LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rrembehet e perdhunohet ne grup

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Rrembehet e perdhunohet ne grup   Mon Dec 01, 2008 6:16 pm

Shijak- Rrembehet dhe perdhunohet nga dy djem nje vajze e mitur ne Shijak. Ngjarja e rende ka shokuar banoret e fshatit Goxhas, ku 14 vjecarja F. M., u mor me force nga dy te maskuar dhe me pas u dergua nje nje zone te pyllezuar, larg qendrave te banuara. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 08:30 te mengjesit te djeshem, vetem 50 metra larg shtepise se vajzes, kurse pas denoncimit qe ajo beri ne komisariat se bashku me te emen, policia ndaloi te dyshuarit, Ervis Smoqi, 18 vjec dhe A. Domi, 15 vjec. Nje grup hetimor ka marre ne pyetje te demtuaren, ndersa per momentin hetimet po kryhen per veprat penale te "heqjes se lirise se tjetrit" dhe "abuzimit seksual me te mitura". Dyshohet se pas dy te ndaluarve jane persona te tjere qe kane organizuar kete krim trondites.

E mitura kishte dale nga banesa mengjesin e djeshem si zakonisht. Dy te dyshuarit A. Domi dhe Ervis Smoqi, kane pritur momentin kur ne rruge nuk ndodhej njeri dhe e kane sulmuar 14 vjecaren. Deshmitaret treguan se te rinjte ishin te maskuar dhe te njejten gje ka rrefyer vajza ne polici. "Ata me cuan larg fshatit dhe aty duke me kercenuar dhe bere presion me kane keqtrajtuar dhe dhunuar seksualisht", eshte shprehur e mitura para agjenteve gjate denoncimit ne komisariatin e Shijakut. Kjo torture ka zgjatur me se tre ore dhe pasi kane shfrehur epshin e tyre seksual, te rinjte e kane lene te lire 14 vjecaren. Vajza eshte kthyer e traumatizuar ne shtepi duke i rrefyer te emes gjithcka i ka ndodhur. Ne mesdite agjentet kane nisur kerkimet per te dyshuarit qe u identifikuan nga vajza. Per dy ore operacion dhe kontrolle ne banesa eshte bere e mundur qe te arrestohen Smoqi dhe Domi per akuzen e rrembimit dhe perdhunimit.

Te dyshuarit jane marre ne pyetje per disa ore, duke mohuar fillimisht perfshirjen ne krim. Vajza eshte derguar per nje ekspertize mjeko-ligjore dhe paraprakisht rezulton se eshte keqtrajtuar, kercenuar dhe abuzuar seksualisht. Deshmia e tyre eshte perballuar me ate te 14 vjecares, qe ka njohur te rinjte pas arrestimit. Nje tmerr te vertete ka pesuar edhe familja e F. M., e cila ka kerkuar mbeshtetjen policore dhe me tej zbardhjen e ngjarjes. Per te mituren eshte marre dhe nje psikolog, me qellim qe te kaloje gjendjen e renduar mendore pas 3 oreve dhune fizike dhe seksuale.

Ne fillim e mitura ka pasur te veshtire te identifikonte autoret e dyshuar, pasi mbanin kapuc dhe maske ne fytyre, por gjate paraqitjes per njohje i ka identifikuar nga sjellja, te folurit dhe paraqitja fizike. Ne hetime eshte perfshire edhe Prokuroria e Durresit qe ka marre ne dore dosjen per ngjarjen e ndodhur dhe provat paraprake. Aktualisht investigohet per te zbuluar persona te tjere te perfshire ne kete krim, por sipas vajzes kane qene vetem dy.

Policia: Shoqeruam 24 te dyshuar

Policia e Shijakut shoqeroi ne komisariat te pakten 24 te rinj nga zona e qytetit dhe fshatit, qe dyshoheshin per krimin. Po keshtu u moren nen hetim edhe persona qe mendoheshin se per shenje hakmarrje ndaj familjes kishin rrembyer 14 vjecaren. Pas hetimeve paraprake, policia tha se ndaloi si te dyshuar dy prej te shoqeruarve dhe po vijon sqarimin e rrethanave nese ka pasur edhe te tjere te implikuar.

Enkeleida Arapi
Gazeta Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Rrembehet e perdhunohet ne grup
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flamuri i Mijakėve-Fis apo grup etnik i asimiluar i Rekės sė Keēe
» Njė grup qelizash tė ndryshuara gjenetikisht luftojnė leukeminė
» Bajrush Morina:"I bashkoi kėnga popullore!"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog