LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vajza tė virgjėra, a gjenden me?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Vajza tė virgjėra, a gjenden me?   Wed Oct 22, 2008 2:20 am

[size=9]
Sapo u hap bisedėn, u pėlqen tė tregojnė njė batutė, tashmė shumė tė pėrhapur
nė gjimnazet tona: “Ēfarė kanė tė pėrbashkėt, vajzat e virgjėra me dinosaurėt“?
Dhe pėrgjigja vjen bashkė me njė tufė tė qeshurash: “Janė zhdukur 2 milionė vjet
mė parė...“
Nė fakt, seksi nuk ėshtė mė njė temė qė mund tė shkaktojė tė qeshura tė
ndrojtura apo bishtime tek 17-18 vjeēarėt. Sigurisht qė, batutat dhe talljet nuk
mungojnė, por pėrgjigjet janė tė qarta dhe nė tė shumtėn e rasteve, tė sigurta.
Gjimnazistėt e sotėm nė Tiranė, nė masė (87 nga 100 tė pyetur) mendojnė se nuk
ėshtė e nevojshme qė tė ruhet virgjėria deri nė mbarim tė gjimnazit. Sigurisht
qė ky numėr nuk pėrputhet me numrin e tė virgjėrave apo jo tė virgjėrave, sepse
ishte njė informacion qė “nuk guxuam“ t’ua kėrkonim. I pyetėm thjesht pėr
mendimin mbi kėtė temė.
Edhe prindėrit janė disi “pesimistė“. Do tė donin tė gjithė, qė tė kishte mė
pak ngutje nė jetėn seksuale, por mendojnė nė shumicė (41 nga 73 tė pyetur) qė
ėshtė e pamundur nė ditėt e sotme qė, njė vajzė tė ruajė virgjėrinė deri nė
martesė.
Mbani parasysh qė tė dhėnat e sondazheve tona japin vetėm tė dhėna
fragmentare dhe nuk pretendojnė tė jenė shkencore. Ato vlejnė vetėm pėr Tiranėn
dhe vetėm pėr shkollat qė pėrfshihen nė testimet tona.
Prindėrit:
Mendoni se ėshtė e mundur ende, qė vajzat ta ruajnė virgjėrinė deri nė
martesė?
Janė pyetur 73 persona (nga tė cilat 60 nėna).
32 - po
41 - jo
Adoleshentėt:
Mendoni se vajzat duhet ta ruajnė virgjėrinė deri nė mbarim tė gjimnazit?
Janė pyetur 100 gjimnazistė.
87 - jo
13 - po
Vajzave qė fejohen me shkesė, u kėrkohet virgjėria

Ato janė tė bindura qė fakti qė nuk janė mė tė virgjėra, mund t’u rrezikojė
seriozisht tė ardhmen, sidomos tani qė “ u ka dalė fati”. Kjo ėshtė arsyeja
kryesore qė pėrplas shumė vajza nė dyert e maternitetit “Koēo Gliozheni” me
kėrkesėn pėr tė rikthyer virgjėrinė me anė tė kirurgjisė gjineokologjike.
Drejtoresha e kėtij materniteti, Rubena Moisiu duke i quajtur kėto kėrkesa
njė “fatkeqėsi qė mundon ende mentalitetin shqiptar” pohon se kėto ndėrhyrje nuk
bėhen nė maternite pasi janė tė paligjshme por ajo nuk pėrjashton mundėsinė se
ato mund tė realizohen nė nė mėnyrė tė fshehtė nė klinika tė tjera private.
Po ēfarė i shtyn vajzat tė bėjnė kėto kėrkesa dhe sa tė rrezikshme janė ato
pėr shėndetin e tyre....
*****
Dikush ka hyrė shkesė qė ato tė fejohen, por virgjėria ėshtė kusht, nė tė
kundėrt nuk mund tė jenė kurrė nuse pėr ta. Frika se jo vetėm do tė turpėrohen
por do tė mbesin pa burrė i detyron ato tė kėrkojnė tė qepin cipėn e virgjėrisė
(himeni) qė tashmė e kanė humbur.
Rubena Moisiu thotė se kategoria e vajzave qė vijnė me kėtė kėrkesė, janė
sidomos nga zonat rurale.
“Ėshtė e vėrteta qė ndeshemi shpesh me kėrkesa tė vajzave pėr tė qepur cipėn
e virgjėrisė dhe unė kėtė e shoh si fatkeqėsi. Nuk ėshtė ajo cipė e hollė qė
tregon ndershėmrinė e njė vajze dhe nuk e kuptoj se si mund tė gjenden ende
pėrballė presioneve tė tilla”, pohon Rubena Moisiu duke theksuar se kėto vajza
duken pėrgjithėsisht tė traumatizuara kur vijnė kėrkojnė kėtė lloj ndihme.
Ndėrkohė ajo pohon se ligjėrisht nė asnjė maternitet shtetėror nuk duhet tė
realizohen ndėrhyrje tė tilla.
A janė kėto ndėrhyrje tė rrezikshme pėr shėndetin? Dr.Moisiu nuk i paraqet
ato si traumatike.
“Nuk ėshtė se qepja e cipės sė virgjėrisė rrezikon shėndetin. Kjo mė shumė
rrezikon rėndė emancipimin e shoqėrisė. Ėshtė e trishtueshme tė mendosh se pėr
shumė njerėz vazhdon tė mbetet tabu prishja e cipės sė virgjėrisė para se vajza
tė martohet. Nė kėto raste, ende fatkeqėsisht nuk vlersohet njeriu por njė cipė
qė vazhdon tė mbetet simbol i ndershmėrisė, por qė nė fakt nuk ėshtė e tillė”,-
pohon Rubena Moisiu.
Flet Sabireja, ish-mamija qė rindėrton virgjėrinė
Diku afėr Pazarit tė Ri ndodhet “Sabrireja” (emėr i sajuar) ish mamija qė iu
rikthen “shpresat pėr tė ardhmen”, vajzave qė kanė humbur virgjėrinė. Ajo e di
qė ėshtė e paligjshme ndėrhyrja qė bėn ndaj dhe nuk tregon emrin dhe mbiemrin e
saj tė vėrtetė. “Mė vjen keq pėr vajzat sepse shumica e tyre nuk e bėjnė me
dėshirė, por duan tė martohen dhe ka nga ata djem qė nuk i marrin po nuk qenė tė
virgjėra. Mė vjen keq qė djemtė e shikojnė njė copė himeni si garanci pėr
ndershmėri, po ē’ti bėsh”, thotė Sabireja.
Sipas saj kryesisht kėto ndėrhyrje janė fare tė thjeshta dhe kanė njė ēmim
shumė tė lirė, pasi zgjasin vetėm pak minuta. “Pėr ata mė tė lehta qė zhvillohen
edhe nė kushte shtėpiake marrin njė shumė tepėr simbolike, 1 mijė lekė tė reja,
ndėrsa ata mė tė vėshtirat qė bėhen me anestezi lokale janė mė tė shtrenjta dhe
shkojnė deri nė 10 mijė lekė tė reja”, pohon ajo.
Ndėrkohė ish-mamija shpjegon seqė nga dita kur bėhet qepja mund tė zgjasė
maksimumi deri nė 7 ditė. Nėse brenda kėtij afati vajza nuk kryen marrėdhėnie
seksuale, nuk mbetet asnjė shenjė nga “virgjėria e shtirur” pasi fillojnė e bien
penjtė.
“Ekspertja” qė i bėn vajzat tė duken tė virgjėra thotė se nė shumicėn e
rasteve mashtrimi ecėn dhe meshkujt e kanė tė pamundur qė ta dallojnė qė nuk
kanė tė bėjnė me njė virgjėri tė vėrtetė por vetėm me njė tė sajuar. Epo,
ndoshta e meritojnė, tė mashtrohen..!
*****
Virgjėria “teknike” dhe Virgjėria “sekondare”
Dr.Adem Harxhi
A ėshtė vajza e virgjėr? Kjo pyetje i ka shqetėsuar njerėzit
vazhdimisht, tani mė pak se mė parė. Por, mos u ēudisni, edhe sot, shumė burra e
djem pyesin, se si mund tė njihet njė vajzė e virgjėr. Pėrgjigja ime ėshtė:
vetėm vajza e di nėse ka bėrė seks ndonjėherė me njė djalė.

Thuhet se njė vajzė virgjėreshė, duhet ta ketė himenin tė paprekur. Sipas
kėtyre, po qe se natėn e martesės, po qe se nuk del pak gjak nė ēarēafėt,
atėherė atė e kanė gėnjyer. Kjo shkakton shumė ankth tė panevojshėm. E vėrteta
ėshtė se shumica e nuseve nuk gjakosen.
Sot, njė vajzė konsiderohet virgjėreshė kur nuk ka bėrė interkursė seksuale
me njė burrė. Kjo ėshtė njė ēėshtje personale qė ka shumė rėndėsi pėr vetė
vajzėn dhe shumė mė pak pėr tė tjerėt.
Ē’JANĖ VIRGJĖRESHAT TEKNIKE
Nuk ėshtė fjala pėr ato virgjėresha qė punojnė nė njė nga fushat me
teknologji tė lartė. Jo, ėshtė fjala pėr ato vajza tė zgjuara, qė kėnaqen me pak
aktivitet seksual dhe qė mendojnė se nuk ia vlen tė rrezikosh pėr shtatėzani dhe
sėmundje. Metoda e tyre kontraceptive ėshtė qind pėr qind e suksesshme, sepse
ato nuk bėjnė seks. Sjellja e njė vajze tė tillė, mund tė pėrmblidhet kėshtu:
Ēdo gjė pranohet me pėrjashtim tė fundit. Ajo
e lejon dashnorin e saj ta pėrkėdhelė, tė bėjnė masturbacion reciprok, por ajo
gjithmonė refuzon interkursėn.
Nuk i imponohem askujt tė zgjedhė kėtė soj virgjėrie, por do tė pėrpiqem tė
sjell disa argumente nė favor tė saj. Kjo sjellje nuk vlen pėr kėdo. Disa herė
dhe nė disa rrethe shoqėrore, njė vajzė teknikisht virgjėreshė, nuk shihet me
respekt tė madh. Disa tė rinj nuk kanė aq shumė vetėbesim dhe nuk janė aq tė
fortė sa t’i pėrmbahen kėsaj politike. Virgjėreshat teknike, sido qė tė jetė,
nuk janė mė tė preferuarat, por ato janė shumė mė pak tė trishtuara nga ēdo
shoqee tyre nė klasė tė dhjetė, qė mbetet shtatzėnė.
Edhe djemtė, mund tė jenė teknikisht tė virgjėr. Ėshtė e qartė qė ata bėjnė
ato forma seksi qė nuk pėrfshijnė interkursėn vaginale. Kur puna vjen pėr tė
shkuar para, ata ndalojnė.
Virgjėreshat teknike mėsojnė shumė teknika seksuale, tė cilat i pėrdorin
gjatė gjithė jetės, kur marrin dhe japin kėnaqėsi. Por do tė thosha se kėto
teknika mund tė mėsohen nė ēdo moshė dhe nuk ka arsye tė mėsohen shumė
herėt.
Ēiftet qė shoqėrohen sė bashku pėr njė kohė tė gjatė dhe qė planifikojnė tė
martohen, mund ta praktikojnė virgjėrinė teknike. Kur do tė martohen, ata do tė
kujtojnė nė mėnyrė shumė sentimentale, pėrkujdesjet e tyre tė vjetra e tė
kėndshme me njeri-tjetrin.
* * *
TĖ JENI DHE TĖ DUKENI MIRĖ.
T’i thuash “Jo”seksit tė hershėm, mund tė jetė e vėshtirė, por ėshtė mė e
lehtė nga sa tė jetosh me pasojat e seksit parakohe. Si mund ta shuani zjarrin e
dėshirės seksuale pėrpara se tė bėni seks?
Tė rinjtė e thonė “ jo-nė” e tyre me mėnyrėn si veprojnė, me
mėnyrėn si bisedojnė dhe me mėnyrėn se si vishen.
Vishni tesha qė ju tregojnė tė bukura por jo seksi. Tregoni
se jeni vajza tė reja plot hijeshi, por nuk jeni “lodra seksi” nė duar tė
djemve. Po qe se u tregoni djemve pak mish, atyre do t’u burojnė hormonet me
shumicė .
Planifiko takime qė nuk pėrfundojnė nė situata tė vėshtira.
Ti e di ku do tė shkosh, ēfarė do tė bėsh dhe ēfarė nuk do tė bėsh, qė
tė ruash kėnaqėsinė e momentit.
Qetėsoje njė bisedė qė bėhet shumė e nxehtė. Mbani parasysh
se pas fjalėve vijnė veprimet.
Vajzat duhet tė dinė se, ato qė veshin ose bėjnė, tregojnė qėllimet e tyre.
Duhet tė jeni tė kujdesshme pėr veshjen qė ėshtė shumė e ngushtė, shumė e ulur
dhe shumė e shkurtėr. Ju e dini, se shokėt tuaj, duke parė gjinjtė nga jakat
tuaja tė shqyera dhe kofshėt nga fundet e shkurtra, gjithė kohėn flasin pėr to.
A dėshironi ju qė shokėt tuaj tė flasin pėr kėtė? Pse duhet tė shikojė njė vajzė
qė i shton hormonet, kur ai dėshiron ta shohė atė si shoqe. Njė djalė dėshiron
ta respektojė njė shoqe, por ai ėshtėi distraktuar nga veshja e saj “seksi” dhe
e kujton atė gjithmonė pėr atė tė vetmen gjė. Djemtė eksitohen nga
shqisat, vajzat eksitohen nga zemrat.

* * *
Shumica e adoleshentėve qė lexojnė kėto shėnime, me siguri, janė tė virgjėr.
Disa mund tė jenė “teknikisht” tė virgjėr, dhe kanė shkuar pak mė pėrpara.
Mendoj se edhe ata i lexojnė kėto rreshta tamam nė kohė. Ndonjė lexues mund tė
ketė shkuar edhe mė tutje. Ndonjė vajzė e rrallė mund tė ketė mbetur edhe
shtatzėnė. Cilido tė qė jetė pozicioni juaj, kurrė nuk ėshtė vonė tė bėni njė
fillim tė ri tė sjelljes dhe tė veprimeve tuaja.
U mundova tė shkruaj shumė gjėra tė mira pėr virgjėreshat. Por dikush mund tė
mendojė: Kėto nuk vlejnė pėr mua qė, tashmė, jampėrfshirė nė marrėdhėnie
seksuale.
Ka njerėz qė mendojnė se nuk ka kthim mbrapa, kur ke shkuar shumė pėrpara nė
marrėdhėniet seksuale. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Kthim ka, por ai nuk ėshtė i
lehtė. Ēdo ditė e re, u jep tė rinjve liri tė reja, pėr tė bėrė zgjedhjet e tyre
lidhur me aktivitetin seksual.
Ē’ĖSHTĖVIRGJĖRIA SEKONDARE?
Tė besosh se seksi nuk duhet filluar herėt, edhe atėherė kur nuk e ke pasur
kėtė besim mė parė.
Virgjėria sekondare ėshtė tė vendosėsh t’i ndėrpresėsh marrėdhėniet seksuale
qė ke filluar, dhe ta lėsh seksin pėr mė vonė.
Mos e besoni gėnjeshtrėn se, po e shkele njė herė, nuk i kontrollon dot mė
impulset e tua seksuale. Nuk do tė thotė se po tė marrėsh diēka nga ēanta e njė
shoku, ti do tė vjedhėsh tėrė jetėn nė ēantat e shokėve. Nuk ėshtė e lehtė tė
bėsh gjėra tė mira, por kjo do t’u bėjė tė ndjeni vetėbesim, dinjitet dhe
vetėkontroll nė njė mėnyrė qė asgjė tjetėr nuk ua kthen dot.
Kthimi tek virgjėria sekondare ėshtė, padyshim, vendimi mė i mirė
qė keni marrė ndonjėherė. Tė gjitha marrėdhėniet e tjera do tė ndryshojnė pėr
mirė. Ju tani do tė bisedoni dhe do tė qeshni lirisht. Tensioni dhe faji do tė
largohen nga ju.



TANI ĖSHTĖ KOHA
Edhe pse ėshtė e pamundur tė ktheheni nė virgjėrinė fizike tė humbur, edhe
pse nuk do t’i shuani dot totalisht kujtimet dheefektet anėsore tė eksperiencave
tė kaluara seksuale, ju, duke u kthyer tek virgjėria sekondare, do tė keni
MUNDĖSI tė rifitoni nė mėnyrė emocionale, psikologjike dhe personale respektin
pėr seksin. Ky ėshtė avantazhi i atyre qė arrijnė ta bėjnė kėtė. Virgjėria
sekondare ka ndihmuar shumė adoleshentė dhe tė rritur, qė tė kthehen nė gjendje
seksuale tė shėndetshme, si mendore ashtu edhe fizike.
Keni pasur ose jo, ndonjė shqetėsim nė tė kaluarėn, mos lejoni tė kaluarėn tė
justifikojė qėndrimin tuaj nė tė njėjtėn mėnyrė. Jeni penduar ose jo pėr tė
kaluarėn, tani qė keni informacion tė ri, llogaritni koston dhe hiqni dorė nga
seksi. Mos u shqetėsoni se ēdo tė mendojė dashnori apo dashnorja juaj e
mėparshme. Vendosni tė ēlironi veten nga lidhjet e kėnaqėsisė seksuale
adiktive.
PSE TĖ ZGJIDHNI VIRGJĖRINĖ SEKONDARE?
Virgjėria sekondare, ėshtė ēlirimi adoleshentėve nga ndjenja se janė zėnė nė
grackė, ose janė skllavėruar nga aktiviteti seksual i hershėm.
Ja disa nga arsyet pse disa adoleshentėt kanė zgjedhur virgjėrinė sekondare:

-“ Pėr njė moment ishte kėnaqėsi, por pastaj fillova tė ndjej se ai po mė
pėrdorte mua”
-“Nė tė vėrtetė u shqetėsova mos infektohesha me ndonjė sėmundje infektive
seksuale dhe me AIDS”
- “Sa mė shumė bėnim seks, aq mė pak bisedonim. Mė nė fund u duk sikur ishim
dy tė huaj”
-“Njė shoqja ime mbeti shtatzėnė, qė nė herėn e parė qė bėri seks. Kjo mė
bėri tė mendoj mos e pėsoj edhe unė kėshtu”
-“Pas kėnaqėsisė fillestare, u ndjeva jo mirė pėr atė dhe veten”
-“Unė bėra seks vetėm se mendova qė e doja me tė vėrtetė dhe se njė ditė do
tė martohesha me tė. Mėnyra si veproi ai, mė bėri tė mendoj se, me tė, nuk
kalohet dot gjithė jeta. Seksi kurrė nuk na afroi me njėri-tjetrin”
Sa e sa adoleshentėve u sillen nėpėr kokė kėto mendime dhe tė tjera si
kėto.
Kurrė nuk ėshtė vonė pėr njė ndryshim tė ri. Ēdo i ri qė dėshiron kthimin nė
virgjėrinė sekondare, mund ta arrijė atė nėse vendos tė ndryshojė dhe tė
shkėputet nga zakonet e vjetra. Largohuni nga njerėzit, vendet dhe situatat qė
dobėsojnė vetėkontrollin

marre nga shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Re: Vajza tė virgjėra, a gjenden me?   Wed Oct 22, 2008 2:21 am

VAZHDIMI I ARTIKULLIT ME SIPER
:
ĖSHTĖ JETA JUAJ: VENDOSNI NDRYSHIMIN
Nėse ke vendosur qė virgjėria sekondare vlen pėr ty, ti ke hedhur njė hap tė
madh pėrpara, drejt lirisė seksuale.
Kjo nuk ėshtė e lehtė, sikur nuk ėshtė e lehtė tė mbash njė dietė nga do tė
heqėsh ushqimin mė tė preferuar, ose tė studiosh kur ėshtė mė mirė tė shikosh
TV-nė.
Ju mund ta bėni kėtė. Zakonisht, duhen 21 ditė pėr tė formuar njė zakon tė
ri. Ju e keni ndėrtuar njė rrugė nė trurin tuaj, nėpėr tė cilėn shkoni pa u
menduar. Ta ndryshonikėtė rrugė, duhet tė mendoni shumė dhe tė praktikoni njė
zakon tė ri, qė tė shkoni nė drejtim tė ri
BOX
Seks para martese? Vendimi mė i mirė merret nga njė njeri i
stabilizuar

Shpesh flas dhe konsultoj tė rinj, qė kanė bėrė seks me njė ose mė shumė
partnerė. Kur janė shumė tė rinj, i kėshilloj tė heqin dorė nga aktiviteti
seksual pėr pak vjet dhe t’i pėrkushtohen rritjes sė tyre. Tė ēdo moshe qofshin
ata, u rekomandoj me insistim tė pėrdorin seksin e sigurtė.
Shumica e kėtyre tė rinjve ndjehen jo mirė dhe tėdėshpėruar. Gjėja e parė qė
do t’u kėshilloja adoleshentėve seksualisht aktivė ėshtė: Mos bėni seks
nėn presion.
Ndonjėherė, ndodh qė njė vajzė tė shkojė me njė tė
moshuar, ose me njė burrė tė martuar. Nė kėtė rast kėshilla ėshtė:
Largohu menjėherė nga kjo marrėdhėnie, ty po tė pėrdorin. Burrat e
martuar kurrė nuk i lėnė gratė e tyre pėr njė adoleshente, ata vetėm i pėrdorin
ato.

Ja dhe diēka tjetėr qė tėrinjtė e kanė vėshtirė ta bėjnė: Sapo fillojnė tė
bėjnė seks, ata e kanė tė vėshtirė tė largohen. Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė
pėr vajzat. Natyrisht, kėto tė reja duhet tė inkurajohen, tė ndjekin instinktin
e tyre, dhe tė kthehen mbrapsht. Tė bėhen pėrsėri fėmije dhe tė mos bėhen tė
pėrdorura. Shumė nga kėto tė reja, duan ta ndėrpresin seksin pėr disa vjet, deri
sa ta kuptojnė veten mė mirė dhe tė ndjejnė pėrgjegjėsinė pėr jetėn e tyre.
Vendimi pėr tė bėrė seks, qoftė edhe pėr njė grua dhe njė burrė, ėshtė njė
vendim personal. Sot, ideja pėr tė bėrė seks para martesės, pranohet
gjerėsisht. Por vendimi mė i mirė merret nga njė njeri qė ėshtė i stabilizuar nė
karrierė, qė ka tė ardhura tė mjaftueshme pėr tė qenė i pavarur dhe ka atė
ndjenjėn e sigurisė, qė tė jep marrja e njė profesioni.

Sot mosha mesatare e martesės ėshtė rritur shumė. Djemtė martohen mesatarisht
nė moshėn 27-vjeēare dhe vajzat nė moshėn 24-vjeēare. T’u kėrkosh tė rinjve tė
mos bėjnė seks deri sa tė martohen, ėshtė njė kėshillė qė rrallė kush do ta
zbatojė. Por edhe tė fillohet marrėdhėnia seksuale shumė herėt, prapė nuk ėshtė
mirė. Gjėrat qė paraqesin rrezik, lejohet tė ushtrohen nė njė moshė tė caktuar
dhe me leje (licencė). Kėshtu ėshtė kur nget makinėn, kur pėrdor alkolin,
duhanin, ashtu duhet tė jetė edhe kur bėn seks. Nuk lejohet njė i ri, nga mosha
13 deri nė 18 vjeē, tė dalė nė rrugė me makinė. Kėshtu nuk duhet tė bėjė edhe
seks.
Nesėr nga Dr.Harxhi, nė Faqet e sė Dielės, mund tė
lexoni:

KUR DUHET TĖ FILLOJĖ JETA SEKSUALE
INTERVISTĖ
“21 vjeē: Pse nuk kam vendosur ende tė bėj jetė
seksuale...”

Tė jetosh me rregulla, pėr shumė njerėz, ėshtė mė komforte, nga sa tė rrosh
me impulse. E tillė ėshtė edhe vajza qė pranoi tė intervistohej pėr SH2-shin.
Ėshtė nga Tirana, pas 4 ditėsh ekzaktėsisht, mbush 21 vjeē. Ėshtė e virgjėr. Po
e quajmė pėr lehtėsi “Ejola”, por emri i saj ėshtė ndryshe.
Pėr fat tė keq, nuk mundemi tė japim mė tepėr hollėsi se kaq. Ky ishte kushti
i marrėveshjes sonė pėr tė pranuar intervistėn. Ajo u vetėofrua nė redaksinė
tonė me njė telefonatė, pas botimit tė shtunėn e kaluar tė historisė sė njė
britanikeje, e cila ishte e virgjėr nė moshėn 105-vjeēare. Ejola na tha se e
quante tė rėndėsishme tė shpjegonte kėndvėshtrimin e saj dhe tė vajzave si ajo
mbi virgjėrinė.
Ajo ėshtė njė vajzė mbresėlėnėse, e bukur, inteligjente.
Na tha se duhet tė flasim pėr vajzat e virgjėra, qė e kanė zgjedhur kėtė
rrugė, jo nga frika, as pse janė shumė tė preokupuara, por pėr arsye tė edukimit
tė tyre familjar dhe fetar.
Ejola, virgjėria juaj ėshtė njė vendim, apo ka rrethana jetėsore
dhe familjare qė kanė favorizuar kėtė situatė?

Unė nuk do t’ju kisha telefonuar nė rast se do tė ishte fjala pėr rrethana
rastėsore. Ėshtė vendim, sigurisht.
Pse njė vendim i tillė, nėse na lejoni ?
Sepse besoj nė diēka: qė eksperiencat seksuale tė hershme janė, zakonisht, jo
perfekte. Besoj, gjithashtu,, qė marrėdhėnia seksuale, ėshtė mė e mirė kur e
krijon sė bashku me dikė qė e do. Unė dėshiroj tė rritem dhe zhvillohem brenda
vetes, pėrpara se tė pėrfshihem nė marrėdhėnie intime me dikė qė do tė
influencojė shumė tek unė. Nuk dėshiroj qė tė influencohem kaq fort dhe nuk
lejoj dikė tjetėr tė ndėrhyjė nė jetėn time fizike dhe psikologjike, pėrpara se
tė njoh mirė veten time.

Po ti pyesėsh tė gjitha vajzat, kur flasin pėr lidhjet e tyre,
thonė qė janė lidhur me kėtė apo me atė, por nė thelb janė duke kėrkuar njė
djalė serioz dhe tė pėrkushtuar. Mendon se ka ndonjė gjė tė keqe nė kėtė mes? Nė
fakt edhe vajzat e tjera, nė kėrkim tė princit tė tyre janė, apo jo, njėsoj si
ti...

Sigurisht qė secila zgjedh vetė si ta jetojė rininė, por pėr mua ai seksi pėr
stėrvitje qė thoni ju, mė ndjeni, po mė duket pak harbut. Sidoqoftė, ėshtė njė
alternativė, por nuk ėshtė mė i miri. Siē ju thashė, preferoj
tė mos bėjė fare seks deri nė kohėn e duhur dhe me njeriun e duhur.
Sipas Ejolės, cila ėshtė mosha ideale pėr t’u pėrfshirė nė kėtė
marrėdhėnie intime?

Koha nė tė cilėn virgjėreshat ndjejnė se janė gati tė fillojnė seksin, nuk
pėrcaktohet nga mosha qė matet me vite, por nga vetėbesimi i tyre. Disa njerėz
janė tė pjekur dhe me vetėbesim nė moshėn 18 vjeē, tė tjerė zhvillohen me
ngadalė. Ēdo vajzė e virgjėr dėshiron tė rritet plotėsisht, pėrpara se t’ia
kushtojė trupin dhe mendjen e saj bėrjes sė fėmijve dhe kujdesit pėr ta.
Vajza qė ėshtė shumė e interesuar pėr mėsimet dhe aktivitetet e
ndryshme, ndonjėherė ėshtė e keqkuptuar nga njerėzit. Ata do tė doninqė dhe ajo
ta “gėzonte rininė”. Ju shqetėson kjo?

Ėshtė pak gabim qė tė bėsh njė lidhje direkte mes vajzave qė duan tė ruajnė
virgjėrinė deri nė momentin e duhur dhe vajzave qė janė studioze. Nuk janė
domosdoshmėrisht i njėjti person (qesh).
Njė vajzė e virgjėr, thjesht dėshiron tė mos pėrfshihet nė seks dhe ta lėrė
atė pėr mė vonė, kur tė ketė kohė tė lirė, si pėr tė gjitha interesat e saj tė
tjera. Jeta e tyre, nė tė vėrtetė, nuk ėshtė aq e vėshtirė sa mendojnė tė tjerėt
nga jashtė.
Flisni nė familje rreth kėsaj teme?
Kam mbėshtetjen dhe aprovimin e familjes, tė miqve dhe besimin e tyre.
Keni mikesha tė ngushta?
Sigurisht qė po.
Edhe ato janė tė virgjėra?
(Qesh). Jo, tė gjitha. Po vajza virgjėreshė mund tė jetė shoqe e mirė e njė
vajzės tjetėr seksualisht aktive. Shpesh ajo di mė shumė, nga sa di vajza
seksualisht aktive, pėr periodat, pėr shtatzėninė dhe hapat qė duhen marrė, kur
dikush ėshtė nė vėshtirėsi. Virgjėresha ka kohė tė lexojė pėr kėto ēėshtje dhe
mendimi i saj i ftohtė, e bėn atė shpesh kėshilluese pėr tė tjerat.
Jeni fetare?
Kam besimin tim, mėnyrėn time pėr kėtė. Lutjet, kisha, xhamia dhe meditimi,
tė gjitha i japin jetės komfort kur i beson.
Njė mesazh pėr bashkėmoshataret?
Abstenimi nga seksi, ėshtė njė jetė e disiplinuar. Ata kanė mė shumė
vetėkontroll nga sa kanė moshatarėt e tyre. Kjo disiplinė ėshtė mė shumė
ndihmuese se e dhimbshme.
******

marr nga shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
giselazo
Vizitor



MesazhTitulli: ohu   Mon Oct 27, 2008 10:46 pm

Smile Very Happy nga ajo qe lexova nuk ka gje me te mire se ta mbash trupin te paster pavaresisht se
shumica duan te zbaviten me jeten e tyre ky eshte nje vendim qe i perket vete atyre qofshin vajza ose djem. Ama seksi nuk eshte zbavitje por dicka qe njerezit e perdorin qe te formojne nje familje. Po si? Kohet e sotme seksi ka dale jashte moralit.Ketu duhet menduar mire para se te vendosesh te besh seks .1 si do ta financosh jeten n.q.s nuk ke te ardhura.
2. Po mbete shtatezene ku ti gjesh parate per ta rritur femijen po nuk deshi babai
3. Si do te jetosh dhe ku?
4. ka te ngjare te besh edhe abort.
5. do te shkaterrohesh fare dhe nuk do te jesh me e para.
seksi eshte dicka e shenjte ashtu do te mbese pavaresisht se te tjeret do te mendojne te kunderten eshte mire qe vajzat te jene te kujdesshme me vendimet qe marrin,
Te kene me shume respekt per veten e tyre se e ardhmja nuk eshte perralle.

ju pershendes te gjitheve eeeee ciao
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Vajza tė virgjėra, a gjenden me?   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Vajza tė virgjėra, a gjenden me?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gėzuar Ditėlindjen Ronela Ramadani-vajza e dajės tim Xhavitit!
» Albert Zholi: Vajza greke
» Kush ėshtė vajza tė cilėn nė 19:30 e presin nė "randez-vous" mbi tre milionė shqiptarė!
» Ismet Hebibi:VIRGJĖRESHA E PĖRJETĖSISĖ
» Namik Ajazi, Liri Belishovės i ka mbetur peng diploma e vajzės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Ndjenje dhe dashuri :: Revista e lushnja.com-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com