LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Antonio Kasano ēmend italinė: "Nė 11 vjet kam shkuar me 700 vajza

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Antonio Kasano ēmend italinė: "Nė 11 vjet kam shkuar me 700 vajza   Mon Nov 17, 2008 5:50 pm

Nėse nuk do tė kishte shėnuar atė gol ndaj Interit nė 1999-ėn, me siguri do tė kishte pėrfunduar si njė kriminel ose shpėrndarės droge. E pranon vetė ai, Antonio Kasano nė librin autobiografik qė sapo ka dalė nė tė gjitha libraritė e Italisė. Barezi tregon gjithė jetėn e tij, duke filluar nga debutimi me Barin, kalimin tek Roma, kontradiktat e shumta me trajnerėt e deri tek dashnoret e shumta qė ka pasur gjatė kėsaj kohe, sidomos kur luante nė Spanjė te Real Madrid.

Trajnerėt
Nga teknikėt, i vetmi qė iu “shpėton” kritikave tė Kasanos ėshtė Fasheti, ish-trajner i Barit. “Fasheti ėshtė i vetmi, tė cilit i kam qėndruar strikt. Spaletit (trajnerit aktual tė Romės) i kam thėnė se nuk jam si ata morrat qė ke drejtuar tek Udineze. Roma ėshtė shtėpia ime dhe jo jotja. Ndėrsa Kapelos i jam derdhur gjithė inat, sepse mė nxori nė nxehmje me Ronaldon pėrgjatė gjithė pjesės sė dytė dhe pastaj nuk mė aktivizoi. “Je njė m..., ja ēfarė je. Je mė fals se vetė paratė”! Ndėrsa Luixhi Del Nerit iu pėrpiva sepse nuk arrija tė kuptoja asnjė fjalė nga ato qė thoshte”, pohon Kasano nė librin e tij.
Fillimet
Kasano tregon edhe popullaritetin qė kishte qė nė fillim tek Bari edhe pse ishte vetėm njė djalė 17-vjeēar. “Tė gjithė mė donin nė skuadėr. Luanim nėpėr lagjet e Barit tė Vjetėr dhe vinim bast 10, 15, 20 mijė lireta pėr ekipin qė fitonte. Natyrisht qė unė merrja mė shumė ngase isha edhe mė i miri. Shpesh herė kishte edhe sirena ambulancash, tė shtėna armėsh dhe polici, por kėto ishin pothuajse gjėra tė zakonta. Bilanci qė bėj tani, janė 17 vite tė kaluara nė futboll, nga ku 9 si milioner”, tregon Kasano. Ndėrkohė qė shkolla ishte edhe pjesa mė negative e tij. Fenomeni barez tregon se e patėn ngelur nė klasė 6 herė dhe se kishte nota shpesh herė mė tė ulėtat nė gjithė klasėn.
Ushqimi dhe seksi
Por me tė vetmet gjėra qė Kasano pohon se nuk bėnė shaka, janė ushqimi dhe dashnoret. Nė libėr njė vend tė veēantė zėnė historitė e tij tė shkurta tė dashurisė, duke pėrmendur njė numėr tė konsiderueshėm tė femrave me tė cilat ka shkuar pėrgjatė 11 viteve tė fundit. “Kam pasur 4 tė fejuara nė 11 vjet, pak, por mos harrojmė kėtu njė numėr nga 600-700 tė femrave me tė cilat kam shkuar tė paktėn njė herė. Minimumi, 20 prej tyre vinin nga bota e spektaklit. Shpesh herė kam luajtur ndeshje shumė tė bukura vetėm disa orė pasi kisha bėrė seks. Mjaft tė shikoni Roma-Juventus 4-0. Kisha shkuar me njė nga tė shumtat dashnore qė kisha nė atė periudhė nė orėn 6 tė mėngjesit. Ndėrsa nė Madrid ishte akoma edhe mė e thjeshtė, sepse ishim nė njė hotel, djem e vajza dhe mund tė thėrrisje pėr tė kaluar natėn kė tė doje ti. Asokohe njihja njė kamerier shumė besnik e djalė te Zoti. Detyra e tij ishte tė mė sillte 3 ose katėr briosh, pasi kisha bėrė seks. Ai mė sillte brioshėt deri tek dera, ndėrsa unė shoqėroja dashnoren e radhės, duke bėrė ndėrrimin: ai merrte vajzėn, ndėrsa unė brioshėt, e kėshtu pėr ditė e ditė me radhė”, tregon Kasano.
Cruzeiro de Rondonia, ekipi qė nuk fiton prej 3 vitesh e 5 muajsh
Nė Shqipėri pas njė ndeshjeje tė luajtur keq, bėhen kritika ndaj skuadrės, shpeshherė duke kėrkuar edhe largimin e trajnerit. Por pėr fat tė mirė, asnjė shqiptar nuk ėshtė tifoz i Cruzeiro de Rondonia, skuadrės braziliane tė Porto Velho-s, e cila ka fituar pėr herė tė fundit mė 26 maj 2005, pra pėrpara tre vjetėsh e pesė muajsh. Gjatė kėsaj periudhe Cruzeiro ka zhvilluar 22 ndeshje zyrtare, duke barazuar katėr dhe duke i humbur gjithė tė tjerat. Ekipi ka shėnuar 18 gola dhe ka pėsuar mbi 70. Domingos Machado, i njohur mė mirė me nofkėn Lolo, ėshtė presidenti, trajneri dhe tifozi i vetėm i Cruzeiro de Rodonias dhe nuk zotėron burimet ekonomike pėr ta pėrmirėsuar situatėn, duke qenė se nuk ka para as pėr tė paguar lojtarėt dhe pėr tė blerė uniforma tė reja. Kėshtu qė futbollistėt e skuadrės janė tė detyruar tė bėjnė edhe punė tė tjera pėr tė jetuar. Qendėrsulmuesi Jefferson punon polic trafiku, ndėrsa zv/trajneri Cristiano ėshtė saldator dhe shkon nė fushėn e stėrvitjes me biēikletė.
Francezėt, evropianėt me mė shumė lojtarė nė Champions
Francezėt janė kontingjenti me numėr mė tė lartė mes evropianėve nė Ligėn e Kampioneve nė pesė vitet e fundit. Njė gjė e tillė ka dalė nė pah nga njė studim i kryer nga UEFA. Nga kėrkimi mėsohet se nė edicionin 2007-2008 pas francezėve (58) vinin spanjollėt (53), italianėt (52), portugezėt (48), gjermanėt (41) dhe turqit (36). Anglia ėshtė pėrfaqėsuar vetėm nga 28 lojtarė pavarėsisht se vjet shkuan nė gjysmėfinalen e Championsit tri skuadra angleze. Nė harkun pesėvjeēar nė Champions kanė luajtur 325 francezė, 288 spanjollė dhe 253 italianė.
Manēester Junajtid synon Ksavi-n e Barcelonės
Ksavi, mesfushori organizator i Barcelonės, sipas asaj qė bėn tė ditur gazeta angleze Daily Star, ėshtė objektivi i Manēester, i cili ėshtė gati tė paguajė 20 milionė sterlina pėr tė (24,3 milionė euro) pasi e konsideron si alternativėn ideale tė Paul Scholes, por edhe tė Owen Hargreaves. Ky i fundit pikėrisht dje mėsoi se duhet tė operohet pėr herė tė dytė nė gju. Njė gjė qė do t’ia bėjė tė pamundur tė vazhdojė tė luajė nė pjesėn e mbetur tė sezonit dhe qė e vė nė dyshim edhe karrierėn e tij. Duke iu kthyer Ksavi-t, mesfushori ka njė kontratė me Barcelonėn deri mė 2010-n.
Liverpuli, 425 mln euro borxhe, ikin lojtarėt
Kriza financiare rrezikon ta shkatėrrojė Liverpulin, i cili mund tė detyrohet t’i shesė kampionėt e tij pėr tė larė borxhet. Bėhet fjalė pėr mbi 425 milionė euro. Sipas bankierit Keith Harris, qė ka orkestruar blerjen e tė kuqve nga ana e amerikanėve George Gillett dhe Tom Hicks, e vetmja rrugė shpėtimi ėshtė tė merret 6 muaj shtyrje e afatit nga dy bankat kredidhėnėse, Royal Bank of Scotland dhe Wachovia, tė cilat janė gjithashtu nė vėshtirėsi tė mėdha pėr shkak tė krizės sė kredive.
Inter, kthehen Adriano e Figo, nė dyshim aktivizimi
Adriano ėshtė kthyer nė stėrvitje. Pas i ka kaluar gripi “perandori” ėshtė shfaqur nė fushėn stėrvitore tė Interit, ku kreu njė seancė tė veēantė, sė bashku me Figon, i cili ėshtė duke u riaftėsuar pas dėmtimit nė kavilje. Lojtarėt u stėrvitėn kryesisht nė palestėr dhe pak nė fushė, me dhe pa top. Megjithatė, nė kuadėr tė ndeshjes tė sė shtunės nė mbrėmje nė Palermo, zor se qendėrsulmuesi brazilian do tė jetė mes tė grumbulluarve.

Marre nga: T.O
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Antonio Kasano ēmend italinė: "Nė 11 vjet kam shkuar me 700 vajza
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Dublinasit" Pjesa e I
» POEZI NGA GRIGOR JOVANI TE ZGJEDHURA NGA "SOFRA POETIKE"
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs