LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shėndeti, 7 ushqimet qė tė mbajnė tė ri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Shėndeti, 7 ushqimet qė tė mbajnė tė ri   Tue Dec 16, 2008 11:07 pm

Dietologia Enkelejda Ferrollari, na tregon se cilat janė ushqimet mė tė shėndetshme dhe se si duhen pėrdorur ato. Ndėr kėto ushqime mund tė pėrmendim vajin e ullirit, peshkun, kosin, ēokollatat, verėn, bajamet dhe lajthitė etj

1.Vaji i ullirit


Katėr dekada mė parė, kėrkime nga studimi i kryer nė shtatė shtete, tregoi se vaji i ullirit ėshtė pėrgjegjėsi pėr rastet e pakta, pėr sėmundjet e zemrave dhe tė kancerit nė ishullin grek tė Kretės. Tani, ne dimė se vaji i ullirit pėrmban polifenol, njė antioksidant tė fortė qė parandalon sėmundje tė ndryshme nė moshė tė madhe.


2.Vera


Tė pish alkool, do tė thotė t’u hapėsh dyert sėmundjeve tė zemrės. Tė gjitha pijet alkolike sjellin probleme, pėrveē verės sė kuqe, e cila ėshtė vėnė nė qendėr tė studimeve. Vera e kuqe pėrmban resveratol, njė substancė e cila, pas studimeve tė bėra te kafshėt, tregoi se mund tė aktivizojė gjene qė ngadalėsojnė plakjen e qelizave.


3.Boronicat


Nė njė studim tė gjerė tė publikuar nė vitin 1999, kėrkimet e bėra nga Universiteti i Taftit, nxorėn nė dritė faktin se minjtė e ushqyer pėr njė periudhė kohe me boronica, jetuan mė gjatė se tė tjerėt, pėr njė kohė tė barabartė me 10 vite njerėzore. Pėrbėrėsit e boronicės ulin oksidimin e dėmshėm dhe pėrmirėsojnė deficitet qė nė memorie.


4.Peshku


Tridhjetė vjet mė parė filluan studimet rreth numrit tė vogėl tė rasteve me sėmundje tė zemrės te inuitėt, banorė tė lindur tė Alaskės. Arsyeja ishte e thjeshtė: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi tė bollshme acidi yndyror omega-3, qė ndihmon nė uljet e dėmeve qė sjell kolesteroli nė arterie dhe mbron zemrėn nga ritmet anormale.


5.Kosi


Nė vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisė, mburrej me faktin se kishte mė shumė 100-vjeēarė pėr frymė tė populltės se nė ēdo rajon tjetėr tė botės. Koha nxori nė dritė sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi ėshtė pasur me kalcium dhe me “baktere tė mira”, qė ulin rrezikun e ostoperozės dhe tė sėmundjeve nė moshėn e tretė.


6.Bajamet


Studimet e bėra nga “Ithtarėt e Ditės sė Shtatė”, njė sekt fetar qė predikon edhe jetėn e shėndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnė se ata qė konsumojnė rregullisht bajame, lajthi apo arra, pėrfitojnė 2.5 vjet jetė mė shumė sesa ajo qė do tė jetonin nėse nuk do tė ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i lartė i vitaminave dhe mineraleve te kėto ushqime.


7.Ēokollata


Popullata e fisit Kuna, nė ishujt San Blas, nė brigjet e Panamasė kanė njė numėr nėntė herė mė tė ulėt tė rasteve me sėmundje tė zemrės se nė krejt pjesėn tjetėr tė brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnė shumė lėngje me bazė ēokollatėn, ēka pėrmirėson ndjeshėm qarkullimin e gjakut, ul rrezikun pėr tensionin e lartė dhe tė diabetit tė tipit 2.


Ushqimi ėshtė faktori kryesor qė ndikon pėr tė pasur njė jetė tė gjatė dhe tė shėndetshme. Nė qoftė se doni tė gėzoni “rininė e pėrjetshme” dhe tė shtoni numrin e viteve tė jetės suaj, atėherė duhet tė dini se cilat janė ushqimet e njė jete mė tė gjatė dhe nė harmoni me natyrėn. Pjesa mė e madhe e shqiptarėve, sidomos pas viteve ’90, kanė vuajtur pėrherė nga mbipesha dhe obeziteti, tė cilat nuk janė vetėm njė problem estetik, por edhe njė faktor rreziku pėr shumė sėmundje.


Shqiptarėt, tashmė tė ndėrgjegjėsuar nė lidhje me problemet qė shkakton mbipesha dhe obeziteti pėr shėndetin, kanė ndjerė nevojėn e korrigjimit tė kėtij problemi, duke u konsultuar me dietologė dhe duke iu drejtuar qendrave distike.


Dietologia Enkelejda Ferrollari, na tregon se cilat janė ushqimet mė tė shėndetshme dhe se si duhen pėrdorur ato. Ndėr kėto ushqime mund tė pėrmendim vajin e ullirit, peshkun, kosin, ēokollatat, verėn, bajamet dhe lajthitė etj. E pėrbashkėta e kėtyre ushqimeve ėshtė se ato pėrmbajnė nė sasi tė konsiderueshme edhe pėrbėrės antioksidues, tė cilėt pengojnė veprimtarinė e radikaleve tė lira nė trupin e njeriut. Kėto radikale tė lira kanė aftėsinė tė shkatėrrojnė njė sėrė qelizash qė duhen pėr funksionimin normal tė organizmit.


“Tė tėra kėto ushqime qė pėrmendėm janė ushqime tė domosdoshme pėr organizmin e njeriut dhe qė pėrmbajnė shumė vlera ushqyese, qoftė nė nivel makro, qoftė mikro. Por qė, sigurisht, gjatė konsumit tė kėtyre ushqimeve, duhet tė jemi tė kujdesshėm pėr tė mos tejkaluar sasitė e domosdoshme”,- thekson dietologia Ferrollari.


“Vaji i ullirit ėshtė i pasur me vitamina A dhe E, si dhe me pėrbėrės tė grupit tė fenolėve qė veprojnė si antioksidues dhe ndihmojnė nė eliminimin e radikaleve tė lira. Peshku dhe kosi janė njė burim shumė i mirė proteinash pėr organizmin. Peshku ėshtė gjithashtu edhe njė burim kryesor i acideve yndyrore esenciale omega 3, tė cilat organizmi i njeriut nuk arrin t’i sintetizojė vetė, por i merr tė gatshme nga ushqimet. Konsumi i peshkut ndihmon nė uljen e sasisė sė kolesterolit tė keq, si dhe nė parandalimin e sėmundjeve tė ndryshme kardiovaskulare.


Pėr sa i pėrket kosit, pėrveēse njė burim shumė i mirė proteinash dhe kalciumi, ėshtė edhe njė burim shumė i mirė me pėrbėrės probiotikė qė ndihmojnė nė rregullimin e florės bakteriale nė organizėm, ē’ka sjell njė funksionim tė mirė tė aparatit tretės. Por, mes kėtyre ushqimeve, ka edhe nga ato qė duhen mbajtur nėn kontroll pėr tė mos e parė veten me disa kilogramė mė shumė. “Vera, ēokollata hyjnė nė grupin e ushqimeve qė duhet t’i konsumojmė nė mėnyrė tė kontrolluar. Ato pėrmbajnė disa pėrbėrės tė grupit tė fenolėve qė shėrbejnė si antioksidues shumė tė mirė, por nga ana tjetėr janė ushqime kalorike dhe qė konsumi me tepri shkakton njė masė kalorie tė tepruar nė organizėm, ēka ēon nė depozitimin nė masė dhjamore.


Lajthitė dhe bajamet ose frutat e thata, gjithashtu, hyjnė nė grupin e ushqimeve qė duhet tė konsumohen me kujdes pa i tejkaluar sasitė, pasi megjithėse janė njė burim shumė i mirė proteinash, acidesh yndyrore tė pangopura, vitaminash (E, B6, etj.) kripėrash minerale (hekur, magnez, kalcium etj.),janė gjithashtu ushqime plot kalori, qė depozitohen nė masė dhjamore nėse konsumohen me tepri. Konsumi i tyre nė sasira tė vogla, ka aftėsi shumė tė mira antioksiduese, tė rregullatorit tė sasisė sė glicemisė nė gjak, si dhe tė nivelit tė kolesterolit. Pra, tė tėra kėto ushqime janė tė domosdoshme pėr organizmin, por tė konsumuara nė sasi tė kontrolluara”, - pėrfundon dietologia Ferrollari.

Gazeta shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Shėndeti, 7 ushqimet qė tė mbajnė tė ri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT
» Receta popullore pėr tė kuruar tiroidet
» Kelmendi: Shqetėson shėndeti i grevisteve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com