LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LUSHNJE : Dy maska grabisin kambistin, e qellojne 3 here me pistolete

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: LUSHNJE : Dy maska grabisin kambistin, e qellojne 3 here me pistolete   Wed Nov 05, 2008 4:08 pm



E Merkure, 05 Nentor 2008
Lushnje- Dy persona te maskuar dhe te armatosur grabisin kambistin tek pragu i shtepise. Gjate sulmit te dhunshem nje prej autoreve ka qelluar tre here me pistolete ne drejtim te Edmond Cenit, 33 vjec, fatmiresisht pa e demtuar, kurse i dyti i ka marre me force canten ku sipas kambistit gjendeshin 1 milione leke. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:45 te mbremjes se djeshme ne lagjen "Xhevdet Nepravishta" te Lushnjes. Policia tha se nisi hetimet, por deri ne oret e vona nuk kishte asnje person te ndaluar. Te shtenat e armeve kane tronditur banoret e lagjes ku ndodhi ngjarja. Kambisti i rrefeu policise qe mberriti ne vendin e krimit, se dy te rinj te maskuar i ishin afruar ne momentin qe ai ndaloi makinen para shtepise. "Sapo kisha mbyllur dyqanin e shkembimit te valutes dhe me mjetin tip "Benz" po kthehesha ne banese, kur pashe dy persona qe me dolen para", ka rrefyer Edmond Ceni per agjentet qe kryen hetimet paraprake. Burime zyrtare konfirmuan se gjeten ne vendngjarje tre gezhoja pistolete dhe disa gjurme. "Njeri prej tyre qelloi tre here drejt meje, po per fat nuk me zuri asnje plumb", ka deshmuar 33 vjecari qe ra preh e grabitjes. Ekspertet gjeten tre shenja plumbash ne mjet, ndersa gezhojat u derguan per ekspertize balistike. I demtuari ka treguar se ne canten qe mori nje prej autoreve, gjendeshin 1 milione leke te xhiros ditore. Te dhenat e para pas ngjarjes flisnin per nje te plagosur, por nga spitali u deklarua se nuk kishte asnje te lenduar. Ekspertet rrethuan skenen e krimit dhe u perpoqen te gjenin gjurme gishtash apo shenja te tjera te autoreve. Kambisti tha se autoret ishin te moshes 20-30 vjec dhe ka dhene karakteristikat e tyre, por pa mundur t'u shohe fytyrat per shkak te maskave qe mbanin. Policia tha se maskat kane shfrytezuar rrugen e pandricuar per te kryer aktin ne oret e vona te mbremjes dhe mendohet se kane ndjekur levizjet e Cenit. Kambisti prej disa muajsh kishte hapur nje dyqan shkembimi te valutes ne qytet dhe sipas autoriteteve vendore figuron i licencuar per aktivitetin qe kryente.

Xhemil Beharaj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
LUSHNJE : Dy maska grabisin kambistin, e qellojne 3 here me pistolete
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog