LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KLUBI I JEVGJVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
pocerina
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 47
Join date : 29/08/2008

MesazhTitulli: KLUBI I JEVGJVE   Wed Nov 05, 2008 2:22 pm

Llazar Mani





KLUBI I JEVGJEVE









Ishin kohe te tjera ato.Ne megjithmen qe nuk i dum mo ,po amo ca gjona do i kujtojme hala me moll.Sa t'jemi gjalle ne do ti kujtojme ka i here, masanej kur t'vdesim ky brezi i ri meqenese nuk i ka njoft, ene kurre mos e bofte Zoti ti njofi,nuk ka per tu sekelldis fort per kto qe pņ them une.Ti noshta e din qe ne e mirshim rrogen nji here ne pesmdhitditsh.Mirshim sa t'mirshim mo,ene me ato leke do ti bojshim t'gjitha,me t'mira e me t'liga.Dita e rroges mezi u priste atje ke shpija. Ishin bo hesapet t'gjitha.Vec nji hesap i vogel kishte met pa u bo.Klubi.Ah ky klubi,klubi.Ishte mu afer punes teme.Atje ku punojsha une ishin edhe nja dy fabrika tjera. Te mdhoja ato.Plot me puntore.N'mjes heret nuk maronte vargu i puntoreve qe shkojshin me punu ke kto tre fabrikat. Fillonte vargu nga salca e matone salces.Tgjith’ n'kņm. Kishte edhe qe vijshin me bicikleta xhonem,po ishin pak.Nertesa e funit qe myllte qytetin ishte klubi ene ca shpija aty perqark.Ishin perpjek ato t'qeverise disa bere me i vu emer ktij klubit, asoj emri, emer deshmori,emer heroi,emer lufte e ku di gjo un mo,po nuk rronte shume.Dy tre dite ene tabelen e mirte era.Po mir pra e bonte se klubi e kishte emrin e vet, i thojshin klubi i jevgjeve . Ishte mu n't'hyme t’lagjes jevgjeve.Ishte mu n'ven

t’vet.Ke qyteti ku banojsha un jevgjit u respektojshin se ishin puntore. Fukarenj,amo shoqnine e kishin me t'gjith.Kishin menyren e tyne te jetes ato,s'ke ci bon per kte.Leni mer ta bojn si den.Po ngaterrojn njeri? Jo. Bohet qameti pse po pijne nje gote raki mas pune?Jo.Sot e pin ke shpija neser e pin ke...ene thojsha un se do dali se sbon klubi. Or po nuk e di se ju ka shku noiher men'ja juve se klubi i jevgjeve duhet shpall monument kulture ? Po e dini ju se klubi i jevgjeve osht faktori kryesor qi ja ka ndryshu pamjen ksaj pjese t'qytetit,qe boni t'ndertohen afer njona tjetres tre fabrika t'mdhoja,alamet fabrikash? Qeveria menoi: ne vetem ngrejme fabrikat klubin e kemi gati.Ene ashtu u bo.Edhe ne sa here qe mershim rrogat kthejshim aty dhe e festojshim.Aty mrena ishin ca tavolina t'nolta e t'ngushta.I kishin bo kastile, t'nolta per mos me vone karrike, t'ngushta se pervec gotve t'rakis s'kishe c'veje tjeter aty vec nja dy a tre qofte qe nuk e dije se me ce mishi ishin bo.Dopia e pare ishte me t'pershnetme.U pershnesnin t'gjith.Kush hynte e kush dilte. Hajde gezuar!Hej ju tavolina funit gezuar.Periher u ngrejshin gotat ke tavolina e funit, gezuar! Ke gota e dyte njerezit u bojshim mo serioza.Diskutojshin per problemet personale,per problemet e familjes,per problemet e punes,se puna na kishte hy n'gjak neve. Ke gota e trete s'kishte mo probleme,te gjitha ishin t'zgjidhme,te gjitha t'marume e t'perfundume mosmiri. Nime qefi.Dhe klubi merte nji pamje tjeter.Bohesh me i bukur.Hapsina e tij bente qe zoni jot te bohesh me i fort,mo i uluritshem.Ene ato tjeret qe ishin n'tavoline me ty knojshin,por ne mnyre tjeter.Gjithsekush n'hesap t'vet. Kush ulte koken n'tavoline dhe knonte avash avash,nje tjeter merte goten e rakise e kercente mes tavolinave,ca tjere perplasnin shuplakat me t'dhone zemer,nonjoni u ngrente me goten e rakise ne dorč ene donte qe ta pije me zor se simas tij ti ishe kengetari mo i modh n'bote, kurse ti,masi u kujtove se kishe gjysem ore qe po i bijshe po nji teli , nalove , ngrejte dopjen e rakis, nuk e di se ishte e katra apo e pesta e me syte plot me lot, the me gjysem zoni:falimneres ēuna. Komet se majten mo ene u shtri per toke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
KLUBI I JEVGJVE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KLUBI LETRAR ''ZAHIRI '' PODUJEVĖ -FTESĖ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs