LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Interi fiton me Napolin dhe ruan kryesimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Interi fiton me Napolin dhe ruan kryesimin   Mon Dec 01, 2008 6:19 pm

Interi fitoi dje ne ndeshjen me te rendesishme te Sera A, ndaj Napolit. Pas ketij suksesi, Inter qendron i sigurt, ne krye te Seria A. Nderkohe Kievo e Erjon Bogdanit befasoi Udinezen ne fushen e ketyre te fundit. Sulmuesi kuqezi ishte jashte formacioni, per shkak te demtimit. Roma vazhdon te ngrihet, duke fituar nje beteje te veshtire perballe Fiorentines, ndersa progresi i Lacios eshte nderprere pas humbjes qe pesoi ne Atalanta. Ish mesfushori i Portsmuthit, Suli Muntari ishte lojtari me i rendesishem ne fushe, gjate ndeshjes se djeshme, te Interi, ne fitoren 2-1, ndaj rivaleve per titull, Napolit. Ne "Xhuzepe Meaca", Muntari shenoi ne '16, ndersa pas nje krosi, tete minuta me vone per Ivan Kordoben, ky i fundit shenoj golin e dyte per zikalterit. Para se te mbyllej pjesa e pare e ndeshjes, Napoli shkurtoi diference me ane te Lavecit. Ishte edhe goli i fundit i ndeshjes. Kievo, e cila mbyll tabelen e klasifikimit, fitoi ndaj Udinezes, e cila mbeti ne pjesen e dyte me 10 lojtare ne fushe. Antonio Di Natale u largua nga fusha ne minuten e 58-te me karton te kuq dhe Felipe ktheu ne gol nje kros te Marco Motes, tre minuta para se te perfundonte koha e rregullt. Francesko Toti ishte serish heroi i Romes, teksa shenoi per ekipin e tij, ne fitoren e ngushte, ndaj Fiorentines, por me vlere te tre pikeve.

Lacio mbeti ne vendin e peste dhe ka tani 10 pike me pak se Interi i vendit te pare. Kryeqytetasit jane mundur nga Atalanta, me gol te Valdes, ne minuten e 54-et. Flokari dyfishoi ne minuten e 68-te, pas nje pasimi te Padoinit. Kaljari kaloi ne epersi me ane te Mikele Fizinit, i cili shenoi nga goditja e lire, ndaj Sampdorias. Ish sulmuesi i Midellsbou, Masimo Makarone shenoi te vetmin gol te ndeshjes, me nje goditje te lehte, ne minuten e 19-te, ndaj Sienes. E dyta nga fundi, Bolonja mundi te siguroje nje barazim 1-1, ne Xhenoa. Tani ata jane vetem pike para Kievos. Xhuzepe Skuli kaloi para Xhanoan ne minuten e 55-te, por Marko Di Vajo, me nje goditje te sakte me koke, barazoi tete minuta me vone shifrat per bolonjezet.

A. Muraci

Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Interi fiton me Napolin dhe ruan kryesimin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sabri Godo - Tregimet e Luftės qė zemėruan Enver Hoxhėn
» Abas Fejzullahu:JORGANI I DARDANISĖ QĖ RUAN E MBULON VEPRIMTARIN E LIRISĖ KADRI MANI
» Ja kush janė vipat shqiptarė qė agjėruan ramazanin...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com