LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Avokatėt marrin nė shtėpi gratė e dhunuara nga burrat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Avokatėt marrin nė shtėpi gratė e dhunuara nga burrat   Tue Dec 09, 2008 3:33 am

Avokatėt marrin nė shtėpi gratė e dhunuara nga burrat
Gra qė arratisen nga shtėpia, shpesh dhe me fėmijėt pėrdore, pashpresė dhe s‘kanė ku tė venė, pasi nė Durrės mungon njė strehėz e pėrkohshme. Gjetja e saj pėr gratė e dhunuara dhe viktimat e trafikut tė brendshėm ėshtė e rastėsishme dhe nė dorė tė humanizmit tė atyre qė ndeshin teksa vėrtiten nė kėrkim tė ndihmės .Strukturat lokale nė Durrės dhe shoqėria civile ndjehen tė pafuqishme nė raste ekstreme, tė cilat gjithnjė e mė shumė po bėhen evidente dhe tė shpeshta dhe i janė drejtuar bashkisė sė qytetit me kėrkesėn e krijimit tė njė strehėze, aq shumė tė nevojshme pėr viktimat e dhunės familjare. "Duhet gjetur njė zgjidhje pėr kėtė, pasi po rrezikojmė dhe martesat tona duke dashur t‘u japim mbėshtetje grave tė terrorizuara nga dhuna e bashkėshortėve", thotė njė avokat nga Durrėsi, ndėrsa tregon rastin e njė gruaje qė u ndihmua nga njė ēift durrsakėsh, emigrantė nė Itali, pėr t‘iu larguar vendimit tė flijimit nė det dhe mė pas u strehua pėr njė natė nė shtėpinė e tyre pėr t‘u kthyer rishtas atje ku dhunohet.

Punonjėse policie, avokatė dhe drejtuese shoqatash tregojnė raste kur u ėshtė dashur t‘i strehojnė nė banesat e tyre gratė qė ikin nga shtėpia nė kushtet e njė dhune ekstreme dhe nuk kanė ku tė fusin kokėn. Nė kėtė sorollatje mund tė bien pre dhe e rreziqeve tė tjera. Shefja e seksionit tė Mbrojtjes sė tė Miturve dhe Dhunės nė Familje nė Drejtorinė e Policisė sė Durrėsit, Mimoza Kuca, gjithashtu mbart shqetėsimin pėr mungesėn e njė strehėze pėr gratė nė qytetin bregdetar: "Nuk mund tė vazhdojė kėshtu.

Unė e kam bėrė njėherė, po nuk mund ta bėj rishtas, pasi ka rreziqet e veta njė ndėrmarrje e tillė, ndėrsa gratė nė nevojė pėr strehim tė pėrkohshėm janė nė rritje". Problemi u ngrit gjatė njė takimi tė bėrė me aktorė tė shoqėrisė civile, strukturave shtetėrore dhe pushtetit vendor. Nė shumė raste, vajza tė trafikuara dhe gra tė dhunuara i kanė kaluar ditė-netėt e tyre tė trishta, duke fjetur nė tryeza pune tė shoqatave, ndėrsa prisnin qė tė bėheshin realitet pėrpjekjet pėr t‘i sistemuar diku. E ndėrsa pėr tė trafikuarat ka mė shumė mundėsi zgjidhjeje, duke i dėrguar drejt Vlorės e Tiranės, pėr gratė e dhunuara nga bashkėshortėt problemi ėshtė i mprehtė. Gjatė 11 muajve tė kėtij viti, seksioni i Mbrojtjes sė tė Miturve dhe Dhunės Familjare nė policinė e Durrėsit ka evidentuar dhe ndjekur 91 raste tė dhunės nė familje, 86 prej tė cilave nė Rrethin e Durrėsit dhe vetėm 5 raste nė Krujė.

"Nė bashkėpunim me shoqatėn e grave tė Durrėsit, kemi bėrė tė mundur tė dėrgojmė nė strehėzėn e Tiranės dy gra tė dhunuara, pasi nė Durrės mungojnė ambientet dhe kushtet pėr trajtimin e tyre", thotė shefja e seksionit, Kuca. Policia, gjykata, avokatėt e viktimave tė dhunės dhe shoqata e grave me probleme sociale nė Durrės deklarojnė vėshtirėsitė qė hasen nė mbrojtje tė grave tė dhunuara si pasojė e mungesės sė njė vendi pėr akomodimin e tyre. E vetmja qendėr sociale pėr gratė e vajzat qė funksionon nė Durrės ofron kėshillim dhe jo njė strehė tė parė pėr gratė e dhunuara qė pėr t‘i shpėtuar dhunės ekstreme, gjaknxehtėsisė sė bashkėshortėve, marrin arratinė e pėrkohshme duke kėrkuar njė zgjidhje pėr situatėn e tyre. Nė tė gjitha rastet dhunuesit ndiqen penalisht nė gjendje tė lirė, gjė qė rėndon mė tej pozicionin e gruas denoncuese apo dhe prindėrve denoncues ndaj bijve tė dhunshėm, duke provokuar mė shumė dhunė ndaj tyre

Gazeta shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Avokatėt marrin nė shtėpi gratė e dhunuara nga burrat
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Imami: Gratė ėshtė haram t'i afrohen kastravecit e bananes
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Ēka ėshtė Filozofia
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog