LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 XHENOZEJA ( pjesa e pare )

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
pocerina
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 47
Join date : 29/08/2008

MesazhTitulli: XHENOZEJA ( pjesa e pare )   Tue Jan 06, 2009 12:36 am

Llazar Mani
XHENŅZEJA ( pjesa e pare
)

E ēe nuk bon vaki n’kte bote.Po t’menojsh noj
gjo ene t’thush: prat Zot, kjo gjo sbon vaki kurr. Nji ke po t’them un,qė mos u
beto kot.Do boj vaki ene do boj vaki se sbon.Po ene belqim ka bo vaki.Ku dim
gjo ne.Belqim ka bo.Nji ksoj pytjesh bojn t’gjith njerzit, n’t’gjith botėn,me
t’gjith llojet e gjuhve,ēy ke kalamoni e deri ke plaku.Llafosin ar’jahu, nuk
rrijn kot njerzit.Du me thon ene un ca llafe pėr nji ven,se i jom shum borxhli
ktij veni.Jom dhonėrr atje,jam dhonėrr Peqini.Se kush i ka ngrejt ene nji kong
ktij Peqinit, ku peshojn kokrrėn e ullinit me kanarin e florinit.
Amo ņ ven i bukur pėr t’qen.Kado t’kthesh kokėn vetėm ullij shef. Nuk i dihet
fillimi e nuk i shifet funi.Po t’kalosh nga Peqini e t’shkosh n’Lushnje duhet
t’hudhsh nji ēik parfum pėr t’hek erėn e vojit.Mu m’duket se ai qė ka bo kte
kongėn nuk ka qen venali,peqins,se nuk osht e mujtme .Mir se nuk i ka provu,po
nuk i paska pa noiher ai i shkreti ato hurmat pa bėrthom,ato hurmat e
vogla,t’rreshkta,gjith damor, damor, qė shkrihen n’goj kur i han. Hajde ene kjo
iku.Po gjelat me,po gjelat. Po ato gjelat e detit mėr qysh nuk i paska ai? Hajt
mo se nuk i paska pa,po ene pėr ti nigju se paska ngju noiher ai ate
gur,gur,gurėn e tyne qė kur e ngjon ta ngren zemrėn pėrpjet.Se megjithmen
asnjoni, asiher e m’asnji ven nuk i ka pėrmen ato t’bekumėn gjela.Asnji poet
mėr nuk ka bo nji vjersh per gjelat,asnji kėngtar mėr nuk ka knu nji kong pėr
gjelat,asnji kompozitor mėr nuk ka bo nji muzik per gjelat, monebare nji kong,
vetėm nji kong mėr vetem nji kong.Ene ska gale, jo nji kong pėr ēdo gjel,nji
kong pėr t’gjith gjelat.Po osht gjynof mėr me i ron kshu hasha gjelve. Se per
ato, hakshe hakshe duhet me bo opera. Po ke qef mėr kur i shef tufat e gjelve
tuj kullot n’faqe t’kodrės. Nji t’fėrshllyme ti bosh njonit,t’pėrgjigjet gjith
tufa. Kaq t’menēėm jon. Le mo kur ngrefėt . Ke qef ta shofsh,ai bishti i
ngrejtėm pėrpjet, ato dy penat e hapme qė fshijn tokėn,ajo ecja madhshtore , ai
hapi mretnor, krenaria e furrit, aty afėr ke stacioni i trenit ,pa e zon rakin
me goj. Pastaj.qysh mund ta harrojm ne Gallofin.Gjelin e detit 13 kilsh nga
Perparimi qe i dha ner e lavdi Peqinit ne olimpiaden e gjelve te vitit 2007.Or
po lapidar duhet me i ngrejt atij, biles mu n’mes Peqinit me ja ngrejt.
Them qė ti lejm i her ato gjelat se kemi kohė deri per vit t’ri e t’kthehmi ke
ato muhabetet qė kur i ngjon thu me vete:ore megjithmen po qysh boni vaki kjo
punė, ene nuk t’besohet .Ju bėlqim e dini se ēe ka bo vaki i her, amo e keni
mor vesh nga llafet e nga muhabetet e njerzve,po amo sakllom, sakllom nuk e
dini. Vetėm un e di ene un do ju a them qysh osht e verteta.Po ju amo ktu do e
knoni ene ktu do e leni,se me bo vaki me e mor vesh ato qė un nuk du qė ta
morin vesh,prat Zot un nuk shkel mo n’Peqin.Jo pėr noj sen,po un du me i thon
gjonat njashtu siē kon bo vaki, se i kom vu men tjerėve qė kur kallxojn noj gjo
shtojn llafe nga vetja vet.Po nime llafe do thohen ene do shtohen iēik, se qysh
do kallxohet tjetėrsoj ajo,apo jo?Po jo kshu amo, si e bojn njerzit. Po nejse
mo.Na u mlodhėn i her me nji shpi ca burra,ca pleq,ca t’rinj e nji kshu mo.I
kishte mledh i zoti i shpis.Ai qi kishte vdek. Skishte mujt me e zgjat ene i
ēik i shkreti ene vdiq.Vdiq para grus.E hongri gruja,e hongri,deri sa vdiq.Po ene
ai amo ja kalli grus.Naaa.I la shtat goca.Kishte komėn e mar ai pėr kte pun.Po
amo t’gjitha t’bukra.Njona mo e bukur se tjetra.Ishte ajo e vogla mo,yll
fare.Ije n’vent.Sikur e kishte qit Ija prej hunėsh. Ai, rafmetaliu donte vet me
vdek,kshu thojn,se ē’osht e verteva un nuk e kom nigju,po,ta themi n’mes nesh,
hajde m’thuj mu qe e ka thon,e masanej,ene belqim e ka thon,po hajde m’thuj mu
qe nuk osht bo pishmon mo mrapa. Nejse mo vdiq rafmetaliu. Or po nuk osht
kollaj me vdek are.Me bo me dijt se ēe sekelldie i jep njerzve me vdekjen tate
nuk t’bon zemra me vdek ene per iqin vjet tjera. Nejse mo ai e kishte dhon
llafen si burrat ene e majti.Vdiq aty nga ora dy e notes.E verteva osht se po e
pergjojshin.Po ka t’pergjume e t’pergjume.Ka t’pergjume me dy sy, ka t’pergjume
me i sy,ka ene t’pergjume pa sy,me sy t’myllem. N’mes t’atyne qe po pergjojshin
kishte ene nga ato qe punojshin ke kantjeri ene s’kishin faj t’shkretet ishin
t’lodhem. Po mo e bukra osht se t’nesmen n’pune nuk t’lejshin shoket rehat:
Qeke lodh mrom.Po pse me,hala nuk ka vdek ai.Jo per gjo jo,po, per noj dit
pushimi them un. Or po kto re.Ai smun atje,n’pun t’vet, n’rehat t’vet,n’kervat
t’vet,po,po,tamon,n’kervat t’vet.Po nuk flente mo atje ai.O hu ha.Kishte ēihone
qe ishte shperngul i shkreti,kishte bo kervat personal nashti. … Nuk thojn kot
njerzit: U fute n’vorr u harrove.Jo po se kshu megjithmen boni iher vaki.Vdiq
njoni ene gjith ato burra percollen xhenņzen deri ke vorrezet.Mirpo sa tu
mushte gropa me dhč,sa tu bojshin ato gjonat e tjera ktij ēunit t’modh nuk po
ju rrinte mo.Mori dy vlleznit e tjer ene u tha:Vreni kņ nashti,baba nime
vdiq,per t’varros u varros.Kjo pun nashtina maroi. Dalim aqe perpara i japim
doren njerzve,se dun me hik ato. Ka ardh Elbasoni mar sot,ene ņ neshje e
fort.Pranej sa t’marojn njerzit me vrap n’shpi ene aqe mprisni,se,me t’marume
neshja, t’gjith ke shpija jon do turren t’hajn drek.Un nuk jom tuj thon qe kjo
gjo ka bo vaki n’Peqin, nuk di t’them rrena un,njashtu qysh nuk di se per ēe
vorri bojshin llafe ato,se ai i shkreti im nuk kishte vdek hala.Po,qe ishte
smun,smun ishte. Rrinte shtri aqe n’kervat, as lunte,as hante ,as pinte,vetem shtri. Nji
her se qysh i erdhi,hapi syt,vrejti iher majtas, vrejti iher djathtas, ēe
t’shifte:njoni kishte myll syt ene gerhiste kadal,kadal,tjetri kishte ul
koken,tjetri kishte meshtet koken ke supi tjetrit,tjetri mas tjetrit.Po un ēe
boj ktu, menoi me vete i smumi.Ai vetem se menonte ,se nuk kishte zņ per
t’fol.Nuk i dilte zoni as sa t’bertiste iher e ti ngrente t’gjith prej gjumi.Po
pse vetem do rri ktu un? Mo mir po shkoj atje ke t’shumtit.Kshu menoi,kshu
boni,po harroi se s’vinte mo.Anoi iēik koken,mylli syte ene… Gjet’ rafmet! Po grate amo jon t’menēme,nuk e dhon
kujen sa vdiq. Nji t’vdek ai filloi posta me ēu telegromet.Kto knej i dhon nji
t’rregullume shpise, megjithese shpija e rregullume ishte, se vdekja u priste,
bon gati fotografite ene dokumentat per komunale ,caktun njerzit kush do mirte
vertetimet , kush do njiste fotografite ke shtyllat,kush do mirte stolat ke
komunalja,se komunalja vetem nji pale stola kishte .Biles kur shkun me mor
stolat, ato t’komunales u thane qe do ti mirshin ke filon shpi, anej nga
spitali vjeter,maton fabrikes vojit,se ato kishin bo dasem para dy javesh e nuk
i kishin pru hala.Kishin caktu nji njeri me mor tabutin nga komunalja,per t’vu
xhenozen,se qysh do ta lejshin,kshu, perjashta fare,megjithese ftofet nuk
bonte,po s’kishte lezet.I vdekem pa tabut. N’mjes heret dhon kujen grate.E
ngjun fqinjet.Paska vdek i shkreti. Gjet’rafmet! Mirpo ishte ora per t’shku
n’pun.Kujt i binte rruga aty afer kthente i ēik,u ulte nja dy minuta,nizte nji
cenarre duhon,nga ato me filter amo, ene ikte.Ene kshu ik e ja njerez,ik e ja
oret deri sa…(vijon kur ta boj Zoti )
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
XHENOZEJA ( pjesa e pare )
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Selim Hasanaj: Tė dihet e vėrteta, historia e dy familjeve
» Rihapet shkolla shqipe nė Stuttgart
» VDIQ NĖ LAS VEGAS POETI DHE DRAMATURGU I NJOHUR SHQIPTAR AVNI MULAJ
» Dasma Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com