LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Facebook: Burgu i 150 milionė vetėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Facebook: Burgu i 150 milionė vetėve   Fri Nov 21, 2008 1:16 pm

Nė fillim u shpikėn e-mail-et dhe menjėherė pas tyre ēatet, vėrtet mundėsi tė jashtėzakonshme pėr t‘u takuar virtualisht dhe pėr ta bėrė botėn mė tė vogėl. Tani, njė risi e re nė ambientin teknologjik po bėn revolucion. Bėhet fjalė pėr rrjetet sociale, ku padyshim nė krye qėndron "Facebook"-u, qė jo mė kot ėshtė konsideruar edhe si numri njė nė botė pėr sa u pėrket kontakteve. Sa mė shumė pėrhapen sot kėto sisteme dixhitale qė na lejojnė tė komunikojmė nė ēdo kohė, gjithmonė e mė shumė rritet edhe numri i personave qė bien nė "kurthin" e tyre.

Tė bėjnė tė humbasėsh orė tė tėra pėr tė kontrolluar nėse tė kanė ardhur mesazhe, pėr tė shkruar, ose pėr tė lexuar komentet qė na kanė dėrguar miqtė, pėr tė mos folur pastaj pėr humbjen e intimitetit. Gjithmonė e mė shumė njerėz sot nuk arrijnė tė punojnė tė qetė dhe kėrkojnė me ēdo kusht njė rrugėdalje pėr t‘u kthyer nė jetėn e tyre normale. Sepse, "Facebooku"-u u ka prishur qetėsinė. Ndoshta ėshtė kjo arsyeja se pėrse shumė ndėrmarrje shtetėrore apo private, pėrveē administratave publike, kėrkojnė qė tė mbyllin aksesin pėr tė hyrė nė tė gjatė orarit zyrtar tė punės. Sepse, nė epokėn e "Facebook"-ut, jeta normale nuk ekziston mė. Pėr shumė njerėz, tė bėhesh pjesė e rrjetit social mė tė pėrdorur tė momentit mund tė jetė njė gabim i pandreqshėm.

"Pas dy muajsh u kėrkova miqve tė mi qė tė dilja prej aty dhe ata tė dėshpėruar mė thanė se nuk dinin se si bėhej. E provuan, por nuk mundėn dot", tregon njė biznesmen i njohur amerikan. Rrjeti social mė i pėrhapur nė botė, i krijuar nė vitin 2004 nga njė student i Harvardit, Mark Zuckerberg, qė ka kaluar edhe rivalin e tij tė drejtpėrdrejtė "MySpace", gjendet nė 20 versione tė ndryshme gjuhėsh nė tė gjithė botėn dhe numėron mė shumė se 150 milionė pėrdorues. Nėse nė Amerikė ka disa vite qė po korr sukses tė paparė, nė Evropė po njihet gjithmonė e mė shumė kėto dy vitet e fundit. Sekreti i gjithė kėsaj? "I shpejtė, i menjėhershėm, i personalizueshėm.

Mjafton tė regjistrohesh dhe tė zotėrosh njė pasuord", tregojnė pėrdoruesit. E nė fakt, pėr tė hyrė mjafton tė krijosh njė profil me ēfarėdolloj tė dhėnash dhe fotografie, e pastaj je gati pėr t‘u lidhur me tė njohur, miqtė e t‘u, ose miqtė e miqve, apo persona me interesa tė pėrbashkėta. Pas shumė vitesh mungesė, aty mund tė gjesh ish-shokėt e shkollės, studentė, ish tė dashurit, fansa, tifozė, por edhe komunitete kulturore, ose me interesa politike. Pastaj nisin bisedat, pyetjet e zakonshme se ku ke qenė gjithė kėtė kohė, ēfarė ke bėrė dhe shfletimi i albumeve me fotografi njė pėr njė pa pėrtuar. Mė fatlumėt, ata qė kanė internet nė telefon, i bėjnė herė pas here rifreskim statusit tė tyre, ose i pėrgjigjen shpesh pyetjes standarde nė fillim tė faqes: "Ēfarė je duke bėrė nė kėtė moment". Me pak fjalė, nė ēdo moment mund tė shtosh ēfarė tė duash, por kjo varet edhe nga objektivi qė kėrkon tė arrish.

Lind pyetja, a ėshtė i dobishėm? I mrekullueshėm pėr t‘u njohur me tė tjerėt dhe pėr tė gjetur punė, asistencė, kontakte tė dobishme. Jo mė kot, edhe Barak Obama u mbėshtet nė kėtė sistem marrėdhėniesh pėr t‘u zgjedhur nė Shtėpinė e Bardhė. Sipas tė dhėnave, ka pėrdorues ku numri i miqve u shkon nga 5 deri nė 8 mijė, pavarėsisht se shumė prej tyre as qė e dinė se kush janė. Por, pavarėsisht anėve pozitive, njė nga gjėrat mė stresuese ėshtė se kur regjistrohesh tė duhet tė japėsh me patjetėr njė adresė e-mail-i qė shndėrrohet nė makth nėse ėshtė ai qė ti pėrdor ēdo ditė, sepse ēdo gjė qė ndodh me ty apo miqtė e t‘u tė vjen nė postėn elektronike brenda pak sekondave.

Pėr kėtė arsye ėshtė mė mirė qė tė japėsh njė adresė e-mail-i sekondare, kurrsesi atė tė punės. Sepse aty vijnė me mijėra kėrkesa nga njerėz pėr t‘u bėrė shokė, ose pėr tė nisur njė marrėdhėnie tė re shoqėrore. Pikėrisht aty nis ankthi pėr tė kėrkuar qetėsi. Nėse e mban hapur gjatė gjithė kohės postėn tėnde elektronike, do tė vijnė tė paktėn dhjetė mesazhe nga "Facebook"-u brenda ditės, duke na bezdisur dhe prishur punė nė momentet mė tė papėrshtatshme tė ditės; sepse do apo s‘do kureshtja tė shtyn t‘i shohėsh. "Sigurisht qė nuk mund tė pretendosh pėr intimitet, duke qenė se je bėrė pjesė e kėtij rrjeti me dėshirė. Pėr mė tepėr, kur futesh aty, tė gjithė e dinė se nuk mund tė flitet pėr privatėsi", tregon njė 26-vjeēare njujorkeze, qė pranon se edhe tė dashurin dhe punėn e ka gjetur pėrmes kontakteve nė "Facebook". Megjithatė, ashtu si pjesa mė e madhe e brezit tė saj tė rritur nė epokėn e dixhitalizimit, ajo ėshtė e bindur se di t‘i ruajė marrėdhėniet brenda kufijve tė lejuar.

Pėr mė tepėr, jep edhe kėshilla pėr tė mos qėndruar "tė burgosur" pas tij. "Pėr ‘tė shpėtuar‘ nuk ėshtė e thėnė t‘u tregosh tė tjerėve se ēfarė bėn. Mė mirė akoma nėse nuk i bėn tė gjithė miq". Eh, nė fakt, ka tė drejtė, sepse kėshtu ėshtė mė e thjeshtė qė shefat ta kuptojnė qė sot nuk ke dėshirė pėr tė punuar, apo se ēfarė bėn nė momente tė caktuara gjatė orarit tė punės. Mbi tė gjitha, duhet tė jemi tė kujdesshėm pėr tė mos treguar gėnjeshtra qė mund tė zbulohen thjesht ("Ishe nė punė? Po ti nė ‘Facebook‘ kishte shkruar qė kam dalė pėr tė bėrė shoping nė njė dyqan shik!" Pėr shumė pėrdorues frika mė e madhe ėshtė ajo e ftesave: "Mė mirė tė mos e pranosh ftesėn e dikujt qė nuk e njeh mirė, se sa tė ndryshosh ide dhe tė detyrohesh ta fshish nga lista e miqve", shpjegojnė pėrdoruesit.

Ėshtė e vėrtetė qė mund ta fshish mė vonė, por kjo gjė kuptohet dhe shpesh ju bėn tė ndiheni keq. "Facebook"-u ėshtė vėrtet i keq pėr ata qė nuk i njohin kėto rregulla. Pėr ata qė ende nuk e dinė, ka edhe njė mėnyrė tjetėr mė tė mirė akoma pėr tė qenė tė lirė: tė zgjedhėsh opsionin ku mund ta fshish profilin tėnd, por problemi ėshtė se ata qė bėhen pjesė e tij nuk dalin dot kollaj, sepse "Facebooku"-u tani ka "pėrpirė" rreth 150 milionė njerėz qė nga 2004-a.


Gazeta: Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Facebook: Burgu i 150 milionė vetėve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sanxhakun e qelė "sabahi" me ushtrin e vetė, nė krye me shqiptarin Muhamer Zukorliē
» Kush ėshtė vajza tė cilėn nė 19:30 e presin nė "randez-vous" mbi tre milionė shqiptarė!
» Krajka: Kėnga e Vaēe Zelės qė u kėndua vetėm njė herė
» Rexhep Rifati:Flladi i lirisė qė u shndėrrua nė uragan mėvetėsie, lirie e demokracie
» Prof. dr.sc.Akil Mark Koci:"Vogėlushja pianiste, Gaia Sokoli, mahnit publikun italian e jo vetėm"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog