LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 C'fare mund te bejme ne per vendin tone??

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Mon May 26, 2008 1:51 am

Vellėzėr tė Nderuar

Tema pėr tė cilėn zhvillohet ky debat ėshtė mjaftė interesante.. Mendojė se e ka anėn e vet pozitive pasi kėtu nė mėnyrė tė drejtė pėrdrejtė dhe demokratikivisht secili nga ne ka mundėsi pėr tė shpreh mendimin pėr shumė ēeshtje tė cilat janė interesante.
Jemi tė vetėdijėshėm pėr situaten aktuale tė brendshme dh endėrkombtare si nė tė cilėn gjendemi si Komb dhe si Shqipėri.
Por pa marrė parasysh tė gjitha , duhet tė jemi optimist pėr tė ardhėmen si Komb, sepse erėra tė ngrohėta dhe tė favorshme janė duke fryer dhe ardhė.
Fitorja e Demokracisė respektivisht integrimi nė Nato I Shqipėrisė , janė fakte evidente pėr kėtė optimism.
Mendoj se kjo kanė qenė ėndėrra tė kohmotshme ,e gjithė ne shqiptarėve, pėr tė cilėn kemi endėrruar qė sa kohė.
Por, kjo ėshtė njė goditje e forte dhe vdekje prurėse pėr armiqtė e Kombit dhe tė Shqipėrisė.
Kjo ėshtė kėshtu , pasiqė duke u integruar si Komb nė Nato dhe mė pastaj edhe nė Familjen e Madhe Europiane, tė Kombeve tė lira, edhe ne shqiptarėt dhe Shqipėria si shtet njėherė dhe pėrgjithėmonė ,I dhanė fund projekteve dhe Traktateve tė Mėshefta , se kėto Traktate mė nuk do tė kalojnė nė kurriz tė Shqipėrisė dhe tė Popullit Shqiptarė.
Me kėtė u tregua edhe njėherė se Shqiptarėt janė jo vetėm si Komb , por edhe factor jo vetėm nė Ballkan por edhe nė Europė , me fatin e tė cilit mė nuk do tė luhet mė , dhe ata duhet tė vendosin pėr fatin e tyre..
Gjatė Historisė fati ynė ka qenė ashtu I tillė , nga se prej njė territory tė tė cilit gjeografikisht shumė I madh , territory ynė ka qenė tkurrur gradualisht territorialisht, duke u katandisur nė njė copė Shqipėri, si ėshtė mė zi . o Zot , duke u rrezikuar gjithėnjė dhe si ėshtė mė keq.
Vatrat e Stergjyshėrve tanė ilir u tkurrėn gjat historiesė, nga pushtimet dhe sulmet e Barbarėve, duke filluar qė nga Romakėt , prej Sllavėve , e mė pastaj prej Turqve, e gjėrė nė ditėt tona dhe nga fqinjėt .
Duke perjetuar pushtimet e Barbarėve, pasi Romakėt Barbar e quanin ēdo jo romak , ne pėrjetuam tranditje dhe asimilim, duke u zvogluar si numėr.
Mėgjithė pėrpjekjeve pėr t’iu kundėrvenė valėve tė kėtyre fiseve Barbare sidomos Sllave kurrė nuk pushuan.
Ato sulme gjasonin me sulmet e bishave tė egra ēmendurinave tė cilin gjen e kanė tė trashiguar dhe patologjik.
Mėgjithėse Historia sado qė e padrejtė qė ėshtė treguar ndaj nesh , ajo ėshtė duke u ndryshuar kohėve tė fundit , falė erėrave tė reja qė janė duke fryer.
Tash mė ata barbarė, tė cilėt gjėrė vonė ishin edhe tė perkėdhelurit e Europės , u pa se duhet ndėrrojnė kokėn e ēmendur.
Kurse ne si Popull dhe si Komb, gjithėherė kemi qenė pėr paqė.
Askund asnjė vend dhe date nuk e pėrshkruan historia se kemi nxitės lufte por gjithėherė kemi qenė paqė dashes dhe pėr ruajtjen e Paqės.
Pėr hire tė Paqės nė shumė raste kemi sakrifikuar edhe vehten, vetėm e vetėm paqa tė mbretėrojė dhe tė mbretėrojnė edhe me fqinjėt dhe me tjerėt.
Siq dihet kurrė nė jetė gjat historiesė nuk kemi bėrė pushtime , kėtė as ndaj vendeve fqinjė. Andaj mbetet detyrė patriotike qė tė pakten ato troje qė kanė dhe mbeten , jasht trungut tė bashkohen me trungun emė.
Me Skenderbeun nė krye, gjat historiesė , ne mbrojtėm Qytetrimin Europian , kur tė tjerėt , mendojė pėr Fqinjėt tanė , ata gjithėherė kanė qenė Shovenist.
Lufta e Kosovės e 1389, pretendohet nga Serbet tė paraqitet si shpetimtare krishterizmin dhe civilizimin Europian .
Por, realiteti ėshtė krejtė ndryshe , se nė kėtė betejė kanė marrė pjesė jo vetėm serbet, por edhe shqiptarėt , bashkė dhe nė aleancė me shumė popujė ballkanik dhe europian.
Vet Millsh Kopiliqi, qė nė kėtė betejė e vrau Sulltan Muratin nė ēadren e tijė nė Gazimeston , nė Kosovė sipas historianėve dhe dokumentave tė fundit, del ėshtė Shqiptar, nga fshati Kopiliq nė Kosovė, tė cilėt ata serbet pėrpiqen ta bėjnė si tė tyre.
Vėrtetė a nuk ishim ne ata qė u dhamė ndihmė fqinjeve tanė nė kohė tė vėshtira , kur ata vuanin pėr bukė tė gojes, si pėr shembell grekve.
A nuk ishim ata qė gjat pėriudhės sė fashizmit I mbrojtėm Ebrenjtė, kur tė gjithė bile edhe fqinjėt tanė ishin tė pamėshirėshėm ndaj tyre.
A nuk ishim ata kur pasi I mposhtem Italianėt , tė zėnėt rob gjat Luftės sė II botėrore, I ushqyem dhe I mbajtėm nė shtėpi.
Kėtė e bėmė ngase jemi zemėrmirė dhe bujar dhe tė dokumentojmė se jemi tė mėshirėshėm dhe dijmė tė falim dhe nuk jemi bisha dhe hyena tė Karpateve.
Kurse fqinjėt tanė gjithėherė na e kėthyen me tradhti dhe me thikė pas shpine.
Ata me tradheti arritėn tė vrasin shumė e shumė patriot tė ēeshtjeve tė medha Shqiptare, tė cilėn edhe Kinematografia jonė Shqiptare ėshtė pėrpjekur ta dokumentojė nepėrmes tė shumė filmave veēanėrisht tė Filmit psh, ‘’ Udha e Shkronjave’’
E tillė tipa si lloji dhe tipi Ndrio, nė kėtė film , ka patur dhe ka edhe sot dhe do tė kėtė pėrherė nė radhėt tona.
Ata nėn maskėn e misionarėve tė ndryshem, bile jo vetėm tė fesė por edhe tė pėrēarėsve dhe vėllavrasjeve , duke ēfrytėzuar neglizhencėn dhe pakujdesinė tone , kanė arrijt dhe do tė fusin edhe mė tutje fusin konfuzion dhe pėrqarje nė radhėt tona. Kėtė e bejnė pėr tė na larguar nga ndjenja jonė pėr ta dashur Shqipėrinė dhe Shqipėtarėt.
Ata bile edhe shantazhojnė, mu para syve tanė , kurse ne nuk jemi nė gjendje tė kuptojmė dhe tė dijmė pėr kėtė se cilėt janė kėta njerėz tė tillė. Ndriot dhe Lakėnjtė si ai, ka dhe do tė ketė gjithėherė . Ata janė perfidy dhe arma e tyre ėshtė sarkazma dhe shpotitja , fyemja dhe ata do tė thyhen dhe shkrihen si Djalli para Diellit apo Kryqit.
Andaj, tė jemi tė vėmendėshem dhe tė jemi vigjilentė, qė armiku tė mos hyjė nė radhėt tona, port ta demaskojmė

Vetėm atėhere kur jemi unik dhe te bashkuar dhe kur te kemi mirekuptim ndaj njeri tjetrit , kemi forca per bashkim te kombit .
Sepse te ndare dhe te perqare, nuk do te vemi ne cakun e duhur , as si popul dhe as si Komb ne Familjen e madhe te Kombeve te qytetruara .
Sepse po ashtu sot eshte e tmerreshme per nje shqiptar dhe bir shqiptari , kur i i drejtohet vellit tij, me thenjen se .. ti je kominit , se ti je Demokrat , se ti je Enverist , se ti je Titist dhe keso zhargonesh.
Duhet te tregohemi te meshireshem jo vetem ndaj njeri tjetrit , por edhe ndaj armikut i cili pasi kupton te keqen pendohet.
Kjo nuk eshte nje filozofi e koheve te sotme, por nje realitet ne Boten e qytetruar Europiane.
Te marrim si shembull dy Popujt perkatesisht Kombet me te zhvilluara Europiane, siq jane Gjermanet dhe Franqezet.
Keta me shekuj gjat historise, kane qene te armiqesuar dhe ne lufte te perhereshme ,.
Kurse tash jane dhe jetojne ne Paq, pasiqe kane kuptuar se kjo nuk eshte vetem ne interes te tyre, por te mbare Njerzimit.
shpesh eshte per t' u habitur kur diferencohemi sipas Krahinave dhe origjines se Vendit.
Psh, Kur Vlonjati i thote Vellait nga Kosova se Ju jeni Kosovar. Apo Ju qamet jeni te Greqise .
Kjo eshte e tmerrshme , pasi Qameria po ashtu Kosova jane dhe kane qene SHqiperi ,
Pra , nuk eshte e mire te jemi te prirur per te krijuar ndasira dhe perqarje , pasiqe armiqt tane kete presim . Ata presin qe ne te grindemi dhe te perqahemi duke shpenzuar mund se koti Sepse duhet te mesojme nga Historia e shekujve te kaluar , pasiqe duke u grindur jemi vonuar ne shume Vendime te rendesishme qe kane ndikuar ne fatin tone Mbarekombter.
E nese kjo ndodhe qe ne qastin e tashme te vonohemi , Armiqt kete presin duke zgjatur gishtin kah ne dhe te kenaqur per kete te thone;
'' Ja shihni Shqiptaret , keta thoni ju te integrohen ne Europe dhe ne Boten e qytetruae,, dhe si te till nuk meritojne pasiqe nuk jane te denje dhe te pjekur dhe per kete qellim duhet te mbahen '' ne Karantine '' per t'u sheruar nga Hakmarrja, xhelozia , Primitivizmi , Droga , Prostitucioni , Fundamentalzmi.
Pra mbetet ne vetedijen dhe ndergjegjen tone qe te jemi sa me unik , duke mos bere dallime sa i perkete perkatesise fetare dhe krahinore . Duke u bashkuar , ne bashkojme ne kete rast jo vetem Forcen por edhe mendjen dhe keshtu punojme per te miren e Kombit dhe te Shqiperise.
Sepse vetem ne kete menyre mund t'i arrijme ate qfare kemi objektiv , bashkimin , unitetin mbarekombtar qe te dergon ne bashkiimin e Shqiperise Etnike , pa kufij dhe ndarje territoriale te trevave shqiptare.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Jonida1981
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 52
Join date : 16/06/2008

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Tue Jul 01, 2008 5:10 pm

LE TE THONE C'TE DONE BOTA PER NE..... SHQIPTARET JANE POPULLI ME I VJETER NE EUROPE E BALLKAN, KEMI GJUHEN ME TE VJETER, GJE QE VETE BOTA E KANE QUAJTUR " GJUHA MEME", DHE SOT, KUDO SHKOJNE SHQIPTARET, SHPERTHEJNE NE TALENTE DHE REALIZIME TE MUNDESIVE QE U JEPEN. JEMI KRENARE DHE PIKE...!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Mel C
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Tue Jul 01, 2008 5:12 pm

ii ii ii ii

Bravo Jonida !!!

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
TAPA-aka-EPPK
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 198
Join date : 10/05/2008
Location : Kuala-Peqin (Malaysia)

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Fri Jul 04, 2008 12:15 pm

Bravo bravo...po ce na duhet ne jemi ma i vjetri apo jo...cfare ne mund te bejm per kete vend qe dita dites shkon mrapa...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://peqini.com
era
Antar i respektuar


Numri i postimeve : 311
Join date : 08/05/2008

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Fri Jul 04, 2008 11:37 pm

krenare jemi te gjithe shyqur
por smjaftojne vetem fjalet duhen dhe veprat. sic e ka thene dhe tapa pyetja eshte se cfare duhet te bejme per vendin tone? paksa e veshtire...por mendoj sikur te mblidhemi te gjithe bashke si ata qe jane jashte shqiperise dhe brenda saj te bashkpunojme per nje jete me te mire... dhe kjo do pune goxha...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Thu Aug 28, 2008 6:13 pm

Krenar per shqiperine???
per nje vend qe te jep nje pasaport tek e cila dyshon gjithkush??? Jo, jo, jo.

Nuk jam krenare, porse me fat qe jam shqiptare vetem kur e krahasoj veten time me nje afrikane (me siguri disa prej tyre jane me keq se ne).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
TAPA-aka-EPPK
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 198
Join date : 10/05/2008
Location : Kuala-Peqin (Malaysia)

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Fri Aug 29, 2008 5:03 am

Burbuqe shkruajti:
Krenar per shqiperine???
per nje vend qe te jep nje pasaport tek e cila dyshon gjithkush??? Jo, jo, jo.

Nuk jam krenare, porse me fat qe jam shqiptare vetem kur e krahasoj veten time me nje afrikane (me siguri disa prej tyre jane me keq se ne).

Burbuqe krenar duhet me qen....si do qe eshte aty lindem edhe duhet t ejemi falenderues per kete.......


Per shqiperin mendoj se ka shum me bo....psh hapin e pare duhet ta hedhin te gjithe ato je jetojn jasht...te kthehen me dituri e zgjuarsi te fillojn te ndryshojn pak mentalitetin.. ta fillojn nga familja shoqeria etc etc..... edi qe ehste dicka e veshtir por sic e thote adidasi as i gje nuk ehste e pa mundur..... pastaj me punu me kontribu diturin dhe edukaten...kjo do jete nji inisiative e e bukur dhe me sukses....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://peqini.com
polskaALB
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 146
Join date : 09/05/2008
Age : 31

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Fri Aug 29, 2008 12:01 pm

Burbuqe shkruajti:
Krenar per shqiperine???
per nje vend qe te jep nje pasaport tek e cila dyshon gjithkush??? Jo, jo, jo.

Nuk jam krenare, porse me fat qe jam shqiptare vetem kur e krahasoj veten time me nje afrikane (me siguri disa prej tyre jane me keq se ne).

duhet te ndjehesh krenare per historine dhe lashtesine e kombit tend,per kulturen dhe traditat kombetare...Ndersa per pasaporten mos harro qe keto gjera ndryshojn me kalimin e kohes...

NESE HUMB KRENATIA NDAJ KOMBIT KOMBIT ,KA HUMBUR I GJITHE KOMBI....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.com
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Fri Aug 29, 2008 12:49 pm

te nderuar krenar te shqiperise!!!

Sipas jush perse duhet te jem krenare?

Per historine e vendit tone? Cila histori? Me jepni nje burim ku mund ta lexoj historine e vertet te shqiperise, pikerisht ate qe ka ndodhur.

Te vetmen histori te sakte qe une di eshte nga vitet 45 e ketej sepse e kam degjuar ose nga gjyshi ose nga te aferm... Dhe sinqerisht e kam, nuk jam aspak krenare...

Nacionalismi eshte ndjenja me e rrezikshme, une ja kam friken!!! Sot ka ardhur dita qe njeriu i ka harruar se cfare jane kufinjte, une jam njera prej tyre...

Une nuk po them se do zgjidhja te lindja me ndonje vend tjeter, porse edhe po te kisha lindur diku tjeter e njejta gje do ishte, nuk do kisha aspak krenari .

Une jam me fat qe jam shqiptare, sepse do ta kisha jeten me te veshtire, po te kisha lindur diku nga afrika, porse aspak krenare per nje cope toke, qe mund ta gjesh gjithandej ne bote...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
polskaALB
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 146
Join date : 09/05/2008
Age : 31

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Sat Aug 30, 2008 12:44 pm

une se di se cfare historie ke lexuar ti,por po te them qe po te kerkosh do te gjesh shume material mbi historine shqiptare..harroji vitet e errta te kumunizmit sepse ato ishin vitet me te poshtra qe ka pasur historia shqiptare....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.com
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Sat Aug 30, 2008 5:48 pm

te lutem o polskALB rri me kembe ne toke!!!

Me thuaj ate qe ka ndodhur para komunizmit? je krenar per mbreterine??? per ata tradhetaret qe na shiten per bukene gojes?
apo per dy luftra te humbura si mos me keq?? me thuaj ti: pse kosova ngeli jasht kufijve?

o polskAlb, neve kemi patur vetret histori, porse ajo qe ne lexojme eshte nje perralle me mbret...me thuaj ti, ca ke mesuar ne histori? ke mesuar per shpaten e gjergjit qe ishte e rende, dhe per kali e tij te bardh??? Po ky eshte turp i kohes, ne histori te tregosh perralla. Apo ke mesuar ne vitin e IV se si ju prish rrota e karroces Qemailt kur donte te ngrinte flamurin...
Po mire, pse nuke kemi studjuar komunizmin neve te rinjte? Ajo eshte pjese e historise, e mire apo e keqe, ne duhet te dijme me saktesi se cfare ka ndodhur, eshte pjesa jone, kemi te drejte ta dime...
Ne nje liber historie nuk ka ndjenja; jo turku i keq dhe gjergji i mire. une dua te di historine dhe jo perrallene Gjergjit.

Nejse mo, akademiket tane i ka zene gjumi...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
polskaALB
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 146
Join date : 09/05/2008
Age : 31

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Sun Aug 31, 2008 11:35 am

Burbuqe shkruajti:
te lutem o polskALB rri me kembe ne toke!!!

Gjthmon jam realist burbuqe dhe nuk jam entuziast...


Burbuqe shkruajti:
Me thuaj ate qe ka ndodhur para komunizmit? je krenar per mbreterine??? per ata tradhetaret qe na shiten per bukene gojes?
apo per dy luftra te humbura si mos me keq?? me thuaj ti: pse kosova ngeli jasht kufijve?

Jam krenar per rilindasit tane,jam krenar per ali pash tepelenen ,jam krenar per Fan nolin se mbretin nuk e shikoj me sy,jam krenar per ismail qemalin,jam krenar per hasan prishtinen ,isa boletinin, bajram currin ,Adem Jasharin...etj etj

Burbuqe shkruajti:
o polskAlb, neve kemi patur vetret histori, porse ajo qe ne lexojme eshte nje perralle me mbret...me thuaj ti, ca ke mesuar ne histori? ke mesuar per shpaten e gjergjit qe ishte e rende, dhe per kali e tij te bardh??? Po ky eshte turp i kohes, ne histori te tregosh perralla. Apo ke mesuar ne vitin e IV se si ju prish rrota e karroces Qemailt kur donte te ngrinte flamurin...
Po mire, pse nuke kemi studjuar komunizmin neve te rinjte? Ajo eshte pjese e historise, e mire apo e keqe, ne duhet te dijme me saktesi se cfare ka ndodhur, eshte pjesa jone, kemi te drejte ta dime...

po ky pra eshte problemi qe historia jone u shkruajt gjate kohes se monizmit edhe na u shkruajt me perrallat sllavo-komuniste dhe tani kemi shume PAK njerez te paster per tna rishkruar historine....

Burbuqe shkruajti:
Ne nje liber historie nuk ka ndjenja; jo turku i keq dhe gjergji i mire. une dua te di historine dhe jo perrallene Gjergjit.

ta thash edhe me siper qe keto perralla na i solli munizmi famekeq...

Burbuqe shkruajti:
Nejse mo, akademiket tane i ka zene gjumi...

vetem per nje gje e pergezoj saliun qe e shkriu ate akademi sepse akademiket tone rrinin kot vetem duke pire raki gjith diten dhe asnje pune nuk benin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.com
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Sun Aug 31, 2008 12:34 pm

Ca ishte kjo e fundit o polska se nuk e paskam degjuar??? Pse si funksiononte akademia me perpara???

Na lajmero mos u bej egoist t'i mbash lajmet per vete Laughing Laughing Laughing
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
polskaALB
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 146
Join date : 09/05/2008
Age : 31

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Sun Aug 31, 2008 2:03 pm

Burbuqe shkruajti:
Ca ishte kjo e fundit o polska se nuk e paskam degjuar??? Pse si funksiononte akademia me perpara???

Na lajmero mos u bej egoist t'i mbash lajmet per vete Laughing Laughing Laughing

ky lajmi beri buj moj burbuqe...cudi qe se paske degjuar.. Wink Wink
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.com
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Sun Aug 31, 2008 2:22 pm

Po thuaje te shkreten cfare eshte, se edhe pse ka bere buje, une nuk e kam degjuar!!!

Nuk i lexoj gazetat cdo dite... Laughing
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
polskaALB
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 146
Join date : 09/05/2008
Age : 31

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Mon Sep 01, 2008 5:37 pm

gazetat perdite as une nuk i lexoj sepse nuk jam ne shqiperi...
kerko edhe do e gjesh lajmin sepse u mesove keq.. RazzVery Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.com
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Thu Sep 04, 2008 1:54 pm

Razz Razz Razz
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

MesazhTitulli: Cfare mund te bejme per vendin tone?   Wed Jul 28, 2010 1:15 pm

Ne radhe te pare ne duhet te dime se ēfare jemi.
Jemi dele apo Ujqer
Oh ! Sa e veshtire te te kuptosh,te duash,te ecesh perpara!
Ne ēdo hap, gjate rruges se gabuar,behet gjithmon me e veshtire qe te pranosh te kthehesh prapa ne fillimin e gabuar dhe te pranosh qe ke humbur kohe dhe energji.
Ligesia eshte nje fenomen specifikisht njerezor.Eshte regres per te eliminuar ate qe eshte specifikisht njerezore:Arsyen,Dashurine,Lirine.
Kafsha nuk mund te jete e lige,ajo vepron sipas instiktiteve te saja per te mbijetuar.
E liga eshte tentativa per te trasformuar boten njerezore ne bote ēnjerezore.
Jemi dele apo ujqer?
Kur sillemi si dele kemi nevoje per lider qe te vendosin per ne dhe te mbajne pergjegjsine per ne.
Por ne qofte se jemi dele perse jeta jone eshte kaq ndryshe nga jeta e deleve? Nje histori e shkruar me gjak:Hitleri,Stalini,Enveri.
Keta njerez nuk ishin vetem;kishin me mijra njerez qe per 'ta torturonin e vrisnin,jo vetem me deshire,por edhe me qejf,athere ?
Njeriu per njeriun ujk? ( Hobbes)
Por jo te gjithe ama.Athere jemi ujqer nen lekure deleje?
Apo nje minorance ujqesh qe jeton perkrah deleve?
Ujqerit duan te vrasin, delet i ndjekin,bile ujqerit dergojne delet per te vrare ,mbytur.Delja bindet,jo pse i pelqen,por sepse do qe te ndjek,eshte militante.Dhe pastaj krijohen lloj historish ,per t'i bindur delet qe te veprojne si ujqerit,me arsye fisnike dhe te duartrokitura.
Kohet po kthehen prapa,njeriu po e kerkon pergjigjen tek regresi.Per Berserks teutonik,(luftetar legjendar norvegjez),njeri normal ishte ai qe ishte i afte te vepronte si nje kafshe e eger,njeri qe sot do te quhej psikotik (i semure).
Liria e zgjedhjes nuk eshte nje dhunti formale abstrakte qe e ke apo nuk e ke.Eshte para se gjithash nje funksion i struktures se karakterit te nje personi.Disa nuk e kane lirine e zgjedhjes se te mires sepse struktura e karakterit te tyre nuk eshte ne gjendje te reagoje ne harmoni me te miren.Njeriu i pavendosur eshte ai qe ka problemin e lirise se zgjedhjes.Ketu nje rol te madh luan vetedija.
Vetedija mbi ate qe eshte e mire apo e keqe.
Po a kemi vetedije ne ? Sepse vetedija eshte ndryshe nga dituria teorike e asaj qe quhet e mire apo e keqe ne sistemet morale.
Vetedije do te thote qe personi ben ate qe meson nga vetja,duke eksperimentuar,duke provuar,duke pare te tjeret dhe ne fund,duke fituar nje bindje dhe jo nje opinion te papergjegjshem.
Kam frike se ne dime te bejme vetem nje gje te shohim te tjeret dhe te bejme si ata?
Historia i perket se kaluares,dhe sherben vetem per gje ,si mesim per te ardhmen,e cila do te jete ashtu si ne do ta ndertojme.
Pershendetje Agim Shkodra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leona
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 13
Join date : 22/04/2010

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Fri Aug 13, 2010 7:31 pm

Gjdo gje do te benim ne per vendin tone po te jemi me te sinqert ne mes veti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Fri Aug 20, 2010 12:13 pm

Ne ē'kuptim sinqeriteti mes nesh ben qe ne mund te bejme gjithēka?
Cfare eshte sinqeriteti qe paska aq fuqi sa mund te beje gjithēka?
Nene Tereza ne nje shprehje te saj thote :" Sinqeriteti nuk eshte gje tjeter veēse te jesh i perulur,dhe perulja fitohet duke i pranuar ofendimet".
Pra ne kuptimin e mesiperm duhet dore nga krenaria,por nje popull si populli yne a mund te beje kete gje?
Sinqeriteti eshte kurorezimi i miqesise,por a jemi ne ne gjendje te kemi miq te vertete?
"Miqesija eshte e vetmja gje ne bote qe preokupohet per te mirat qe personat, se bashku,bien dakord te arrijne. " thote filozofi Artur Shopenhauer,por miqesija e kesaj bote i ngjan loteve te nje prostitute,premtimeve te nje politikani,patriotizmit fallco,eshte gjithmon nje dukje e jashtme dhe zhgenjyese,miqesija eshte gje e mire kur mbeshtetet mbi raporte te drejta te besnikerise dhe sinqeritetit.
Une nuk besoj qe sinqeriteti mund te beje gjithēka,por di nje gje mund te beje gjithēka,ai eshte besimi ne Zotin.
Pershendetje Agim Shkodra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leona
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 13
Join date : 22/04/2010

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Fri Aug 20, 2010 11:55 pm

Nese ju nuk jeni i sinqerte ndaj meje apo ndaj shokut tende, apo une ndaj te tjerve si do te munde te mendoj dicka te mir per vendin tim jo ne nuk arim ti ndaj ngjyrat ne radhe te pare e pastaj te bej gje me shum per vendin, sinqeritet eshte te jesh i drejte ndermjet njerzive dhe te mos ia mendosh xhelozin te tjetrit nese ai arin diq me shum se une apo ti, nese te gjithe dio te ishimm te drejte njeri me tjetrin do te arim te bejm diq me shum per cdo gje qe don vendi yne. Ndersa me shere e korupcion asgje nuk arihet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Sat Aug 21, 2010 12:56 pm

Ju mendoni se sinqeriteti eshte nje themel ku mund te mbeshtetesh per te bere diēka per vendin,eshte e veshtire ta besooj!
Por po te pergjigjem se ēfare mendoj une per problemin ne fjale.



Realiteti nuk kerkon thjesht ndryshim pushteti,
por ndryshim elite, vlerash dhe filozofish politike
Ki miresine te me degjosh pak dhe po te jete se je dakord ti dhe te gjithe ata

qe na lexojne, le te arsyetojme.
Ne bote ndodhen tre grupe njerezish :

– Njerezit e mire

– Njerezit e keqinj

– Dhe njerezit e mesem, qe perbejne shumicen, qe nuk spikasin ne grupine pare

dhe as ne ate te dyte.

Deri tani ne pergjithesi jemi drejtuar nga te

keqijte, dhe gjendja aktuale ne te cilen ndodhemi le shume per te deshiruar.

Le te provojme qe te drejtohemi nga “TE MIRET”.

Problemi i pare qe lind eshte – Kush quhet i mire, i keq ?

Ne dime me ekzaktesi ate qe quhet i keq, qe ka pak a shume keto

karakteristika:

- Premton dhe nuk mban fjalen

- Lejon dhe ben korrupsion

- Lejon dhe ben krime

- Lejon dhe vjedh shtetin dhe popullin

- Lejon dhe kompromentohet

- Nuk eshte i drejte ne gjykimet dhe vendimet e tij

- Ofendon dhe nuk respekton te tjeret

- Lejon dhe perfiton ne menyre te padrejte

- Perdor dhunen aty ku duhet perdorur arsyeja

- Kur eshte maxhorance nuk respekton minorancen

- Kur eshte minorance nuk i bindet maxhorances

- Nuk sakrifikon interesin e tij per hir te atdheut

- Behet agresiv kur kercenohet interesi i tij

- Kur qellimi kryesor eshte dalja ne krye dhe jo me ate qe ben t’i sherbej

atdheut

Dhe mund te vazhdoja dhe te vazhdoje edhe ti edhe te tjeret me tej.

Per logjike ai qe nuk ben keto gjera ka perspektive te jete i mire.

Problemi i dyte: Keta ,”TE MIRET”, si mund te aktivizohen, stimulohen,

kontrollohen, perzgjidhen, kriteret e perzgjedhjes etj. etj.

Problemi i trete: Denimi me vdekje.

Vleresimi i jetes se tjetrit fillon me vleresimin e jetes tende. Kemi

vleresuar, ne teori, jeten tone dhe per pasoje kemi thene te jetoje dhe

tjetri. Por kur tjetri nuk e vlereson jeten e tij, per momentin, le te vdese,

me pas, kur shume gjera te jene ndryshuar do te ndryshoje dhe ky ligj.

Mendoj se ka ardhur koha per te bere nje thirrje gjithe opinionit publik

shqiptar, mbi 25 vjeē:

- Financier, ekonomiste, ekonomiste politikė, specialistėve te shkencave

politike, juridike, sociale, intelektualeve te sferave te ndryshme:

1) Te gjithe atyre qe e duan Shqiperinė, shqiptaret kudo qe ndodhen neper

bote.

2) Qe duan te kontribojne per permiresimin e gjendjes ne Shqiperi

– Nuk mund te rrime me indiferent

– Nuk mund te rrime me spektatore te kesaj situate te pashembullt

– Nuk mund te jemi me qytetare te Shqiperise pa kontribuar per te

– Nuk mund te jemi me atdhedashes pa dashuri konkrete per atdheun

– Jemi bere si delet pa barinj, kemi marre nga syte kembet

– Ka ikur koha e fjaleve, tani eshte koha e veprave, jo per vete, por per

Shqiperine.

3)Vendi ka nevoje per drejtim me drejtesi :

– Nje pushtet legjislativ real, me shqiptare qe njohin drejtesine, por mbi te

gjitha qe jane te drejte, te ndershem, dhe me karakter

– Nje ekzekutiv qe i pergjigjet realitetit, Parlamentit, detyrave te se sotmes

dhe te ardhmes me persona qe dijne te mbajne pergjegjsi, kane kompetenca,

ndershmeri, drejtesi dhe seriozitet.

– Nje pushtet gjyqesor qe zbaton ligjin, ai ne radhe te pare: “Te gjithe jemi

te barabarte para ligjit”; qe nuk e shkel ate, por e zbaton ne perputhje me

standartet europiane e boterore me te mirat. I perbere nga juriste qe dine, qe

kane dhe qe jane te ndergjegjshem per rolin e tyre.

– Organe te garancise se funksionimit te regullt ligjor:

1) President te zgjedhur nga populli, dhe jo nje kukull te kompromiseve

partiake

2) Nje gjykate kushtetuese, sovrane ne ēeshtjet e kushtetutes dhe kur s’eshte

ne gjendje per sovranitet t’i drejtohet Sovranit, popullit.

Duke dashur qe te hyjme ne keshtjellen e Europes me idealet e

socialdemokracise, neve, populli, shoqeria publike ja deleguam aspiratat,

ndjenjat, problemet, deshirat, endrrat, “PERFAQSUESVE” tane dhe ata na e kane

shperblyer ne kete menyre: Kemi marre malet, nga syte kembet, pa barinj, kemi

zbritur nga mali ne koder dhe kush na gjen po na shqyen, jemi bere mish per

top… te vazhdoje me?

Mendoni se ka ngelur ndėr ne, nė popull ndonje grimce ideali, dėshire… per te

ndryshuar kete gjendje? Qytetari, ky person i “panjohur”, sepse ne fakt,

shqiptari i mesem, ose nese preferoni njeriu i rruges, eshte nje figure e

papercaktuar, nje nenshtetas, anonim, jo protagonist, nje person i

pandergjegjshem per forcen e tij ne shoqeri. Nje person qe nuk shkruan ne

gazete, qe nuk merr pjese ne programe televizive, qe nuk telefonon per te

protestuar apo per te kerkuar te drejten e tij, qe me fjale te tjera nuk ben

asgje qe te degjohet zeri i tij, qe nuk ben asgje qe te ndjehet prezenca e

tij. Nje popull heretik. (Herezia vjen nga fjala greke “HAIRESIS”, qe do te

thote – Zgjedhje) Qytetari yne ka aq shume frike nga kjo fjale, saqe e

konsideron ate blasfemi.

Po e mbyll me keto fjale: Ata qe frikesohen nga ajo qe i rrethon nuk mendojne

per ndryshim, sado te mjerueshme qe te jene kushtet e tyre. Njerezit qe sulen

ne sipermarje te nje ndryshimi te madh, zakonisht ndjejne se kane ne zoterim

nje pushtet te parezistueshem.

A kane ngelur valle tek ne? Kjo eshte sfida

per ēdo shqiptar. Pėrballė sfides eshte Zgjedhja-Herezia.

Pershendetje Agim Shkodra.[/[/size]s[/size]ize]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 34
Location : Athens

MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Sun Aug 29, 2010 8:28 pm

Te jemi me aktive ne jeten shoqerore,politike,ekonomike,kulturore. Te jemi te afte te marim vendime individuale, te cilat do ndihmojne ne realizimin e qellimeve ne te ardhmen.
Dmth te marim ne fatin ne duart tona dhe ta drejtojme ne atedhe jo ai ne, qe mos te jemi ne meshire te fatit duke pritur qe zoti te dergoj eren tek velat e anijes tone dhe te dalim ne buze te detit. Po nuk i dhame lopatave nuk do te dalim kurre ne breg.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: C'fare mund te bejme ne per vendin tone??   Today at 5:59 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
C'fare mund te bejme ne per vendin tone??
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e lashtė
» Vera Kurti:Dhimbjet e mesit dhe disa keshilla per ti lehtesuar ato..!
» Kriteret pėr tė pėrfituar bursė
» Gruaja qė bėn ēudira
» Sadik Bejko: Mbi mitet dhe ēmitizuesit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog