LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytësoriKërkoGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FURRI I XHA MISIUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
pocerina
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 47
Join date : 29/08/2008

MesazhTitulli: FURRI I XHA MISIUT   Sun Jan 04, 2009 11:58 pm

Llazar Mani


Furri i xha Misiut





E
kush nuk e man men furrin e xha Misiut.Ka qene nji si shpi e vogel, aty
n’krah t’majt t’rruges kishes.Kshu u qunte mo perpara kjo rruga se
ishte e vetmja qe te çonte ke kisha.Fillonte rruga çy nga dyqoni i
Zajes e deri ke kanali, ke Merhort .



Zajen e mani men ju,kishte nji dyqon t’vogel aty n’cep t’rruges.Shiste
karremele,piprra,kajmoklie,kelikonda e gjithfarsoj omelsinash. Kishte
t’omen ai atje ke shpia qe ja bonte gati t’gjitha.Plake ishte ajo,po
ishte e forte,nikoqire ene e mençme.Nji aty e kishte hap dyqonin
Zaja,njit me Zydiun. Berber ishte Zydiu,po ishte burr i urt. Kishte nji
biciklet t’vjeter ene donte nji ore qe t’bonte rrugen nga shpia vet,qe
e kishte anej afer Bukaqit ,deri ke berberhon’ja.Ene para se t’hapte
berberhonen do shkonte ke klubi iher se do pinte kafen ene ate goten e
vogel.Pastaj do u hapte berberhon’ja.Njit me berbebrhonen ka qen nji
furr pjekje e biles kon qen’ te dy me nji çati,berberbhon’ja me furrin.
Mo perpara u qunte furri i Tufit,po mo perpara Tufit punonte i jati
vet.Kshu pra ,ktu fillonte rruga qe u qunte rruga kishes.
Nime kjo
rruge quhet quhet rruga “Josif Buda”.Emri i nji çuni te ri qe u vra per
demokracine. Ishte heroi i pare i demokracise.

E kishte gjet
venin mire xha Misiu,se megjithmen furri aty duhet n’buz t’rruges.Ishte
e modhe lagjia jone. Menoje vete nime:ishte lagjia e jevgjeve,lagjia e
caponve,ishin t’gjith myslimont e pusit dallonit ene ato qe e kishin
shpine mrapa ferravis, ishin capont e gjithe rruges kishes, lagjia
teferiçve, nga reparti ushtarak, nga centrali elektrik e kaihere kapte
ene xhomine e Kaikut,megjithese ene atje ke xhomia ishte nji furre qe
piqte mire fort.
Nuk ka shpi qe nuk ka çu noj gjo me pjek atje ke
furri i xha Misiut.Qellonte kaiher qe tepsia ose tava nuk kishte dale
hala nga furri ene ti do rrijshe ta pritshe.Po t’ishte vere u ulshe
perjashta,n’bar t’njom e bojshe i dor muhabet me nonjin qe priste ene
ai si puna jote.Po ene po t’binte shi,ose po t’bonte ftofet , prap nuk
ishte keq . Hyjshe e rrijshe mrena n’furr.Aty ishte nji tavoline e
gjate qe po t’dojshe ene u ulshe aty ,po ishte halli i pantallonave se
u bojshin pis prej tepsive e prej tavave qe vente xha Misiu aty kur
kishte shume pune .



Kishte momente qe edhe
ndrronte muhabet me njerzit qe vijshin e pritshin aty mrena deri sa
t’dilte tepsia amo men’jen aty ke furri e mante.Veç kur e hapte ene e
myllte ate deren e furrit.U ulte kaiher atje n’cep’tavolines, meshteste
brrylin ke nji arke e vogel, ishte nji arke e vogel qe e mante per t’vu
paret,aty u meshteste ai,myllte syte e merte nji sy gjume,si i thojne
llafes, sa per ta trem.
Ngaiher kur donte kafe, hapte arken,qiste
xhevzen,dy kanoçe prej llamarine t’njitme me njona tjetren,qe ja kishte
bo nji teneqexhi aty afer me vu ke njona sheqer e kafe ke tjetra.Kur
shifte qe aty n’furr ishte edhe noj plak qiste dy filxhona ene e
sajdiste edhe ate me kafe.



Pastaj u ulte aty
ke sofati, merte ene nji gote ujti perpara dhe fillonte ta pinte kafen
ngadale,po me t’surbume t’forta. Ngaiher kafen ja bonte edhe plaka
vet.Ishte nji plake e shkurten gjithmon vesh me rroba t’zeza.Un kshu e
maj men ate.Gjithmon vesh me rroba t’zeza,amo n’tel rrinte plaka,
t’gjitha me heker. Ej moma Janit mir je mi? Mir t’keqen nona.Mir! M’paç
ymer.Kshu u pershendetshim ngaiher kur u shifshim rruges.Ishte plake me
sqime t’modhe.
Nuk e di sa vjeç ka qene xha Misiu kur ka fillu
pune,por besoj se ka fillu qe i vogel fare,se zanoti furrxhiut osht
zanot m’vete,nuk msohet kollaj.Po s’pate njeri me t’msu i dogje t’gjith
gjelat mrena.Le mo ato bakllavat e vitit t’ri.Duhet zanotali per kte
pune.Bakllavaja osht nozelie modhe.Amo ke qef kur e shef t’preme nuska
nuska, gjith bukuri,gjith lezet.Tamon si i thojne llafes nuske
bakllavaje . Se e premja ka ronsi t’modhe,i jep nur bakllavas.Le ta
pjeki mire se det furrxhiu ate, po nuk qe e preme bukur me t’thon te
drejten sikur e hum nji çik lezetin .Amo po u poq mire, sa i hudh
sherbetin ajo shkrihet fare.Apo s’merr nji boj t’bukur. Ca morin nji
t’verdhe florini, ca tjera nji t’kuqerremte si ai
qielli n’akshom
kur o dilli ne t’perenumet . Masanej ai tlyni qe ka hy mrena ke petet,
ai sherbeti trashe,ato arrat e thyme , megjithmen qe nuk ja kon vu kot
emrin bakllava . Ene do dyzet pete bakllavaja. Do hapesh gjith çarçafet
neper shpi qe t’thash petet.Amo kur e han din se çe je tuj honger.


Une nuk e di se çe menoni ju, por une kur ngjoj fjalen furre kte
menoj.E verteta osht se ka ene gjona tjera t’mira qe dalin nga
furri.Jon mer jon,jon ato gjellet qe bojn grat,osht mishi me ato gjonat
e veta,jon byreqet,jon ato omelsinat e nryshme e ku di gjo mo un,po
amo,mi t’gjitha,mi t’gjitha osht gjeli, gjeli i detit. Mret mi mretet
ai osht. Kur e shef kshu t’percellumen nga vapa, t’skuqem nga inoti sa
qe edhe komet ja kan lidh nga fryka se mos ngrehet nga tepsia e i mer
mar gjelat qe jane neper tepsite e tjera, thu me vete: kshu t’paçim o
mret. Mretnofsh ke t’gjitha shpijat.
Nuk osht mire kur permen
furrin.T’perzihet stomaku, t’hapet oreksi.Kur ishim duke prit noj tepsi
ene prjashta bonte ftofet hyjshim e rrijshim mrena n’furre. Aty ishte
mire se ishte ngrofet , po halli se ne ishim pa buke , se do çojshim
tepsijat
ke shpija qe t’hajshim ene kur shifshim gjith ato shpatlla gjeli, gjith
ato kofsha gjeli,gjith ato gjoksa gjeli,kjo nuk ishte mire hiç.Po per
nji gjo m’vjen mire,se ene gjelat hyjshin gjith gzim ne furre.Kjo u
shifte periher, se kur dilshin nga furri dilshin me gjoksin ngref,
ngref.
Vetem xha Misiut nuk i bonte pershtypje kjo.Ai here mas here
qiste noj tepsi perjashta ose rrotullonte ato qe ishin mrena.Pastaj
kapte noj tjeter e provonte me pirun se kishte zi apo jo, po t’ishte
mish e rrotullonte ose i hudhte pak uje ene kshu ikte e gjith dita .
N’darket vone dilte perjashta,myllte
qepenat e dyqonit, myllte
deren nga mrena,u ulte ke sofati , hapte ate arken e vogel e fillonte
t’numuronte paret qe kishte fitu .Mo perpara, sa myllte qepenat ene
deren shkonte drejt e ke shpija,se furrin me shpine nji dere e
ndante.Pastaj mo perpara njerezit nuk jipshin pare.

Cdo shpi
kishte nga nji shkop ku sa here qe piqshin noj gjo ke furri, xha Misiu
bonte me brisk nji shenje aty, simas asaj qe kishe pjek. N’fund te
pesmdhitditshit shkojshe ke furri,shifte xha Misiu shkopin aty e
t’thonte sa leke kishe per ti dhone.
Ene i gjo kom harru t’ju
them.Emri i tij i vertete ishte Moisi, mirpo un kshu do ta maj men.Na
ishte nji here nji furrxhi qe e qujshin xha Misiu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
FURRI I XHA MISIUT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Sosblogs.com