LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnje: Flijohet me dalte ne zemer

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Lushnje: Flijohet me dalte ne zemer   Fri Dec 19, 2008 12:38 am

Flijohet me dalte ne zemer
Lushnje- Nje 49-vjecar, baba i tre femijeve, i ka dhene fund jetes ne menyren me tragjike. Varferia dhe pamundesia per te mbajtur familjen, dyshohet se kane cuar Hysen Kasapin te vetevritet duke ngulur nje dalte marangozi ne zemer. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se marte ne fshatin Saver te Lushnjes, ndersa familjaret e kerkonin pasi ishte larguar nga shtepia, ne fshatin Karbunare. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se edhe me pare viktima ishte larguar nga banesa, ndersa shkak i flijimit eshte bere depresioni.

Trupi i pajete i 49-vjecarit Hysen Kasapi eshte gjetur nga familjaret ne kasollen e ndertuar nga viktima ne tokat e tij qe gjenden ne fshatin Saver te Lushnjes. Te afermit i thane policise se banonin ne Karbunare dhe se prej disa oresh kerkonin Hysenin qe ishte larguar nga shtepia pa adrese. Ne vendngjarje ka shkuar edhe nje grup hetimor qe beri keqyrjen e kufomes. Burime zyrtare bene te ditur se per te kryer aktin, 49-vjecari kishte perdorur nje nga daltat qe mbante ne kasolle. Pas kontrollit te bere nuk jane verejtur shenja te dhunes ne trup qe te ngrinin dyshime per nje vrasje te mundshme. Sipas eksperteve, trupi u gjet permbys, me doren e majte poshte dhe nje dalte e mprehte marangozi e futur ne drejtim te zemres, qe i kishte dale pas shpine. Kufoma eshte derguar drejt morgut te spitalit Lushnje per nje ekspertize mjeko-ligjore.

Oficeret e Policise Gjyqesore si dhe prokurori i gatshem kane marre ne pyetje familjaret e te ndjerit per shkaqet e aktit. Mesohet se cifti kishte tre femije, njerin prej te cileve prej disa vitesh te semure. Familja Kasapi jetonte ne kushte te veshtira ekonomike, ndersa 49-vjecarit i duhej qe perdite te dilte nga shtepia per te punuar.

"U largua nga shtepia si cdo mengjes per te punuar ne tokat qe kemi ne fshatin Saver, por pasdite u vonua dhe nisem ta kerkojme", ka deshmuar bashkeshortja e viktimes. Po keshtu te afermit kane pohuar se Hyseni prej kohesh vuante nga nje gjendje depresive. Nderkohe qe tre muaj me pare 49-vjecari ishte larguar per nje jave nga familja dhe me pas ishte rikthyer. Prej vitesh familja Kasapi vuante gjendjen e veshtire ekonomike, qe mendohet sipas hetuesve te kete qene shkaku kryesor edhe i flijimit, dy dite me pare.

Xhemil Beharaj

Gazeta: Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
sara.sr
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 18
Join date : 15/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lushnje: Flijohet me dalte ne zemer   Wed Feb 04, 2009 12:26 am

TE KA IKUR JETA DEM PA U BERE GAZETAR APO GAZETAR JE TE ME FALSH PO NUK E DI CILI ESHTE PROFESIONI JOT.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Lushnje: Flijohet me dalte ne zemer
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dhimbje kam ne Zemer
» Tekste kėngėsh tė vjetra
» Zemra Troket Ne Zemer: Lengu i dardhes...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog