LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kongresi i Lushnjes: Nje guxim kombetar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Kongresi i Lushnjes: Nje guxim kombetar   Mon Nov 17, 2008 7:34 pm

Me 21 te janarit qe shkoi u mbush dyzetvjetori i Kongresit te Lushnjes, i cili u mblodh ne disa rrethana shume te veshtira per kombin tone. Shqiperia ishte njohur si shtet i pavarur, me 1913, por ēfare shteti! Gjysma e saj kish mbetur jashte kufijve, perbrenda ziente anarkia me e plote: Kunder Qeverise se Ismail Qemalit ne Vlore, mbinte Qeveri e Esad Toptanit ne Durres. Aventurieret e brendshem menduan se gjeten shesh te bejne rremuje, ndersa armiqte e jashtem, te pangopur me ato pjese qe kishin rrembyer, u sulen mbi shtetin e ri gjysmak me qellim qe ta copetonin fare: Greket e shkretuan Toskerine me zjarr e me hekur, serbet shkelin Shqiperine e veriut, malazezet hyjne ne Shkoder mbas nje qendrese heroike te atij qyteti. Patriotet shqiptare nuk dinin se nga t’i jepnin. Forcat e erresires perbrenda ishin te shumta dhe armiqte e jashtem ishin teper te forte per ate popull te vogel. Nje princ gjerman qe u dergua si mbret i Shqiperise prej fuqive te medha, zbriti ne Durres ne mars te vitit 1944 dhe u shtrengua te largohej ne shtator te atij viti. Levizja e Rebeleve ne Shqiperine e mesme dhe versuljet e grekeve ne Shqiperine e jugut po e benin te pamundur organizimin e nje shteti shqiptar. Ne kete kohe pelcet Lufta e Pare Boterore dhe Shqiperia shkelet prej ushtrive nderluftuese austro-hungareze, italiane dhe frenge.

Me mbarimin e Luftes Boterore, problemi shqiptar dilte m’i koklavitur akoma: Traktati i fshehte i Londres (i nenshkruar me 1915) i premtonte Italise Vloren me qarkun e saj dhe nje fare protektorati mbi Shqiperine e mesme, mbasi te merrnin greket Shqiperine e jugut dhe serbo-malazezet ate te veriut. Ne baze te ketij traktati, Italia vazhdonte te mbante te pushtuar Vloren dhe ca krahina te tjera shqiptare duke perkrahur njekohesisht nje Qeveri kukull ne Durres, me ane te se ciles donte te siguronte protektoratin mbi Shqiperine e mesme. Ne vazhdim te kesaj vije politike, nenshkroi me Greqine, me 1919, marreveshjen Tittoni-Venizelos, e cila ia njihte Greqise kerkesat mbi Shqiperine e jugut me kusht qe edhe Greqia ta njihte sundimin italian mbi pjesen tjeter te Shqiperise. Natyrisht, edhe Jugosllavia, qe kish dale nga lufta si femije e perkedhelur e fuqive te medha, nuk do te mbetej me duar thate; do te shqyente edhe ajo nje cope nga veriu duke perfshire ndoshta edhe Shkodren.

Keto ishin planet e jashtme mbi Shqiperine. Dhe Konferenca e Paqes, qe u mblodh ne Paris me 1919, kerkonte ta zberthente problemin shqiptar ne mbeshtetje te ketyre planeve. Gjendja dukej fort e deshperuar, shpresat dukeshin te humbura. Shqiperia s’kish asnje perkrahje te jashtme perveē zerit te fuqishem te Presidentit Wilson te Amerikes. Presidenti Wilson ish nje njeri idealist qe besonte ne drejtesine, ne perparimin moral te njerezise dhe parimet per te cilat vendi i tij kish hyre ne lufte u mundua t’i mbronte gjer ne fund. Presidenti Wilson ish nje nga te rrallet burra shteti qe ate ēka flasin e kane megjithe mend dhe qe e perdorin gjuhen, jo per sofizma e dredhira, por per te shpallur te verteten. Mire po ē’mund te bente Wilsoni sikur shqiptaret te mos ishin te zote te leviznin vete? Amerika s’mund te dergonte ushtri ne Evrope per te siguruar pavaresine e Shqiperise. “Duhet te shpresoni ne veten tuaj”, iu ish pergjigjur ambasadori i Amerikes, ne Paris, disa patrioteve shqiptare qe kishin vajtur ta shihnin dhe qe i thane se te tera shpresat i kishin varur tek Amerika.

Cila ishte gjendja e Shqiperise perbrenda? Nje rremuje, nje kaos ku se merrte vesh i pari te dytin. Italia mbante te shkelur ushtarakisht nje pjese te vendit dhe perkrahte nje Qeveri kukull, e cila dergonte delegacione ne Konferencen e Paqes. Jugosllavet ishin ne Diber dhe here-here nuk pertonin te zbrisnin me poshte. Greket nga jugu futnin fite dhe benin ngacmime. Shqiptaret perbrenda s’dinin nga te mbroheshin me pare as dinin nga te faleshin. Shqiptaret e kolonive dergonin ne Konferencen e Paqes delegacione, qe vinin shpeshhere ne kundershtim me ate te Qeverise se Durresit. Esad Toptani ndodhej ne Paris, ne qender te intrigave qe thurnin armiqte e Shqiperise. Si mund te dilej nga kjo gjendje e turbullt? Si mund te vihej nje rregull ne mes te ketij kaosi? Ne keto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, me 21 te janarit 1920, si nje shfaqje e vullnetit kombetar, si nje akt trimerie ne mes te deshperimit. Perfaqesuesit e krahinave, qe u mblodhen ne Lushnje nga te gjitha anet e Shqiperise, ishin te vendosur te benin bashkimin kombetar, t’i jepnin fund anarkise, te ndertonin nje shtet shqiptar te perqendruar mbi forcat e tij dhe te pavarur. Kjo ishte e vetmja rruge shpetimi. Por kjo u prishte planet atyre qe vepronin si agjentet e te huajve dhe qe kishin varur tek te huajt shpresat e ambicieve te tyre. Prandaj disa anetare te Qeverise se Durresit shtine e vrane Abdyl Ypin qe ishte nje nga iniciatoret e Kongresit.

Megjithate, Kongresi nuk u tund as nga keto kercenime as nga veshtiresite e gjendjes. U shpall si nje Kuvend kombetar i plotfuqishem, i tregoi botes se Shqiperia ish e pavarur dhe e pandashme dhe iu pervesh punes per organizimin e shtetit shqiptar. Intrigat dhe kanosjet e fqinjeve e kishin neveritur popullin aq shume sa qe ky e pa Kongresin si nje force shpetimi dhe e brohoriti me tere entuziazmin nacionalist te asaj kohe. Duke iu dale kunder intrigave te jashtme dhe planeve te copetimit qe beheshin ne Konferencen e Paqes Kongresi i Lushnjes nisi te veproje si i vetmi autoritet i Shqiperise, me fuqi sovrane: Hartoj statutin e shtetit shqiptar me nje Keshille te Nalte ne krye, zgjodhi Tiranen per kryeqytet dhe i dha vendit nje Qeveri te ligjshme, e cila iu vu me energji organizimit te administrates, te xhandarmerise, te shkollave dhe u mundua t’i jepte fund anarkise. Ne pak kohe, Qeveria e Tiranes, e dale nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej te gjithe shqiptareve dhe u formua keshtu nje qender rreth se ciles mund te mblidheshin energjite e kombit.

Nderhyrjet e huaja vazhdonin akoma: Italia mbante te pushtuar ushtarakisht Vloren dhe qarkun e saj gjer ne Tepelene; jugosllavet mbanin Dibren dhe nganjehere paten zbritur deri ne shkalle te Tiranes; greket vazhdonin kengen e vjeter per Korēen dhe Gjirokastren. Por tani kish te pakten nje qender shqiptare qe mund te kanalizonte perpjekjet e kombit. Kongresi i Lushnjes kish ngjallur shpresa dhe iu kish dhene shqiptareve nje fare besimi ne vetvete. Aq sa, pa marre parasysh perpjesetimin e forcave, rrethet e Vlores e te Laberise dhe pastaj e tere Shqiperia e jugut u ngriten me arme ne dore kunder ushtrise italiane, te cilen brenda pak muajve e shtrenguan te terhiqet dhe te leshoje Vloren. Disa perpjekje kunder serbeve ne veri, tregonin te njejtin vullnet lirie dhe pavaresie. U duk edhe njehere se shqiptaret e bene fora.

Terheqja e Italise nga Vlora sillte si rrjedhim logjik pavaresine e shtetit shqiptar. Pse ne qofte se gjer atehere kish pasur per Shqiperine nje rrezik copetimi, ky vinte me fort nga nderhyrjet e Italise se sa nga fqinjet ballkanas. Keto te fundit mund te ngulnin thonjte mbi tokat shqiptare vetem atehere kur Italia ta mohonte pavaresine ose teresine tokesore te Shqiperise duke e permbysur ajo vete ekuilibrin ne Adriatik dhe ne Ballkan. Sikur Italia te vendoste njehere e pergjithmone se nje shtet shqiptar i pavarur eshte i nevojshem per sigurimin e saj dhe ne vend te nje politike imperialiste copetimi ose kolonizimi, te kerkonte me kombin shqiptar marredhenie miqesore me pajtim interesash te te dy paleve, fqinjet e Ballkanit i binin dhe i bien kavallit kot. Ajo qe ka vene ne rrezik ekzistencen e Shqiperise qe prej traktatit te fshehte te Londres (1915) dhe gjer me ardhjen e komunisteve ne fuqi, nuk kane qene aq fort fqinjet ballkanase se sa qendrimi i lekundshem i politikes italiane. Nderrimet here mbas hershme te politikes italiane kundrejt vendit tone i kane sjelle Shqiperise dem me shume ndoshta nga barbarizmat e fqinjeve ballkanase (Por jemi te sigurt se Italia e sotme e ka kuptuar kete te vertete). Pra, me terheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, me 1920, Shqiperia mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tille u pranua ne gjirin e Lidhjes se Kombeve qe ne shtator te atij viti. Nje vit me vone, me 9 nentor 1921, Konferenca e Ambasadoreve ne Paris, i hodhi poshte kerkesat e grekeve mbi Korēen dhe Gjirokastren dhe Lidhja e Kombeve nisi te vezhgoje levizjet e jugosllaveve.




Marre nga:
Metropol


</TD></TR></TABLE>

[/td][/tr][/table]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Kongresi i Lushnjes: Nje guxim kombetar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kongresi i Berlinit
» FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR (F.B.K.SH)
» Kongresi i Manastirit
» Kastriot Shkreli: Pjetėr Jaku - Atdhetar i devotshėm i Kombit
» Ilire Zajmi - Rugova: Identiteti evropian dhe shqiptarėt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs