoi me dor derėn nga do hyjshin.
- Po gati jemi mo.Jemi bėrė gati qė nga shtėpia e krushkutė,se prėmė patėmė gostinė e ēupėsė mo.
- Po mir mėr vlla, hyn i ēik mrena,rregullo xhaketn, krif i ēik kokėn.
- Po tė krehur e kemi kokėn mo.
- Epo mir pra hyni mrena se erdha un.
Mori aparatin Jani ene i pyti.
- Ho nime, qysh do dilni?
E mori fjalėn plaku:
- Nė fillimė do mė qitēė mua e do mė bėēė njė resme tė madhe ja kėshtu
nė kėmbė e njė tjatrė nė bithė,ja,atje mbi atė stol, masandaja edhe
hankos time do ja bėēė ashtunė si mua,njė tė madhe nė kėmbė e njė
tjatrė resme tė madhe nė bithė,epo edhe ēupės po kshtu do ja bėē,po
asaj do i bėēė di resme tė mėdhaja nė kėmbė e di resme tė tjera nė
bithė, tė mėdhaja edhe keto.Se do ti lėmė edhe krushkut ndonjė resme tė
ēupėsė mo, se ja ka kėrkuarė ai mo.E pastaja nė fundė fare do na e bėēė
tė treve sėbashku…Po ēke mo qė u alivanise kėshtu,ētė gjeti more ditėzi?
- Jo,jo,nuk kam gjo.Mir jom mir.Vazhdo ti.
- Po do tė ti paguajmė mo tė tėra resmet qė do tė na bėēė mo.
- Jo po e din si ņ puna.Un kom ardh ēy m’shtat t’mjesit ktu.As drek
skom hongėr,ene skom fuqi un me i bo t’gjitha kto qi don ti.Pranej ti
prit iēik ktu sa t’ shkoj ti bzoj Tasimit, qi t’vij t’m’japi nji dor
ene ai.
Nime ēe t’them un i shkreti.Un me t’ngjume e kom.Ene me i
vu men se ēe flet mileti,nuk osht mir,se mileti flet ēė t’det. Amo kjo
qė do ju kallxoj nime osht e vėrtet,ene pa uj fare.Nuk e di se ēe muji
ka bo vaki,se vitin nuk e maj men fare,por m’duket se ishte
shtator,tetor,se t’gjitha nėrmarrjet n’vjesht i bojshin kto provat e
kategorizimit.Nejse mo do dilshin n’prova kto fotografistėt.Ishin tre
pėr t’dhon prova,dy ishin kto,ishte ene nji tjetėr.N’komision ishte
shefja kuadrit,nji llogaritar dhe nji gru nga ato t’dyja grat qė
punojshin aty.Ate grun tjetėr e ulėn ke stoli pėr ta fotografu,ene
simas fotografis do jipshin kategorit.U nezėn dritat,u hapen
prozhektoret,fotografoi Jani,fotografoi Tasimi, fotografoi ene ai
tjetri. Shkun me la fotografit.Ke fotografia e Janit, gjyslyket e asaj
grus shkėlqenin si dy prozhektora maqine , ke fotografija Tasimit
gjyslyket nuk u dukshin fare se e kishte kap ēy ka huna e posht, kurse
ke fotografija e atij tjetrit ajo gruja nuk u dukte fare se ishte bo
tym dynjoja,mjegėll gjithanej.U bo ēu bo mo, kategorit i morėn ato.
E nji kshu historia i ktij dyqonit t’fotografive,po me bo me kallxu
historit e t’gjith dyqonve t’Kavajes e hu ha…se masanej sikur kon qenė
vetėm dyqonet qe shitshin, ka pas me ene tjer qi shitshin rrugve.Ka qen
njoni qi shiste uj.Se qysh kishte saju nji karroc t’vogel me dy rrota
ai,i vuni siper nji fuēi t’modhe birre, gamorin perpara, ene ush er
dreq.Shkonte lagje m’lagje shiste uj. N’mot’shumten e heres dilte knej
ka lagj’ja ēaponve. Prit iher se nime mu kujtu ene emri.Dyl e qujshin
ate.Epo nji me at karroc e me at gamor Dyli mante shpin,rriti kalamojt
ene i qiti me shkoll t’modhe.Po nuk ishte vetem Dyli qe shiste neper
lagje , ishte ene nji tjeter e qe asnjoni nuk ja dinte llagapin,ja
kishin harru njerzit, e thrritshin vetem n’emer Usta Murat.Nji her
shkoi n’gjen’je civile ky ene do ndrronte pashaporten.Ajo goca aty ke
sporteli e pa kte ene nuk i vu men atyne tefterve qe kishte perpara po
shkrujti aty ke pashaporta e re:emriUsta ,mbiemri Murati. Kur e pa ajo
se ēe kishte bo.Qyqja,qyqja,qyqja.Epo ēe ti bosh. Bon vaki ene kjo.Se
ishte megjithmen usta ai.Nime i bini n’hater se per ēin po flas un apo
jo?Eee,nji per ate po flas, per t’jatin e Dashit.Ēy n’t’pamet u dukte
ai qe ishte usta,usta ene me u t’modhe.Kur dilte n’pun ai, domethon kur
dilte me karroc neper lagje,ajo perparsja ene skufja e tit bor e
bardh,ene ēdo gjo e paster,e paster.Ai ishte zanotali per omelsina,por
kishte kuptu ene pergjegjsin qe kishte para njerzve ene para
kalamojve.Se omelsina dijn me bo t’gjith,po halli ņ me gjet marifetin
se si me ja dhon njerzve.Po amo ene molli duhet t’jet i mir.Ju kujtohet
juve ajo omeltorja qe ishte afer pastiēeri Peza.Aty blejshim ne kaiher
akullore,po ajo e shkret nuk ishte e bardh,e bojshin boj roz me mēef
copat e akllit qe ishin mrena.Kurse akulloret qe bonte usta Murati,ato
po,ato po qe majshin vlag.Apo s’kishte nji t’bertitme kur kalonte neper
lagje: Aaaaakulloreeeeee. Ai jo se bertiste fort,po marifeti i
t’bertitmes zgjonte deri ne kalamojt qe ishin duke flejt,e qe ato nuk u
zgjojshin ene kur i kalonte treni afer shpis.Apo nuk e bonte ate
recelin e portokallit ai,nuk ke ēe emri ti vesh.Vetem sulltonet e
pashallaret hajshin asisoj receli.E mushte qepshen plot ene nuk u
kpuste e reēeli ene se e ngrente gjith krahun nolt.Kaq i mir ishte. Kur
kishte reēel per t’shit ai e nalonte karrocen perball xhomis,aty ke
selvija,se aty ke shkallet , onesh,ishte ene nji ēezme,nen nivelin e
tokes, po monebare kishte uje.Ene usta Murati vetem prej ujtit e shiste
ate reēelin aty.
Or po ,m’pat ngel kunj are, kujt do ja them noiher
un kte punen e reēelit se kisha qef me provu me e bo ene vet iher,po i
keni vu men qysh thojn labt:Me te thene e me te bere,qendron ne mes nje
det i tere.Kurse ne:Me t’thonme e me t’bome,ene tunim koken per t’thon
po at gjo qe thot labi me detin.
Nime do ti lej iēik kto dyqonet e
kto ustallaret, se kom lon vetem Soten duke suvatu at copen e murit
atje ke shpija Kajsise.
-Nji nime e ke bo t’mir.-i thonte Kajsija
Sotes kur e pa q’i hudhi prap ēemente-Shif sa mir njit nime.T’mort
dreqi ustain qi je ti. Donte muhabet Kajsija. Kurse Sota jo se nuk
ishte muhabetēi,po nuk fliste se donte me maru shpejt ene me ik. Amo
ene Kajsja s’pushonte.Ajo kujtonte se bonte mir qe e mante me muhabet
ustain,gja qi t’mos u merziste, mirpo Sota ja ktheu i her
muhabetin,gjithmon kshu me t’qeshme, pa inot.
-Oj Kajsije.Du me shku
ene ke shpia e atij tjetrit sonte un, oj Kajsije.Kom ene i ēik per t’bo
atje,pranej s’kom sira me t’dhon xhevap.
-Pse me ku do shkosh ti kshu?
-Ke filoni mi, ene i kallxoi emrin Sota,pa tkeq,pa shejtonllik
-Jo,jo,jo,jo-
hypi pėrpjet Kajsija.Jo. jo.jo.Ti sonte mos shko ke ai.Pret ai,shko
nesėr.U nxente kaiher ene Kajsija,kurse Sota ene punonte ene fliste.
-Po e kom lon me llafe mi pra mo.
-Jo,
jo, jo,-ta priste pėriher fjalen Kajsija.Ti sonte maro punėn ktu ke
un,kur t’marosh m’thuj marova ene t’jep motra paret aq sa t’boj
haku.Tjetėr gjo nuk di motra.
Sota vazhdonte punėn dhe nuk po vente
me qe Kajsia po e shikonte nji ēik si me t’nxeme.Ajo kishte nalu n’mes
t’shpis ene po shikonte…thjesht po shikonte.Nuk ishte e nxeme.Ene
kaiher kur u nxente nuk mante shum vlag.Se ene me Soten kishte nji ēik
t’grricme ajo.E nalon nji dite Sota kte,ka sene kjo, ene i thote:
- Oj Kajsije, mir je mi?
- Mir jom,ja kthen xhevapin Kajsija,po ti qysh je?
- Mir jom mi mir,po ke qen gjo sot nga Biu ti mi?
- Pse me ē’i ka bo vaki atij?
- Jo,po s’ka ardh sot n’pun e m’duket se Lirimi i ka dhon ca gjylpona,ene kujtova se ke shku me i bo.
- Jo,jo,nuk kom shku.Kur t’m’thrrasi do i shkoj
- Mir pra,hajt dit’n e mir Kajsije.
Dit’n
e mir njoni e dit’n e mir tjetri ene iken Kajsija.Mirpo Biu nuk dinte
gjo.Ai ishte i shnosh si kokrra e mollės.Mas nja dy ditėsh takohet Sota
me Kajsijen,po shyqyr qi gjate ktune dy ditve Biu nuk ishte taku me
Kajsijen ene mo mir qi qėlloi kshu.I thot Sota:
- Mir je mi Kajsije?
- Mir me,mir.Po ti qysh je?
- Mir mi,mir.Po m’duket se Biu i po bon gjylponat n’pazar.
- Eeeeej.
- Pooo.
- Po mir m’e’bon.Cdo njeri bon ēe t’det me b**hėn e vet.
Kur
e mer vesh Biu gjith meselen,kap Sotėn ene te dy drejt e ke shpija
Kajsis.Bam,bam portes.Mas i cop here zoni i holl i Kajsijes :
- Kush osht?
- Oj Kajsije .Jam un Biu mi, Biu.Kom ardh megjith Sotėn.
Nga
maton portės u ngjonte Kajsija qė fliste me veten e vet. Zot
shyqyr.Kush na qeka ky Biu kshu me,qė na paska ardh me gjith
Sotėn.Rrak, tak celsi,hapet porta,pėrball Kajsija.Kishte hudh n’kok nji
shall t’zi q’i mulonte ene supet,por bonte qė gunga tju dukte mo e
modhe.
- Mirmroma Kajsije!- filloi Biu.
- Mirmroma.-ja ktheu ajo,qė i njofti kush ishin,po s’po e mirte me men se per ēė kishin ardh,ene i pyti:
-Per ēė keni ardh ju me?-megjithmen qė ajo s’po kuptonte gjo hiē pse kishin ardh ato.
- Oj Kajsije e di si osht puna…-filloi me fol Sota nime,po
kadal,kadal,kshu si fliste gjithmon, biles ene mo kadal,kur,nuk priti
mo Kajsija po ja ktheu periher:
- Jo nuk di gjo qysh ņ puna.-ene i nrysi iēik vetllat.
-
Po nji mi pra pėr kte kom ardh ene un ktu.Ate dite kur t’thosh per kte
dreqin ktu,-ene bonte me shenj nga Biu-t’kujtohet apo jo,kur t’thosh qi
ņ smun,e nji m’at’dite un bona shaka me ty,se kte dreq nuk e gjen gjo
hiē,po ene ate ditėn tjetėr me gjylponėt…
- Domethon…-ja boni Kajsija,qė filloi t’kuptoj ku rrifte muhabeti-domethon qė ti qeke tall me mu.
-
Po jo mi Kajsije-u gjet keq Sota-po jo mi Kajsije,po qysh e thu kte
llafe kshu mi Kajsije.Ti n’daē beso,n’dac mos beso,po pėr kok t’ēunit
un e pata me shaka.Nuk e bon Sota ate. Nji per kto dy sy,qe boni shaka
Sota
Duke fol Sota e duke bo me shenj me kom e me dur qe t’besonte Kajsija.
- Po mir po,nime ēe doni ju prej meje?
-
Jo mi jo ,nuk dum gjo ne-u hudh e foli Biu-un gjasme erdhe qe t’mos e
moresh per ters ti mi.Nji pranej mora ne kte un, se jemi me i lagje ene
ska lezet.
- U qyqja-Kajsija kshu-po nuk u m’ngel hatri mu me jo. Nuk u bo kushedi ēe.
- E rrofsh mi kajsije.Megjithmen qe m’letove.Hajt pra bofsh noten e mir.-ene zgjati doren Biu gja per ta pershnet.Kur Kajsija :
- Qyqja ku po ikni ju kshu me?Nuk do vini iēik mrena n’shpi ju?
- Jo,jo,jo Kajsije.-U hudh perpjet Sota-Nuk dum gjo ne. Noiher tjeter.
- Qysh me noiher tjeter? Ju shyqyr qe m’erdhet mu.Kom i cop muri per t’suvatu.Pranej…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
KAJSIJA (pjesa e pare )
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Selim Hasanaj: Tė dihet e vėrteta, historia e dy familjeve
» Rihapet shkolla shqipe nė Stuttgart
» VDIQ NĖ LAS VEGAS POETI DHE DRAMATURGU I NJOHUR SHQIPTAR AVNI MULAJ
» Dasma Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com