LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vizat, Shqiperia me e refuzuara

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Vizat, Shqiperia me e refuzuara   Tue Nov 25, 2008 7:06 pm

Prej nje viti Shqiperia ka nenshkruar marreveshjen per lehtesimin e vizave, por ky fakt nuk ka ndihmuar aspak shqiptaret te levizin me lirshem per ne vendet "shengen" Perkundrazi eshte rritur numrin i refuzimit te dhenies se vizave dhe Shqiperia mban rekord refuzimesh nga te gjitha vendet e Ballkanit. Raporti i Monitorimit per kete marreveshje, i kryer nga "Levizja Evropiane" per 11 muajt e pare te vitit, tregon qarte se shqiptaret jane ende te diskriminuar per marrjen e vizave. Shifrat flasin qarte, per keto muaj 26% te shqiptareve u eshte refuzuar dhenia e vizes nga 23% qe ishte vitin e kaluar. Ne nje kohe qe nje shifer e tille refuzimi per vendet e Ballkanit eshte vetem 14%. Viza shqiptareve, sipas raportit, kryesisht nuk u jepet per mangesi dokumentacioni, kur konsullata mendon se aplikanti ka qellime te tjera, kur mungojne financat apo arsye te tjera. "Marreveshja hyri ne fuqi ne janar 2008 synoi lehtesimin e vizave dhe procedurave te pajisjes per qytetaret si dhe heqjen e tarifes se vizes per kategori te caktuara. Por keto procedura vazhdojne te jene te komplikuara dhe te pa harmonizuara ndermjet konsullatave te ndryshme "shengen", theksohet ne raport. Po keshtu, vleresohet se kostot e aplikimit te vizes per nje qytetar shqiptar shkojne ne vleren 9000 leke, cka e ben nje vize Shengen teper te kushtueshme. "Nje person qe ka udhetuar disa here jashte dhe ne pasaporten e tij figurojne shume viza, nuk perben asnje lloj shqetesimi, atehere per te, mund te aplikohen procedurat lehtesuese", tha Ferit Hoxha, duke vleresuar se ka progres. Por shifrat e raportit, tregojne se vendi yne eshte ende shume prapa ne levizjen e lire te shtetasve. Ne keto kushte te veshtira, Levizja Evropiane dha dje disa rekomandime qe duhet te respektohen nga shtetet per lehtesimin e vizave. Sipas saj, konsullatat qe kane numer te madh aplikantesh, duhet te shtojne kapacitetet per aplikimin per vize dhe periudha te jete sa me e shkurter. Nga ana tjeter, kjo levizje pas 11 muajsh monitorimi, i sugjeron Ministrise se Puneve te Jashtme qe te informoje qytetaret ne lidhje me situaten dhe te merret drejtpersedrejti me problemet e aplikanteve per vize, pavaresisht se ka pasur njefare lehtesimi per kategorite e percaktuara, prej 2%. Po keshtu, sipas kesaj levizjeje Ministria duhet te ndermarre nje fushate sensibilizuese dhe te percaktoje ne buxhetin e saj vjetor, nje ze te posacem per informimin e qytetareve. Detyra u caktuan dhe per qeverine, e cila sipas raportit, duhet te veproje sa me shpejt te jete e mundur per perfundimin e krijimit te regjistrit te dixhitalizuar te gjendjes civile dhe te pajise me te dhena biometrike e pasaporta shqiptaret. "Nje regjim me liberalizues vizash me vendet Shengen, do te diversifikonte preferencat e shqiptareve per sa u perket udhetimeve turistike. Leshimi i vizave afatgjata per akademiket, do te ishte nje zgjidhje e pranueshme, duke u nisur edhe nga praktikat e bashkepunimit ndermjet institucioneve gjate viteve te kaluara", sugjeron kjo levizje.



Te dhena per vizat

Ne vendet e Ballkanit refuzimi eshte vetem ne masen 14%

26% e vizave "shengen" te kerkuara nga shqiptaret, refuzohen

58% e vizave nuk jepen, per mungese dokumentacioni

11% e vizave nuk jepen se konsullata mendon se aplikanti ka nje qellim tjeter nga ai i deklaruar

8% e vizave refuzohen se aplikantet nuk kane mjete te mjaftueshme financiare

4% te vizave nuk jepen sepse aplikimi eshte kryer me pak se nje vit nga refuzimi i meparshem.

26% e aplikimeve per vize nga shqiptaret kerkohen per turizem, 25% per biznes, 22% per vizite tek te afermit dhe 7% per trajnime

5% e aplikimeve kerkohen per arsye punesimi nga shqiptaret

9000 leke I kushton cdo qytetari shqiptar aplikimi per nje vize ne vendet shengen. Aplikim ky teper i kushtueshem per nje vize, kur dihet qe parate jepen pavaresisht vendimit qe merr Konsullata per te dhene apo jo vizen. Nje shume e "panjohur" per vendet e tjera te rajonit.

Shqiperia eshte i vetmi vend ne Ballkanin perendimor qe ndodhet ne pozitat me te pafavorshme kur vjen puna per tu pajisur me viza. 25 % e aplikanteve refuzohen per te marre nje vize, kur ne vendet e tjera te Ballkanit, perqindja e refuzimit te dhenies se vizes eshte vetem 14%. Nje tregues i qarte i ketij diskriminimi.

Arsyeja kryesore e refuzimit te vizave per shqiptaret, eshte mungesa e dokumentacionit. Jane 58 per qind e vizave nuk jepen per kete arsye. Me pas, pjesa tjeter refuzohet per dyshime, se nuk do shkojne per vizite por per qendrime apo per mungese financiare. Nderkohe qe lista e dokumenteve eshte shume e gjate.

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Vizat, Shqiperia me e refuzuara
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Urimet pėr 100 vjetorin e shtetit shqiptar!
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Shqiperia Etnike nga e verteta nė anderr

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com