LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kafja i bėn mirė zemrės, apo jo?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Kafja i bėn mirė zemrės, apo jo?   Thu Dec 04, 2008 5:57 pm

Studimet mbi tė mirat e kafesė ndaj sistemit kardiovaskular janė kundėrshtuese. Kafja? Mund t‘i bėjė mirė zemrės sipas njė grupi studiuesish nga Stokholmi. Nė kongresin e fundit tė Shoqėrisė Evropiane tė Kardiologjisė nė Mynih, suedezėt kanė prezantuar disa tė dhėna qė do t‘u pėlqejnė shumė konsumatorėve tė pijes sė zezė.
[tr][td align=justify]Studimet mbi tė mirat e kafesė ndaj sistemit kardiovaskular janė kundėrshtuese. Kafja? Mund t‘i bėjė mirė zemrės sipas njė grupi studiuesish nga Stokholmi. Nė kongresin e fundit tė Shoqėrisė Evropiane tė Kardiologjisė nė Mynih, suedezėt kanė prezantuar disa tė dhėna qė do t‘u pėlqejnė shumė konsumatorėve tė pijes sė zezė. Sipas njė studimi tė bėrė te njė numėr personash me probleme kardiovaskulare, ėshtė vėnė re se sa mė shumė kafe qė pinin, aq mė i vogėl ishte rreziku pėr t‘u prekur nga infarkti.

Mbrojtja

Studiuesit kanė ekzaminuar 1369 suedezė tė prekur nga infarkti prej vitit 1992, deri nė 1994-ėn. Gjatė mbylljes nė njė godinė, pacientėt iu pėrgjigjėn edhe njė pyetėsori qė, ndėr tė tjera, hetonte edhe konsumimin e kafesė 12 muaj para infarktit. Tre muaj pas vizitės sė parė ata u vizituan sėrish nga studiuesit dhe u mbajtėn nėn vėzhgim pėr tetė vite me radhė. Gjatė kėtij studimi humbėn jetėn 289 persona. Kėtu filluan tė shfaqeshin surprizat: tė pasionuarit pas kafesė ishin mė pak tė rrezikuar nga infarkti. Pra, sa mė shumė kafe tė pish, aq mė mirė ėshtė.

Po si ėshtė e mundur atėherė qė disa kėrkime tė bėra pak kohė mė parė dilnin nė pėrfundimin se kafja nuk i bėn mirė zemrės? "Rezultatet pėr efektet e kafesė mbi sistemin kardiovaskular janė kundėrshtuese dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Gjithēka varet nga mėnyra se si bėhen kėto studime: pėr shembull, njė gjė ėshtė tė bėsh njė studim tė gjatė ku rrezikon t‘i atribuosh kafesė efekte tė cilat varen nga modifikimet nė stilin e jetės, dhe njė gjė tėrėsisht tjetėr ėshtė tė bėsh njė studim-kontroll tė gjatė, si ai i suedezėve, ku pacienti pyetet se sa kafe konsumonte para infarktit. Nė kėtė rast, ndodh shpesh qė pacientėt ta shtojnė ose ta pakėsojnė dozėn e kafes, sipas asaj qė ata dinė. Pėr shembull, nė bazė tė studimeve tė bėra mė parė, qė kafja tė bėn keq, ata mund ta zvogėlojnė dozėn, duke bėrė kėshtu qė rreziku i infarktit tė jetė shumė mė i madh. Pra, po t‘u hedhėsh njė sy studimeve tė bėra deri tani, duket se ato qė kanė zgjatur pėr njė kohė tė gjatė kanė dalė nė konkluzionin se kafja nuk e rrit rrezikun kardiovaskular. Studimet e bėra 25 ose 30 vite mė parė kanė treguar shpesh njė efekt negativ tė kafesė, ndėrkohė qė ato tė kohėve tė fundit shohin njė veprim mbrojtės", shpjegon njė specialiste.

Pėrbėrėsit

Njė kaos i vėrtetė, vlen tė thuhet, pėr pijen mė tė preferuar nga tė gjithė njerėzit. "Njė motiv tjetėr pėr ndryshimin e tė dhėnave qėndron te fakti se kafja nuk ėshtė gjithmonė e njėjta. Ekspresi ndryshon nga kafja e filtruar amerikane, ose nga kafja shumė e zier si ajo suedeze. Pėr shembull, kjo e fundit, duke qenė se ėshtė e pafiltruar, rrit kolesterolin LDL", thotė ajo. Pėrveē kėsaj ka edhe informacione tė tjera: me pėrdorimin e pėrditshėm tė kafesė bėhemi imunė ndaj disa pėrbėrėsve tė saj, mes tyre kafeina, dhe si pasojė rezultati mbi gjendjen e pėrgjithshme shėndetėsore mund tė ndryshojė nėse jemi ose jo konsumues tė rregullt. "Njė shembull? Dimė se kafja ka njė efekt negativ mbi metabolizmin e sheqernave, por nė periudha tė zgjatura kjo zhduket. Gjithsesi, disa studime kanė treguar se tė konsumosh mė shumė se disa kafe nė ditė zvogėlon rrezikun e diabetit tė tipit 2", shton ajo.

Sa filxhanė kafe lejohen nė ditė?

"Efekti final i kafes varet nga njė numėr i madh faktorėsh: si ėshtė pėrgatitur kafja, nga sasia e pirė, nga gjendja shėndetėsore e personit etj. Janė shumė elementė, me qėllim qė pėrgjigjja e pyetjes tė jetė e thjeshtė. Pra, kėshilla mė e mirė ėshtė tė mos e teproni. Katėr filxhanė kafe nė ditė nuk kanė efekt negativ mbi shėndetin kardiovaskular, si pėr ata qė kanė kaluar njė infarkt, ashtu edhe pėr ata qė gėzojnė shėndet tė plotė", pėrfundon specialistja.


Gazeta: Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
gloria
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
avatar

Numri i postimeve : 71
Join date : 10/10/2008

MesazhTitulli: Re: Kafja i bėn mirė zemrės, apo jo?   Fri Dec 05, 2008 10:35 pm

Hello Niko! Smile
Grate e moshuara te fshatit e pine kafenene ne verande, ato nga qyteti e pine sa te shtepia e njeres sa te shtepia e tjetres dhe merren me thashetheme. Burrat nuk mblidhen me grate e tyre por neper lokale dhe merren me llafe burrash. Ama edhe burrat edhe grate jane duke pire kafe kur flasin me njeri tjetrin. Kafeja ne Shqiperi eshte bere zakon i madh. Lere se cfare ndodh po pive shume njerezit aty jane me kokeforte se mushka. Nuk te degjojne po tu thuash - mos pini me. Kafeja nuk duhet te jete shume e forte.
Me kafenene nuk behet shaka prandaj kujdes. study
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kafja i bėn mirė zemrės, apo jo?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mirėse erdhe moj pranverė!
» Fjalė tė Urta - Mirėsia; Drejtėsia
» Nuk kemi besuar se ekziston njė organizim kaq i mirė i FFSHGJ-sė dhe i klubeve shqiptare nė Gjermani
» Skėnder Zogaj:FARK-u ishte strukturė legale, e mirėfilltė ushtarake
» Burbuqe Thaēi: Sherri i mikut tė mirė nė ditėt e vėshtira!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog