LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shet trupin per jete me te mire

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Shet trupin per jete me te mire   Mon Dec 22, 2008 1:27 pm

DURRĖS - Jeta e veshtire dhe varferia qe kishte pushtuar familjen e saj shperngulin nje 19-vjecare nga qyteti i Fushe-Krujes ne Durres me qellimin e vetem qe te fitonte para, duke punuar si punonjese seksi, kundrejt shumes prej 100 euro per cdo person. Por vendi qe vajza e re kishte zgjedhur per te ushtruar aktivitetin e saj, ka qene i papershtatshem, pasi ajo eshte pare nga banore te rastesishem, te cilet ndihmuan policine ne arrestimin e saj. Ne kete menyre policia kishte disa kohe qe i ishte vene pas ndersa ajo u arrestua ne flagrance ne momentin qe ishte me nje klient, i cili kishte paguar dhe shumen e kerkuar nga vajza e re. Ajo ishte e punesuar ne nje agjenci turistike, por per te jetuar sa me mire, bente dhe punen e prostitutes, jashte oreve te punes.

Deshmia

Vajza nga Fushe-Kruja ka pohuar ne polici, se arsyeja qe ajo prostituonte ishte gjendja e veshtire ekonomike ne te cilen ndodhej familja e saj. Duke pare si te vetmen zgjidhje ajo kishte vendosur te bente seks kundrejt vleres prej 100 euro me cdo person qe ti ofronte kete shume. Ndersa ka pohuar se familjaret e saj nuk ishin ne dijeni te ketij fakti, pasi iu kishte thene se punonte ne nje agjenci turistike, nderkohe qe punonte si punonjese seksi prej kohesh. Policia e Durresit pohon se 19-vjecarja e cila akuzohet per vepren penale te "ushtrimit te prostitucionit", rrezikon te denohet deri ne tre vjet burg.

Arrestimi

E reja, M. Xh ka perfunduar ne qeli rreth ores 20:30 minuta se dy diteve me pare, pas nje operacioni te ndermarre nga agjentet e antitrafikut Durres, te cilet e kishin vezhguar pre ditesh. Burime zyrtare thane se 19 vjecarja e ushtronte aktivitetin e saj ne motele te ndryshme te lagjes numer 1 "Vollga". Agjente policie te cilet mbajne ne vezhgim pothuajse te gjitha motelet qe ndodhen ne qytetin e Durresit, por edhe ne periferi te tij, si dhe ne baze te disa informacioneve ne rruge operative, prej ditesh kishin vene nen shenjester 19-vjecaren, e cila frekuentonte shpesh, zonen ku dhe u arrestua. Pasi bene verifikimet e para rezultoi se vajza nuk kishte precedente penale per kete veper. Ndersa policia nuk publikoi emrin e motelit ku ushtrohej prostitucioni, pasi 19-vjecarja ishte paraqitur si pushuese se bashku me personin qe u kap ne flagrance.

Hetimet dhe provat e policise

Kapja ne flagrance e 19-vjecares eshte bere ne baze te informacioneve te marra nga Seksioni Luftes Kunder Trafiqeve te paligjshme ne rruge operative. Burime nga policia konfirmojne se gjate kryerjes se nje kontrolli ne kete zone, eshte pare e reja, te ushtroje prostitucion. Policia tha se, ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 4.500 lekesh, qe cilat sipas deklarimeve te saj, e ndaluara i kishte fituar duke ushtruar prostitucion.
Enkelejda Arapi
Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Shet trupin per jete me te mire
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Isa Boletinit: Une jam mire kur asht mire Shqipnia
» Pershkrimi me i mire i bere ndonjehere per Kosoven !!!
» Nderoi Jete sot ne VIENE Austri "Mesuesi i Merituar" SPIRO SOKRAT. JOVANI
» Gjergj Fishta
» Hekuran Pashollari:GLOBALIZMI ESHTE NJE E MIRE APO E KEQE PER VENDET E VARFERA?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog