LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnje: Denoncon burrin per tutor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Lushnje: Denoncon burrin per tutor   Thu Dec 04, 2008 6:48 pm

Lushnje- Nje 18 vjecare nga Lushnja denoncon bashkeshortin, si tutor. E perdori per nje vit me radhe si prostitute ne Kosove dhe nuk i dha asnje pjese te fitimeve te siguruara. Policia vendore tha se ndaloi mengjesin e djeshem 27 vjecarin Hazis Koni, nen akuzen e "shfrytezimit per prostitucion". Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare te drejtorise se Policise Fier.

Cifti ishte martuar rreth dy vjet me pare. Hazis Koni kerkoi doren e 18 vjecares A. B., banuese ne Perrenjas dhe per disa muaj kane qendruar ne fshatin Gramsh te Lushnjes. Por menjehere pas marteses bashkeshortet kane udhetuar drejt Kosoves ne kerkim te nje jete me te mire. "Kur mberritem aty, burri me detyroi qe te shkoja me klientet me idene qe te siguronin te ardhura te kenaqshme, pasi kishim veshtiresi ekonomike", ka rrefyer vajza ne Komisariatin e Lushnjes, menjehere pas kthimit nga Kosova. Ambientet qe frekuentoheshin kane qene kryesisht lokalet dhe hotelet e vendit fqinj.

"Edhe pse punova per nje vit e detyruar dhe nen presion, ai nuk me dha asnje lek, kurse Hazisi i merrte te gjitha fitimet per vete", ka deshmuar me tej 18 vjecarja. Menjehere pas denoncimit agjentet kane kryer ndalimin e te dyshuarit nen akuzen e "shfrytezimit per qellime prostitucioni". Kjo akuze eshte mohuar nga 27 vjecari gjate seances se marrjes ne pyetje. Vajza ka rrefyer me tej edhe pazarin qe behej me klientet, qe shkonte nga 30-50 euro per person, ndersa ka pasur deri ne 5 kliente ne dite gjate periudhes nje vjecare.

Familjaret kane thene se nuk dinin gje per shfrytezimin e vajzes dhe se ne Kosove kishin shkuar per te punuar dhe siguruar te ardhura ekonomike. Cifti eshte martuar me pelqimin e te dyja familjeve. Policia e Lushnjes ka kerkuar edhe ndihmen e homologeve kosovare per te zbardhur te verteten e ketij shfrytezimi, pasi kerkohen provat per hetimin e metejshem. Po keshtu Prokuroria ka marre dje dosjen ne dore, per te vijuar hetimet rreth ngjarjes.

Vajza strehohet te "Vatra"

Familja e vajzes nuk ka pranuar kthimin e saj ne banese, ndersa tek prinderit e djalit nuk mund te qendronte me, pasi ndihej e kercenuar. Drejtuesit e policise se Lushnjes kane vendosur qe te strehojne 18 vjecaren A. B., ne qendren "Vatra" ne Vlore deri ne perfundim te hetimeve te nisura. Qendra ka marre persiper rehabilitimin e adoleshentes, qe do trajtohet edhe me ane te psikologeve per te kaluar gjendjen e traumes. Oficeret moren deshmine e plote te se demtuares, qe do te perdoret dhe gjate hetimeve te metejshme.

1 Vit Ėshte shfrytezuar 18 vjecarja nga Perrenjasi e martuar ne fshatin Gramsh te Lushnjes. Sipas deshmise se dhene ne polici, vajza ka denoncuar burrin e saj, i cili pas marteses e ka perdorur ne hotelet dhe lokalet e Kosoves, per te siguruar fitime te kenaqshme.

Xh. Beharaj
Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lushnje: Denoncon burrin per tutor
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs