LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Emigrantėt, koha pėr njė vendim historik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Emigrantėt, koha pėr njė vendim historik   Wed Oct 08, 2008 11:31 am

Shqiptarėt
nuk janė tė shpėrndarė nė tre shtete, por nė 133 shtete! Nuk duhet tė
lejojmė kurrsesi qė shqiptarėt tė shpėrndahen ...edhe mė. Emigracioni
ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe zgjidhje ekonomike edhe plagė shoqėrore.
Koha e emigracionit si zgjidhje ekstreme, ka kaluar. Ka ardhur koha e
fillimit tė shėrimit tė plagės. Ndėr tė ikurit nga vendet e varfra,
sipas tė gjitha shenjave, shqiptarėt janė ndėr mė aktivėt dhe mė tė
vendosurit sa i pėrket ruajtjes sė lidhjeve me rrėnjėt. Kontributi i
vazhdueshėm ekonomik prej 15% tė PBB mesatar pėr ēdo vit, gjatė gjithė
kėtyre viteve - qė korrespondon me katėrfishin e investimit tė huaj nė
vend - e dėshmon mė sė miri.
Por rreziku qė shqiptarėt jashtė vendit
tė vazhdojnė tė alienohen, ėshtė real. Njėzetvjeēarėt e fillimviteve
’90, sot janė mesogra e mesoburra me familje qė kėrkojnė gjithnjė e mė
shumė kohė e shpenzime, ēka pakėson gjithnjė e mė shumė kontributet e
tyre ekonomike dhe njerėzore pėr Shqipėrinė e familjeve tė tyre tė
para. Do ishte e palejueshme dhe e pamerituar tė mos nisim tė merremi
me forcimin e lidhjeve. Shqiptarėt ikėn dhe po ikin, jo aq sepse
Shqipėria ėshtė e varfėr nė mundėsi potenciale, por sepse sistemet e
qeverisjes ishin dhe janė shpresėhumbėse.
Pas shifrave domethėnėse
tė kontributit tė vazhdueshėm ekonomik si njė nga shtyllat kryesore tė
ekonomisė sė tranzicionit, si dhe plot konstatimeve tė tjera, qėndrojnė
njė numėr tė vėrtetash tronditėse tė cilat, tė gjitha njė nga njė, janė
arsyet qė na shtynė drejt nismės qė shqiptarėt kudo ku janė tani e
tutje duhet tė votojnė.
Emigrantėt shqiptarė janė mesatarisht 25-40
vjeē. Ky grup kaq i madh me pjesėmarrje politike zero, pra pa aksione
nė rrugėn e demokratizimit dhe shtetbėrjes, e ka tė pamundur qė ashtu
si merr e jep ekonomikisht, tė ndikojė nė aspektin tjetėr edhe mė tė
rėndėsishėm, nė kulturėn politike shqiptare. Nėse kėta tė rinj nuk
fillojnė tė bėhen pjesė e proceseve politike, dhe pėrmes tyre tė fateve
tė vendit, rrezikojnė ta rrisin distancėn, bashkė me distancėn edhe
indiferencėn, dhe e gjitha do t’i afrohej harrimit, ēka do tė ishte me
pasoja dramatike pėr fatet e kombit.
Duke jetuar prej vitesh
kryesisht nė vende me demokraci liberale tė konsoliduar, vota dhe
komunikimi politik me ta do tė sjellė, pashmangshmėrisht, ndikim
pozitiv nė proceset dhe kulturėn politike shqiptare nė pėrgjithėsi. Kur
ta bėjmė tė mundur qė tė votojnė, ata do jenė sigurisht ndėr bartėsit
mė tė sigurt tė vlerave demokratike perėndimore.
Votimi i tyre do tė
ndihmonte nė zbatimin e njė strategjie mė tė mirė kombėtare pėr
emigracionin; mbrojtja e tė drejtave, arsimimi nė Gjuhėn Shqipe,
integrimi nė vendet pritėse, konservimi dhe forcimi i lidhjeve me
Shqipėrinė.
Janė 115 vende nė botė, prej tė cilave 41 nė Europė, qė
u mundėsojnė shtetasve tė tyre tė votojnė edhe jashtė kufijve tė
vendit, ndėrsa Shqipėria jo. “G99” mendon se ėshtė e palejueshme qė,
ndėrsa nė asnjė prej kėtyre vendeve nuk ka emigracion aq tė madh sa
Shqipėria, prej Shqipėrisė 20% e popullsisė ndodhet nė emigracion.
Kanė
kaluar shumė kohė nga ikja e vrazhdė e shqiptarėve mbi anije. Prej
atėherė shumė gjėra kanė ndryshuar. Tė shumtat, pėr mirė. Por mė tepėr
nė kuptimin material. Dhe ajo, ajo qė me ankth kemi pritur gjatė gjithė
kėtyre viteve, kthimi i butė pas largimit tė vrazhdė, nuk po ndodh. Nuk
mund tė presim tė ndodhė vetvetiu.
Vetvetiu s’ka pėr tė ndodhur
kurrė. Duhet tė krijojmė kushtet qė tė ndodhė. Nuk ėshtė fjala qė
kushtet t’i krijojmė “ne” dhe pastaj tė nisin tė kthehen “ata”. Kėtė
nuk mund ta bėjmė dot veē e veē, as “ne” as “ata”. Duhet tė punojmė e
tė lodhemi tė gjithė bashkė. Sa na pėrket “ne”, njė fillim i mirė do
ishte t’u krijojmė kushte tė votojnė. Nuk besoj se mund tė ketė edhe
njė shqiptar tė vetėm jashtė Shqipėrie qė nuk dėshiron tė votojė. Tė
gjithė duan. Madje tė gjithė ziejnė. Shumė politikanė kanė folur pėr
kėtė ēėshtje, fatkeqėsisht shumė pak prej tyre e kanė pėrdorur mandatin
e deputetit pėr tė propozuar njė zgjidhje konkrete e pėr ta depozituar
atė tek zyra ngjitur me tyren nė Parlament. Sot, ky populizėm nuk ka mė
rėndėsi, ndaj dhe na mbetet tė fillojmė sot me paraqitjen e platformave
konkrete se si do realizohej e sa do kushtonte ky projekt.
Shqipėria
mund tė kthehet nė njė vend tė mundėsive pėr shqiptarėt jashtė atdheut.
Por mundėsia e parė qė duhet tė ofrojė, ėshtė qė ata tė bėhen aksionerė
tė vendimeve tona tė mėdha pėr tė ardhmen.
Erjon Veliaj
gazeta panorama
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Emigrantėt, koha pėr njė vendim historik
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Skėnder R. Hoxha: Njė historik i familjes Demaliaj, tė fisit Bytyē, nga Breg Paci i Malėsisė sė Gjakovės (II)
» Koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve! - Ali Asllani
» Mufail Limani:Koha e gurit
» Poezi kushtuar Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs