LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ISLAMIZIMI I POPULLIT SHQIPTAR

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: ISLAMIZIMI I POPULLIT SHQIPTAR   Wed Nov 05, 2008 3:48 pm

ISLAMIZIMI I POPULLIT SHQIPTAR

Skėnder Riza

Feja islame u pėrhap me tė madhe nė Ballkan po nė atė kohė kur u vendos sundimi i plotė osman. Popujt e ndryshėm tė Ballkanit e pėrqafuan nė mėnyrė tė ndryshme. Boshnjakėt pothuajse tėrėsisht dhe menjėherė kaluan nė fenė islame. Nė fillim tė shekullit XVI nė Bosnje dhe Hercegovinė mbizotėronte feja islame. Madje Bosnja pushtetin osman e pranoi pa qėndresė. Arėsyeja e kėsaj dukurie ishte se ata i takonin kryesisht fesė bogumile, e parimet e kėsaj feje, e cila luftonte krishtėrimin, ishin shumė tė afėrta me ato tė islamizmit. Mirėpo boshnjakėt, me pėrqafimin e fesė islame nė pėrgjithėsi, nuk u asimiluan nė turq (kombėtarisht). Ata i ruajtėn doket dhe gjuhėn e tyre kombėtare, e, kuptohet, u ndikuan edhe nga islami.

Ndėrkaq, tek serbėt, malazezėt, bullgarėt maqedonėt dhe grekėt nuk ndodhi kėshtu. Ata, pėr shkak tė ndikimit tė kishės ortodokse dhe pėr shkak tė fanatizmit tė madh, pothuajse fare nuk u islamizuan. Numri i tė islamizuarve prej kėtyre popujve ėshtė shumė i vogėl dhe thuajse simbolik. Pastaj, pjestarėt e kėtyre popujve, tė cilėt e pėrqafuan fenė islame, u asimiluan nė turq, sepse feja ortodokse e cila u bė fe kombėtare e popujve nė 4alė, tė islamizuarit e vet, tė cilėt i konsideronte si renegatė tė fesė dhe tė kombit, nuk i pranonte mė si pjestarė tė fesė dhe tė kombit pėrkatės.

Te shqiptarėt procesi i islamizimit u zhvillua relativisht shpejt dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme. Faktorėt qė ndikuan nė islamizimin e shqiptarėve ishin tė natyrės politike, ekonomike shoqėrore dhe psikologjike. Kėshtu, qysh nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVI, gjysma e popullsisė shqiptare nė qytete u islamizua, madje nė shekullin XVII, feja islame, mbizotėronte edhe nė fshatra. Mirėpo, islamizimi, marrė nė pėrgjithėsi, nuk ndikoi nė asimilimin e shqiptarėve nė turq (kombėtarisht); pėrveē njė numri shqiptarėsh qė jetonin nė Anadoll. Ata nuk i humbėn gjuhėn as doket, edhe pse edhe nė atė pikėpamje u ndikuan. Pra, jo vetėm fshatarėt por nė shumicėn e rasteve, as bejlerėt, agallarėt dhe efendilerėt shqiptarė nuk u asimiluan. Ndjenjat kombėtare te shqiptarėt e muslimanizuar nuk u shuan, pėrkundrazi u forcuan edhe mė shumė. Kėshtu, kurrė shqiptarėt nuk luftuan nė mes vetes pėr shkak tė fesė. Kjo ėshtė dukuri evropiane. Ndėrkaq, pėr shkak tė interesave kombėtare, jo njė herė u bashkuan shqiptarėt e tė gjitha besimeve; muslimanėt katolikėt dhe ortodoksėt. Ata, gjatė shekujve XV, XVI, XVII, siē do ta cekim, luftuan kundėr shfrytėzimit dhe sundimit tė Sulltanit pėr tė drejtat kombėtare edhe pse Sulltani ishte njėkohėsisht edhe halif.

Lidhur me islamizimin e shqiptarėve K. jireēeku thotė: "Duke filluar nga viti 1450, shumė shqiptarė fillojnė tė shpėrngulen pėr nė Itali. Kėshtu, pasardhėsit e Dukagjinėve (ata qė mbeten nė fenė katolike - S.R.) ka pasur nė Venedik dhe nė Ankonė deri nė shekullin XVII. Ndėrkaq, anėtarėt e tjerė tė bujarisė vendosėn tė qėndrojnė nė vend dhe tė pėrqafojnė fenė islame, pėr shembull, Aranitėt, Muzakėt Topiajt, Dukagjinėt, eq.. Te vetė populli shqiptar feja islame pėrhapet mė shpejt sesa te bullgarėt, serbėt dhe grekėt. Shumė shqiptarė, tė cilėt kaluan nė fenė islame,u ngritėn nė titullarė tė lartė tė Perandorisė Osmane".1

Ndėrkaq, Vladislav Skariē, duke folur nė pėrgjithėsi pėr pėrhapjen e islamizmit nė Ballkan, thotė: "Kalimi nė fenė islame nuk ka qėnė i shpejtė. Pushtuesit osmanė qenė tolerantė nė pikėpamje fetare dhe rrallė i kanė detyruar tė krishterėt pėr tė kaluar nė fenė islame. Tė krishterėt e kanė ndėrruar fenė vullnetarisht. Me forcė janė islamizuar fėmijėt e krishterė qė janė marrė pėr jeniēerė".2 L. Mihaēeviē konstaton: "Kalimi nė fenė islame te boshnjakėt dhe te shqiptarėt ishte gjithėsesi mė i shpeshtė, kurse serbėt bullgarėt dhe grekėt i kanė mbetur mė besnikė fesė sė vet".3

Shqiptarėt, para se tė futeshin nėn sundimin e shtetit serb tė Nemenjiqėve, i takonin kryesisht fesė katolike. Mirėpo, gjatė sundimit serb, sidomos nė kohėn e car Dushanit, pozita e shqiptarėve u keqėsua. Njė numėr, nėn presionin e "inkuizicionit tė shtetit serb", u detyrua tė kalonte nė fenė ortodokse, ndonėse njė pjesė e tyre ortodoksizmin e pranuan sa pėr sy e faqe. Jo vetėm kaq, sundimi serb, i cili zgjati mjaft, la gjurmė tė thella nė tė gjitha poret e jetės sė shqiptarėve: nė gjuhė, nė antroponomi, nė psikologji, etj.. Madjemadie, ky ndikim i serbėve dhe i fesė ortodokse te shqiptarėt u ndje edhe gjatė sundimit osman` pėr arsye se kisha ortodokse serbe, e cila e pranoi vasalitetin e sulltanit, kishte privilegje tė qė ndikonte nė masat popullore tė kėtyre viseve.

Lidhur me kėtė dukuri Branislav Nushiē thotė: "Shqiptarėt (arnautėt) e Siriniqit nuk janė turqizuar (islamizuar) herėt. Kjo ka ndodhur nė fillim tė shekullit tė kaluar (shekulli XIX), nėn presionin e sundimit gjakatar tė jashar Pashės 4-5 nė Kosovė. Nė mesin e tyre janė ruajtur ende gjurmėt e ortodoksizmit. Ata, sot e kėsaj dite ndezin qirinj pėr Shėn-Kollin dhe nė festat e tjera tė mėdha. Ata tanimė flasin shqip, madje edhe gratė e tyre, por kur grinden dhe shahen, gratė thonė: "Ubila te sveta nedelja!" (Tė vraftė e djela e shenjtė!). Nė kishėn "Sv. Trojica" tė Prizrenit, mbi Mushtishtė, nė librin e kontribuesve janė tė regjistruar edhe banorėt e kėtyre fshatrave shqiptare, madje me emra serbė".6 Fshatrat Trebishta dhe Rodostusha, tė cilat shtrihen te lumi Radicė, mė 149?, Gjon Kastrioti me djemtė Stanishėn, Reposhin, Kostantinin dhe Gjergjin ia dhuruan manastirit tė Hilandarit nė Malin e Shenjtė, nė Greqi.7 Nė Manastirin Deviē ekziston libri nė tė cilin janė tė regjistruar emrat e kontribuesve tė shekullit XVII. Kontribuesit tė gjithė janė nga Drenica dhe emrat janė serbė. Sot nė Drenicė nuk ka asnjė serb, thotė B.Nushiē. Mirėpo, kėta drenicas me emra "serbė" (ortodoksė -S.R.), me tė pėrqafuar fenė islame u bėnė "shqiptarė". Madje, siē na vėnė nė dijeni burimet e Vatikanit, nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVII, nė trekėndėshin Deēan-Pejė-Drenicė nuk kishte katolikė fare. Prandaj, tamam pėr kėtė arsye, nė ato treva nuk shtrihej dioqeza e Shkupit por administrimi i tri manastireve tė shquara - tė Deēanit, Pejės dhe tė Deviēit. Me fjalė tė tjera, banorėt e krishterė tė kėtyre trevave (serbėt, shqiptarėt dhe vllehėt), i pėrkisnin krejtėsisht fesė ortodokse. Nė tė mirė tė kėtij konstatimi flasin jo vetėm burimet e ndryshme historike, por, siē dihet, edhe fakti se vojvodė tė tri manastireve nė fjalė janė, sot e kėsaj dite, shqiptarėt e besimit musliman, qė do tė thotė se ata janė duke i ruajtur ato institucione vetėm e vetėm pse ishin institucione kulturore dhe tė shenjta tė tė parėve tė tyre, e jo pėr shkak tė ndonjė "humanizmi".

Aristokracia shqiptare ishte e para qė e pėrqafoi fenė e re, fenė islame, pėr tė ruajtur privilegjet e veta klasore, pėr t`u inkuadruar nė klasėn askere, e cila ishte nė fuqi tė administratės osmane. Feja islame, duke qėnė ideologji e klasės sunduese, i dha mundėsi bujarisė shqiptare, e cila ishte plot energji dhe lakmuese e pushtetit dhe e pasurisė, qė tė zėrė poste mė tė larta nė suazėn e Perandorisė Osmane, e cila u bė supėrfuqi e kohės.

Nė vitin 1455 kalaja e Novobėrdės kishte 50 ulufexhinj (ulūfeci). Tė gjithė ishin muslimanė, por, veē njė numri shqiptarėsh, janė pjestarė tė etnoseve dhe tė vendeve tė ndryshme; hungarezė (Unguru): Shahini, Karaxha, Sunkuri; boshnjakė: Atmaxha, Hamza; edrenas: Salihu, Aliu; kostadinias: Hiziri, Jakupi, Timurhani, Shahini, Shirmerdi Sylejmani; shqiptarė: Timurtashi, Shahini, Dogani, Shahini (qetėr); vranjas: Hamza; pirotas: Dogani; vllehas: Saruxha, Dogani, Ismaili; tėrnovas: Karaxhozi, Hamza; beligradas: Shahini; nikopolas: Aliu; tatarė: Aliu; Ilazė: Musa, lusufi; Shkupjanė: Mustafa; dramas: jusufi, Ismaili, etj, etj.9

Sipas defterit tė vitit 1486/87 vetė Vuēiterna kishte 43 familje muslimane dhe 33 familje - shtėpi krishtere "hāne", 3 "mücerred" dhe 2 `bive".10 Kjo tregon se nė Vuēiternė tanimė zotėronte elementi musliman.

Ndėrkaq, nė Prishtinė (1486/87) zotėronte ende elementi i krishterė. Aty ishin 51 shtėpi muslirnane, kundrejt 248 shtėpi tė krishtera tė 34 shtėpive "mücerred" dhe 56 shtėpive "bive".11

Ndėr muslimanėt e parė tė Pejės pa mėdyshje ėshtė Mahmud Beu, i vėllai i Ahmed Pashė Dukagjinit i cili, me tė pėrqafuar fenė e re, bėhet edhe sanxhakbe i parė i Sanxhakut tė Dukagjinit (1462) dhe krijues i dinastisė sė Mahmudbegollajve tė Pejės.12

Peja nė vitin 1485 kishte 33 shtėpi muslimane, kundrejt 140 shtėpive tė krishtera (104 shtėpi "hāne`, 20 "mücerred" dhe 16 "bive"). Kėto familje muslimane janė gjithėsesi tė bujarisė shqiptare, tė cilat, mė sė pari kaluan nė fenė e re: nga Mahmudbegollajt pėrmendet Nasuh Beu, si sanxhakbe qė ishte, pastaj Zaim Hyseni, Shexhaaüd-din Beu, Mirza Beu, Daut Beu, Hasan Beu, Ajas Beu, etj.13 Pra, procesi i islamizimit e kishte pėrfshirė vetė Pejėn, por aty kjo dukuri ende mbizotėronte. Islami, ndonėse mė ngadalė, kishte filluar tė pėrhapej edhe nė fshatrat e Pejės. Kėshtu, nė fshatin Kosuriq 3 shtėpi ishin muslimane; nė fshatin Cėrni Potok 1 shtėpi, etj.14

Nė vitin 1525 nė Novobėrdė kishte 4 mėhallė muslimane me 77 shtėpi dhe 42 mėhallė tė krishtera me 294 shtėpi.15 Kėto tė dhėna tregojnė qartė se numri i familjeve tė islamīzuara ishte duke u shtuar gjithnjė.

Nė vitin hixhri 937 (1530-1531) Sanxhaku i Vuēiternės kishte kėto kadillėqe: Novobėrdėn, Prishtinėn, Bellasicėn dhe Vuēiternėn. Nė kėto vende kishte 4 xhami, 10 mesxhide, si institucione tė islamizmit. Vetė Novobėrda kishte 53 mėhallė muslimane dhe 49 tė krishtera 16, kurse nė vitin 1544 nė Novobėrdė ishin 5 mėhallė muslimane me 86 shtėpi. Nė atė kohė nė Novobėrdė ishin 38 mėhallė tė krishtera, si dhe 6 shtėpi hebreje.17

Prishtina zhvillohej si qytet. Ajo mė 1525 kishte 3 mėhallė muslimane dhe 7 mėhallė tė krishtera.18 Sipas dėfterit tė vitit 1530-1531, Sanxhaku i Prizrenit ndahej nė dy njėsi juridike - kadillėqe: Prizreni dhe Bihori. Nė kėtė kohė, nė kuadrin e sanxhakut nė fjalė ishin: 297 shtėpi muslimane, kundrejt 13.621 shtėpive tė krishtera `hāne" dhe 1.147 "mücerred"; dy mystahifizė (Müstahifiz mbrojtės) tė qyteteve Prizren dhe Bihor), 2 dizdarė, 2 qeha, 2 imamė, 2 topxhinj, 38 mystahfizė ( tė vendeve tė ndryshme tė sanxhakut). Veē institucioneve (titullarėve) tė pėrmendur muslimanė, pėrmenden edhe vakėfi i Jakub Beut dhe i Ahmet be Evrenozit. Vakėfi i fundit nė vetė Prizrenin kishte 80 dyqane, 10 mullinj.19

Vetėm nė kadillėkun e Prizrenit (Prizren, Hoēė dhe Tėrgovishtė - Rozhajė),ishin (1530-1531) 22 mėhallė: 4 muslimane dhe 18 tė krishtera (nė Prizren 4 mėhallė muslimane dhe 9 tė krishtera); 278 shtėpi muslimane dhe 9.976 shtėpi tė krishtera `hāne", 1.010 `mücerred" dhe 722 "bive".20 Pra, edhe nė kuadrin e Sanxhakut tė Prizrenit numri i familjeve tė islamizuara ishte nė rriqe e sipėr.

Nė kohėn e vezirit tė madh, Rustem Pashės (I.1551-1554; II. 1555-1561) nė Prizren ishin 4 mėhallė tė mėdha muslimane dhe 12 mėhallė tė vogla tė krishtera.21 Sipas kėtyre shėnimeve, nė Prizren, ne mesin e shekullit XV, pothuajse gjysma e popullsisė ishte islamizuar.

E njėjta situatė ishte edhe nė Sanxhakun e Dtikagjinit nė shekullin XVI. Kah gjashtėdhjetėvjetėshi i shekullit XVI, nė fshatrat e kėtij sanxhaku islamizimi ishte pėrhapur aq shumė saqė pėrfshinte 1/3 e popullsisė fshatare, kurse nė Pejė mbi 50 pėr qind tė popullsisė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
ISLAMIZIMI I POPULLIT SHQIPTAR
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» REALITETI SHQIPTAR I DIKTATURĖS KOMUNISTE DHE LETĖRSIA PAS VITEVE 90
» 1999, Ja si u mor peng autobusi grek nga emigranti shqiptar
» FRONTI BASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR-Deklaratė!
» A po vjen kryeministri 5-tė shqiptar nė Ballkan?
» Frank Shkreli:NĖ SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Komuniteti musliman-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog