LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Temperaturat, sot 4 grade nen zero

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Temperaturat, sot 4 grade nen zero   Tue Nov 25, 2008 7:07 pm

Moti i keq me reshje shiu dhe bore, i mberritur nga Evropa qendrore, i shoqeruar dhe me ulje te ndjeshme te temperaturave, ka perfshire gjithe territorin e vendit tone. Sipas shefes se zyres se parashikimit te motit, "Meteroalb" Tanja Porja, ulja e ndjeshme e temperaturave pritet mengjesin e sotem, kur zonat malore do te perballen me temperatura deri 4 grade nen zero grade, por edhe zonat e uleta dhe bregdeti do te perjetojne mengjese te acarta.

Stuhia

Nje sistem i fuqishem vranesirash, me qender ne Evropen Qendrore eshte shtrire deri poshte ne Ballkan, duke sjelle edhe temperatura te uleta dhe reshje shiu, por kryesisht debore ne te gjithe qendren e Kontinentit. Edhe Shqiperia, qe mesnaten e dy diteve me pare ka perjetuar kushte ekstreme te motit. Kjo sipas specialistes Tanja Porja ka ndodhur si rezultat i nje sistemi vranesirash te mire organizuara, te cilat kane gjeneruar stuhi me rrufe dhe ere te forte si edhe sasi te konsiderueshme shiu, ne zonat e uleta dhe bregdet. Nderkaq, mesohet se ne zonat malore ka pasur reshje debore. Sasite me te medha te reshjeve jane shenuar ne veri te vendit, ku ka pasur shira dhe debore si Puka, Kukesi, Shkodra. Megjithate, edhe qendra e vendit ka perjetuar shira intensive. Problematik ka qene bregdeti dhe deti, ku era e forte ka gjeneruar dallge deri 3 metra ndersa Otranto ka pasur dallge me te larta. Per oret ne vijim, deri te henen pritet nje permiresim gradual i situates se reshjeve, por nje keqesim i tablose se temperaturave, duke shenuar renie neser dhe pasneser.

Dallget

Shqetesuese paraqitet stuhia ne det, e cila ka renduar edhe trafikun detar. Meteorologet shpjegojne se shpejtesia e eres gjate nates se kaluar ka qene 30 meter ne sekonde, nderkohe qe dallget e detit jane regjistruar ne 8 balle. Sipas parashikimit te bere nga Meteoalb, gjate javes se ardhshme parashikohet vazhdimesi e motit te paqendrueshem, por me reshje dhe ere me pak te fuqishme se nje nate me pare. Sikurse behet e ditur, ne disa qytete, reshjet e debores kane qene ne mase te madhe. Keshtu, ne Puke ka pasur 6 cm debore, ne Kukes 8 cm, dhe bora e pare ka rene edhe ne Malin e Dajtit ku eshte shenuar 1 cm debore. Nderkaq, edhe reshjet e shiut kane qene te pranishme ne Puke, Shkoder, Tiranes, Kukes dhe Gjirokaster. Sipas institutit "Meteoalb", me shume reshje kane rene ne Puke, ku eshte matur 45 mm shi.

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Temperaturat, sot 4 grade nen zero
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs