LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Obama: Ndryshimi i madh mberriti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Obama: Ndryshimi i madh mberriti   Wed Nov 05, 2008 3:54 pm

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack Obama deklaroi para mbeshtesve te tij ne Chicago se agimi i ri i udheheqjes amerikane eshte afer.
"Per te gjithe ata qe duan te shembin boten, ne ju themi se do i mundim. Ne kerkojme paqe dhe siguri dhe do te mbeshtesim te gjithe ata qe kane kete mision. Fuqia jone vjen nga idealet tona, nga liria dhe shpresa e pashuar", u shpreh Obama, ne daljen e pare publike pas zgjedhjes si presidenti i 44-t i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Ne nje dalje emocionuese para mbeshtetesve, te cilet po e prisnin prej oresh ne sheshe, Obama iu drejtua gjithe popullit amerikan dhe gjithe kombeve anembane Botes se votimi historik i 4 nentorit ishte nje pergjigje e forte se kjo eshte fitorja me madheshtore, ndersa sfida te medha shfaqen ne rrugen e se ardhmes.

"Ndryshimi ka ardhur ne Amerike. Fitorja ju takon juve zgjedhes! E di qe nuk e bete per mua, por e bete sepse kuptuat madheshtine, rendesine e proves qe na pret, per sfidat e medha qe kemi perpara", u shpreh Obama.

Presidenti i ri theksoi se SHBA-ja eshte perballe krizes financiare dhe dy luftrave te medha ne Irak e Afganistan, sfida qe duhet te kapercehen me sukses.

Obama falenderoi familjen e tij, gjyshen e ndjere, krahun e tij te djathte, Joe Biden, si dhe organizatoret e fushates qe e cuan ate drejt fitores historike.

Obama: President i te gjitheve


Ai citoi presidentin Lincoln, kur tha se nuk jemi armiq, por miq. Obama premtoi se do te jete presidenti i te gjitheve dhe do te degjoje zerin e gjithesecilit. “Kam nevoje edhe per ndihmen tuaj dhe do te jem presidenti juaj”, tha ai.

“Po ju kerkoj te me ndihmoni per te ndertuar kete vend tulle pas tulle. Do te jem gjithnje i ndershem me ju, do t’u degjoj, edhe nese do te mendojme ndryshe nga njeri-tjetri. Rruga perpara do te jete e gjate dhe do te kemi nevoje per te qene te bashkuar”, tha Obama.
Top-channel
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Obama: Ndryshimi i madh mberriti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Obama, fituesi i zgjedhjeve tė 6 nėntorit
» Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, prijėsi dhe heroi mė i madh nė histori
» Gani Qarri: Ismail Kadare - Nė pėrkujtim tė 75 vjetorit tė lindjes sė Shkrimtarit
» Asllan Dibrani:Nga gjiri i Malėsisė sė Gollakut , lindi kėngėtari dhe krijuesi i madh Demir Krasniqi!
» Mr. Elmi Berisha - Peja Meriton me Mirė, Ndryshimi po Vjen!'s Photos - Profile Pictures

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com