LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnje: Gripi ,vaksinohen mbi 40 per qind e banoreve te Lushnjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Lushnje: Gripi ,vaksinohen mbi 40 per qind e banoreve te Lushnjes   Sun Nov 23, 2008 6:41 pm

Lushnje - Fushata sensibilizuese kunder virusit te gripit, vendosur nepermjet posterash kudo ne cdo vend ku ka perqendrim popullsie, ka bere qe me shume se 40 per qind e popullsise se qytetit te Lushnjes, te bejne vaksinen antigrip. Kjo eshte edhe shifra zyrtare dale nga specialistet e Drejtorise se Shendetit Publik ne kete qytet, te cilet pohojne se kjo pjese e popullates perfshine te semuret kronike, femijet dhe njerezit e moshes se trete. "Gripi mund te parandalohet, vaksinohuni ne kohe", eshte nje slogan i shkruar mbi postera, te cilat i ndesh ne te gjitha skajet e qytetit te Lushnjes dhe jo vetem ne farmacite e ketij qyteti. Sipas farmacisteve vaksinimi kunder gripit, ne vitet e shkuara behej ne muajt Shtator-Mars dhe efektiviteti i tij zgjat pergjate nje viti nga Shtatori ne Shtator. Ne qytetin e Lushnjes funksionojne 20 farmaci ku ne secilen prej tyre mund t'ju sigurohet sherbimi me shume se 20-25 personave ne dite. Alketa Hyseni njera prej farmacisteve te ketij qyteti, pohon se ne vitet e shkuara vaksinimi ka filluar qysh ne muajt Shtator, ndersa kete vit per shkak te temperaturave mjaft te larta ne muajt e pare te vjeshtes, vaksinimi ka filluar me vone, ku dyndje me te madhe mendohet te kete muaji Nentor. "Fillimi i muajit Nentor ka qene i ngrohte dhe ne menduam se ende nuk kishte ardhur koha e saj, por tani pothuajse cdo kolege e imja pohon se ka fluks vaksinimesh nga qytetare te ndryshem," Sipas mjekeve farmaciste, vjeshta e sivjetshme duke qene e ngrohte ka shmangur renie e gripit, por tashme qe kane filluar shirat, viroza eshte ne prag. Ndersa mjeket patologe bejne thirrje qe vaksina te behet sa me shpejt, pasi fundi i muajit Nentor shenon edhe mbylljen e afatit per t'u mbrojtur nga virozat e stines, viruset dhe gjendjet gripale. Imunizimi i organizimit, sipas specialisteve te Shendetit Publik, fillon ne muajt Shtator, Tetor dhe perfundon ne Nentor. Me pas marrja e vaksines stinore nuk ka asnje efekt mbi organizmin e njeriut. Shumica e qytetareve e kane nisur me vonese imunizimin, edhe per shkak te mberritjes se vaksinave, pas celjes se periudhes se percaktuar. Vaksinat edhe pse mund te ofrohen nga farmacite pas muajit Nentor, nuk jane te vlefshme per organizmin tone.

Xh Beharaj
Gazeta koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lushnje: Gripi ,vaksinohen mbi 40 per qind e banoreve te Lushnjes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gripi i derrave, Shqipėria merr masat e para antivirus
» ABDULLAH ZENELI:NJĖQIND PLAGĖT E TRIMIT(Kambanė kujtese pėr Zahirin)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog