LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnje :Bande te miturish me arme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Lushnje :Bande te miturish me arme   Tue Dec 16, 2008 4:22 pm

Bande te miturish me arme
Lushnje- Shkaterrohet banda e minoreneve qe ishte bere tmerri i biznesmeneve dhe tregtareve te qytetit te Lushnjes. Zbulohen pervec materialeve te vjedhura edhe nje arsenal armesh qe dyshohet se mbaheshin per te kryer bastisje. Burime zyrtare te policise vendore bene dje me dije se ndaluan dy 16-vjecaret K. Zeneli dhe Laert H.,, si dhe 18-vjecarin Orgest Bilbili, banues ne lagjet "Loni Dhamo" dhe "Xhevdet Nepravishta".

Denoncimet e shumta te tre muajve te fundit ne komisariatin e Lushnjes per vjedhjen e dyqaneve dhe lokaleve, kane vene ne levizje agjentet e policise. Ngjarja me e fundit per te cilen akuzohet grupi i tre te rinjve ka ndodhur me 1 dhjetor te ketij viti, kur eshte bastisur dyqani i nje tregtari. Mesohet se Bilbili dhe dy te miturit vepronin se bashku dhe deri tani nuk rezulton qe te kene perdorur arme. Por ata thyenin dyert apo xhamat e ambienteve qe sulmonin dhe me pas merrnin gjithcka gjenin brenda. Ekspertet kane zbuluar nje sere gjurmesh qe konkluduan ne autoresine e tre te ndaluarve. Mbremjen e se shtunes, rreth ores 20:00, policia ka organizuar nje operacion per kapjen e njekohshme te te dyshuarve. Ne mesnate atyre u jane hedhur prangat, ndersa u be dhe krahasimi i gjurmeve te gjetura ne vendngjarje.

Policia beri te ditur dje per "KJ" se vjedhja e fundit e grupit eshte kryer ne lokalin e Astrit B., ne lagjen "Loni Dhamo", ne daten 1 dhjetor te ketij viti. Pasi jane dokumentuar provat ne vendngjarje, agjentet zbuluan te dyshuarit duke kaluar te shtunen ne aksion per kapjen e tyre. Mesohet se gjate kontrollit te kryer ne banesen e K. Zenelit jane gjetur nje televizor i markes "Samsung", nje automatik model 56, i kalibrit 7,62 mm, nje automatik i dyte marke e papercaktuar, nje pistolete tip "TT", nje e markes EKOL&VOLTRAN, tre krehra automatiku model 56, nje kreher pistolete "TT", 160 fisheke model 56, gjashte fisheke model 54. Me pas kontrolli ka vijuar ne banesen e R. Zenelit, 56 vjec, gjyshi i K. Zenelit, ku eshte gjetur nje arme zjarri automatike model 56, kurse nje tjeter televizor u kap ne banesen e Orgest Bilbilit.

Armet dergohen per ekspertize

Agjentet e komisariatit Lushnje deklaruan dje se kane dokumentuar plotesisht aktivitetin kriminal te grupit te tre te rinjve, duke i kaluar dosjen Prokurorise se Rrethit. Po keshtu eshte bere edhe dokumentimi per sendet e gjetura qe rezultojne te vjedhura. Pronaret e dyqaneve elektronike kane identifikuar dy televizoret e kapur ne banesat e te rinjve. Nderkohe qe nje hetim i vecante eshte kryer per armet e zjarrit, tre automatike dhe dy pistoletat, perfshi municionin, me qellim verifikimin e dyshimeve nese jane perdorur ne ngjarje te tjera, plagosje, grabitje apo vrasje te mundshme. Armet jane nisur drejt Tiranes, ne Laboratorin Kriminalistik, per ekspertize balistike.

Lirohet gjyshi i te dyshuarit

Ne komisariatin e Lushnjes eshte shoqeruar edhe 56-vjecari R. Zeneli, i dyshuar per vepren penale te "armembajtjes pa leje". I dyshuari eshte gjyshi i K. Zenelit, 16-vjec, i cili akuzohet per vjedhjet ne qytet te dyqaneve e lokaleve. Por pas 12 oresh ai eshte lene per hetim ne gjendje te lire, pasi eshte shprehur se nuk kishte dijeni se nipi kishte fshehur nje arme automatike ne shtepine e tij.

Koha jone!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lushnje :Bande te miturish me arme
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com