LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ja eksperiencat qė duhet tė kalosh para martesės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Ja eksperiencat qė duhet tė kalosh para martesės   Fri Oct 10, 2008 10:56 pm

Nėse njė ditė vendos tė martohesh,
konsultohu atėherė me kėtė listė gjėrash argėtuese, tė ēmendura dhe
absurde qė duhet tė provosh pėrpara se tė marrėsh rrugėn pėr nė altar.
1- Dil vetėm nga dėshira pėr t'u argėtuar
Duhet
ta pranosh se je tashmė e ndėrgjegjshme se njė burrė nuk paraqet
gjithmonė cilėsitė e duhura pėr t'u bėrė i fejuari yt, nuk tė telefonon
kur thotė se do ta bėjė kėtė vetėm se ai interesohet vetėm pėr veten e
tij dhe nuk tė kushton vėmendjen qė ti meriton. Por megjithatė ky ėshtė
njė tip qė tė kėnaq herė pas here sepse ėshtė tepėr i shkathėt kėshtu
qė mundohu ta shfrytėzosh duke mbajtur parasysh faktorin kėnaqėsi
personale.
2- Jeto vetėm
Nėse nuk do qė
trajektorja e jetės tėnde tė jetė vetėm ajo qė shkon nga shtėpia e
prindėrve tė tu tek shtėpia e tė fejuarit apo bashkėshortit tėnd me njė
ndalesė nė konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu tė jetosh
njė eksperiencė tė tė jetuarit tėrėsisht e pavarur. Autonomia totale do
tė thotė tė shijosh tėrėsisht jetėn nė shoqėrinė tėnde, aftėsia pėr tė
kryer dhe pėrmbushur tė gjitha detyrat vetjake. "Mė pėlqente tej mase
tė jetoja vetėm, kujton Suzana, njė gazetare 34- vjeēare, mund t'i
kushtosh njė mbasdite tė tėrė ritualeve tė bukurisė ose tė gatuash tėrė
kohės. Tė jetosh vetėm do tė thotė tė piqesh sa mė shumė, nėse dikush
tjetėr paguan faturat pėr ty ose kryen punėt e shtėpisė pėr ty, kjo nuk
tė mėson kurrė tė marrėsh pėrgjegjėsitė e jetės tėnde".
3- Kapėrce frikėn e tė rėnit nė dashuri kokė e kėmbė

gjitha kemi frikė kur bėhet fjalė pėr tė krijuar marrėdhėnie
sentimentale. "I fejuari im mė mashtronte dhe qė nga ky rast e kam tė
vėshtirė tė krijoj besim tek burrat", kujton Laura 32- vjeēare. Nga kjo
tė duket se pas unazės sė martesės, vellos dhe gjithė ceremonisė edhe
ty mund tė tė ndodhė e njėjta gjė. Pavarėsisht nga kjo ēlirohu nga
frika jote dhe mbėshtetu nė arsye mė tė forta pėr t'u lidhur me njė
burrė.
[b]4- Besoji xhepave tė tu

Do tė jetė
fėmijėrore tė mendosh se kur tė martohesh do tė jetosh nė kurriz tė
burrit tėnd apo se prindėrit e tu do tė vazhdojnė tė tė ndihmojnė
ekonomikisht. As mos e ēo nėpėr mend qė tė shmangėsh pėrgjegjėsitė e
tua ekonomike. E mira do tė jetė tė kursesh dhe njė pjesė tė detyrimeve
mujore t'i pėrmbushėsh vetė. Njė marrėdhėnie nuk duhet tė ketė asnjė
kufizim apo kusht tė ēfarėdo lloji, bile as edhe ekonomik. A nuk ėshtė
e rėndė ta pyesėsh bashkėshortin tėnd se si shkoni nga ana financiare.
5- Ji spontane
Mos
ki frikė tė jesh e ndryshme nga dita nė ditė, merr pjesė nė konkurse qė
mendon se do t'ia dalėsh mbanė, shijoje lirinė qė ke pėr momentin dhe
mos ia vėr veshin shpesh mikeshave tė tua. Nėse jeta jote paramartesore
ėshtė njė rutinė e vėrtetė, kėshtu ka rrezik tė vazhdojė edhe nė
bashkėjetesė dhe mė pastaj. Nuk rrezikon asgjė tė provosh diēka qė s'e
ke provuar, si mund tė thuash pėr japrakėt me gjethe rrushi qė nuk tė
pėlqejnė nėse nuk i ke provuar kurrė.
[b]6- Hiq dorė nga njė punė qė nuk tė pėlqen

"Ndihesh
nė siklet nė punėn tėnde? Nėse nuk beson nė tė, ėshtė e pamundur qė t'i
dedikohesh asaj me entuziazėm. Por mos shpreso qė tė largohesh nga puna
jote, siē bėjnė shumė vajza tė tjera duke shpresuar se do tė takosh njė
djalė dhe pastaj do tė japėsh dorėheqje. "Unė kisha dy preokupacione:
nuk mė pėlqente puna ime (isha shitėse) dhe nuk kisha tė fejuar"-
shpjegon Alma, 29 vjeē.
Por nuk e kuptoja pse mė ishte krijuar
ideja se po tė ndėrroja punė do tė gjeja edhe tė fejuar. Mendoja se
puna qė nuk mė pėlqente mė pengonte tė gjeja edhe lumturinė nė
dashuri." Krejt e gabuar. Nė vend qė tė ndėrrosh punėn pėr tė gjetur
njė tė fejuar, mė mirė gjej njė punė qė e ke pasion. Dashuria nuk duhet
tė shndėrrohet as nė njė barrierė mbrojtėse as njė arenė ku ty tė tė
jepet mundėsia tė luftosh.
7- Gjej miq tė rinj
Por
ama tė mos jenė brenda rrethit tėnd shoqėror tė zakonshėm, si pėr
shembull miq tė shkollės, tė punės apo tė rrethit familjar… Fito mė
shumė liri, dil zbulo eksperienca tė reja dhe njihu me njerėz tė rinj.
Kėshtu dil me mikeshėn tėnde qė njohe nė supermarket apo me djaloshin
simpatik dhe interesant qė njohe nė njė ekspozitė apo panair. Nėse e
kalon tėrė kohėn me tė njėjtėt njerėz dhe nė tė njėjtat vende,
asnjėherė nuk do tė zbulosh aftėsitė dhe kufizimet e tua.
8- Bėhu mikja mė e mirė e vetvetes
Mendon
se je robinė e klishesė "arri idealen" dhe se kjo nuk tė jep mundėsi tė
shfrytėzosh jetėn tėnde deri nė fund? Mendohu mirė. Sillu nė mėnyrėn mė
tė mirė qė e mendon dhe qė tė pėlqen pėr tė gjetur burrin e ėndrrave tė
tua.
Dėrgo lule dhe ha darkė nėn dritėn e qiriut ose lejoi vetes
njė seancė ēlodhėse nė njė institut bukurie. Pėrdore kėtė etapė tė
jetės tėnde pėr tė zbuluar se ēfarė tė argėton, shijo veten me dhurata
qė i ke merituar plotėsisht dhe para sė gjithash mėso tė marrėsh dhe tė
dhurosh sa mė shumė dashuri. Ē'tė kushton tė pranosh njė tufė me lule
kur mendon se pas kėsaj do tė kesh pėrkrah pėr gjithė jetėn njė burrė
tė mrekullueshėm.
9- Bėj blerje tė rėndėsishme
Njė
kolltuk tė rehatshėm, njė pardesy praktike, njė udhėtim. Nėse zotėron
mjetet e duhura, bėj blerjet e duhura, mendohu se gratė e martuara nuk
mund t'i lejojnė vetes gjithēka edhe pse mund tė fitojnė para nė mėnyrė
tė mjaftueshme. "Im shoq administron paratė tona, - tregon Aida 33-
vjeēare, dhe kur guxoj t'i kėrkoj ndonjė gjė duhet ta bisedoj me tė
paraprakisht dhe t'i marr atij aprovimin. Kur mė shkrepte pėrpara diēka
nė kokė pėr ta blerė e blija dhe kaq, kjo nuk ndodh mė tani".
10- Mėso pėr jetėn nė ēift qė tė pret
"Unė
u martova me tė parin dhe tė vetmin djalė qė njoha, tregon Ilva
27-vjeēare, dhe nuk kisha asnjė ide pėr jetėn seksuale, sepse nuk kisha
pasur marrėdhėnie me askėnd pėrpara"Prandaj nė situata tė tilla shija
qė provon kur zbulon kėtė veprim si dhe veprimi vetė shpesh janė
zhgėnjyes. Jo vetėm sepse zbulimi mund tė duket mė joshės se sa
rezultatet e veprimit qė mundtė zhgėnjejnė nė njė masė tepėr tė madhe.
11- Mbrohu nga padrejtėsitė

mos kesh njė burrė nė jetėn tėnde nuk do tė thotė tė mos kėrkosh dhe tė
mbrosh tė drejtat e tua dhe tė lejosh qė padrejtėsi tė caktuara tė
bėhen nė kurrizin tėnd, si pėr shembull tė mos kesh tė drejtė tė
kėrkosh njė tavolinė tė mirė nė restorant ose tė kėrkosh tė zėsh njė
vend tė privilegjuar social. "Mė pėrpara me shumė vėshtirėsi e kuptoja
pėrse duhet tė kėmbėngulja nė kėrkimin e njė tė drejte, thotė Meri
27-vjeēare, stiliste, por tani jam tepėr e vetėdijshme sepse nuk mund
tė lesh askėnd tė tė marrė nėpėr kėmbė dhe se duhet tė mėsosh tė mbrosh
tė drejtat e tua etėm, me hir ose pahir".
12- Mėso tė gatuash
Po
pate kėtė aftėsi do tė dish si tua fitosh zemrėn miqve tė tu. Kjo ėshtė
tepėr pozitive edhe nė marrėdhėniet me burrin tėnd tė ardhshėm. Kjo nėn
kupton qė duhet ta kalosh nivelin e omėletės dhe makaronave dhe tė
kalosh nė gjėra mė tė komplikuara si tė tavat me te mbushura dhe
mishrat me garniturė. Mund tė konsultohesh me njė libėr kuzhine se si
tė pėrgatisėsh gjellėrat pėr tė pėrmirėsuar teknikėn tėnde tė gatimit.
Kėnaqėsia jote kur tė tė vlerėsojnė se je as nė kuzhinė do tė jetė
tepėr mė e madhe se kėnaqėsia qė vetė pjatat ofrojnė.
13- Mėso tė duash trupin tėnd
"Nuk
e keni idenė se sa kohė kaloja me fiksimin se kisha shtuar nė peshė,
thotė Irisi 28-vjeēare, pėrpara se tė martohesha. Pas kėsaj fillova tė
pranoja ndryshimet ne bustin tim dhe rėndėsi kishte qė ky i pėlqente
burrit tim". Duhet tė tė mbushet mendja se bukuria e vėrtetė qėndron
brenda teje dhe tek fakti se sa e dashuron njė burrė dhe qė pamja e
jashtme mbase tė kalojė edhe nė plan tė dytė. Por ėshtė mė e vėshtirė
kur je vetėm dhe I vetmi burim informimi nė kėtė fushė mbetet pasqyra.
E vetmja zgjidhje ėshtė tė mėsosh tė duash trupin tėnd dhe kur ke
mundėsi tė punosh ta ndryshosh atė pa kaluar nė teprime qė shpesh ēojnė
nė degradim.
14- Shko me pushime me mikeshat e tua
Telefono
mikeshat e tua mė tė mira, mbush makinėn me karburant ose prenoto
biletėn e avionit, vėr disa bluza pambuku, jeans dhe disa tė brendshme
nė njė ēante dhe nisu " Njė nga gjėrat e lezetshme tė tė qenit beqare
ėshtė liria pėr tė shkuar ku tė teket pa u preokupuar pėr asgjė, thotė
Mimoza 29-vjeēare, Motra ime mė e madhe ėshtė e martuar dhe shoh se i
kushton qimet e kokės qė tė udhėtojė. Ndėrsa unė mund tė kaloj gjithė
Evropėn sepse nuk kam preokupime familjare dhe as njė burrė me tė cilin
duhet tė mė pėrputhen shijet.
15- Por ata ēfarė mendojnė?
Pėr
pjesėn mė tė madhe tė burrave mosha ideale pėr t'u martuar ėshtė 32
vjeē. 72 pėr qind janė pėr klasiken dhe preferojnė tė bėjnė propozimin
pėr martesė duke i rėnė nė gjunjė tė dashurės sė tyre. 85 pėr qind e tė
martuarve mendojnė dhe shpresojnė ta kalojnė jetėn sė bashku me
bashkėshorten e tyre deri nė vdekje

[/size][/font]
Marre nga: TiranaObserver, por burimi i vertete i lajmit nuk dihet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Ja eksperiencat qė duhet tė kalosh para martesės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Ndjenje dhe dashuri :: Revista e lushnja.com-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com