LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Emigrantet, tani me regjister

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Emigrantet, tani me regjister   Wed Nov 12, 2008 6:14 pm

Luljeta Ndoka
E Merkure, 12 Nentor 2008
Nje regjister i posacem do te mund te mbledhe te dhena te detajuar per te gjithe emigrantet qe kane marre nje lejeqendrimi, apo qe kthehen me deshire apo me detyrim. Gjate nje takimi te zhvilluar dje me shefen e zyres se IOM ne Tirane, ministri i Punes Anastas Duro, foli per projektin i cili pritet te ndryshoje shume gjera ne te mire te kesaj kategorie qe perben rreth nje te treten e popullsise.

Regjistri

Sipas burimeve nga drejtoria e Emigracionit ne Ministrine e Punes, regjistri do te permbaje tre rubrika madhore. E para do te jete ne dispozicion per te dhenat e atyre personave qe kerkojne te emigrojne. Rubrika e dyte do te permbledhe te dhena per shtetasit qe tashme i kane marre dokumentet e autoriteteve te shtetit prites dhe rubrika tjeter per ata shtetas qe rikthehen me deshire, apo e kunderta. Sipas drejtorit te Zyres se Emigracionit ne Ministrine e Punes, Durim Hatibi, regjistri ka formulare te posacem per te tria kategorite. Kryesisht, berja e nje regjistri te tille synon ofrim informacioni mbi legjislacionin e shtetit prites per dy kategorite e para. Keto informacione do te jene te natyres praktike dhe nuk do te kene te bejne vetem me boten e punes, por edhe per shtetin, institucionet e tij, doke-zakone te atjeshme, etj. Pra kjo konsiston ne mbledhjen e njohurive qe lidhen me menyrat e emigrimit te rregullt. Regjistri do te mundesoje nxitje per hapje te mundshme biznesi, vetepunesimi, apo edhe ndermjetesim me punedhenes, bazuar ne aftesite e zoteruara, apo te perftuara ne Qendrat e Formimit Profesional.

Emigrantet

“Ka ardhur koha dhe nuk duhet vonuar ne celjen e nje projekti per krijimin e regjistrit te emigranteve”, tha ministri Duro gjate takimit me shefen e IOM-it, Nicoletta Giordano. Sipas tij, regjistri nuk do te sherbeje thjesht dhe vetem per statistika, por vecanerisht per te ndertuar politika eficente per mbeshtetjen, mbrojtjen, por edhe rikthimin e pothuaj nje te tretes se popullsise. “Aktualisht, mungesa e ketij regjistri ben qe ne te hasim ne pengesa dhe veshtiresi ne iniciativat tona per te kontaktuar me vendet pritese te emigranteve per te filluar procesin e draftimit dhe nenshkrimit te marreveshjeve dypaleshe ne fushen e punesimit dhe mbrojtjes sociale”, tha ministri. Ndersa shefja e IOM u shpreh se Shqiperia duhet te jete krenare, pasi eshte vendi i pare dhe i vetem deri ne sot qe ka hartuar dhe miratuar nje Strategji per Emigracionin.

Bashkepunimi, elementi kyc

Sipas Ministrit te Punes, kontributi i IOM ne realizimin sa me te shpejte dhe te sakte te ketij projekti, vleresohet si i nevojshem dhe i dobishem nga strukturat e Ministrise. Me tej, Ministri Duro kerkoi qe bashkepunimi me IOM te shtrihet edhe ne fusha te tilla si, draftimi dhe negocimi me vendet pritese te emigranteve i marreveshjeve per mbrojtje sociale, qe do te garantonte njohjen reciproke te sigurimeve shoqerore, etj.

Informimi

Edhe plani per informimin e emigranteve, qe sapo ka filluar te zbatohet, eshte i nje rendesie te vecante, per nje vend si Shqiperia qe ka ne emigracion, nje numer shume te larte te forcave aktive per pune. Ne total, llogaritet qe nje e treta e shqiptareve jane emigrante.

Marre nga gazeta koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Emigrantet, tani me regjister
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs