LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnje: “Korrin” predha nė vend tė perimeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Lushnje: “Korrin” predha nė vend tė perimeve   Fri Oct 03, 2008 11:55 pm

LUSHNJĖ - Me paratė e fituara nga shitja pėr skrap e njė predhe tė madhe qė daton prej kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore, traktoristi Kastriot Toshkollari, banues nė fshatin Kashtėbardhė tė Lushnjės, bleu farėn e grurit. Edhe pse kanė kaluar 63 vjet qė nga Lufta e Dytė Botėrore, nėntoka nė fshatin Kashtėbardhė vazhdon tė ruajė predha lufte, pėr mė tepėr ende aktive. Banorėt e zonės kanė frikė tė gėrmojnė dheun, sepse prej tij dalin vetėm predha. E megjithatė, fermerėt kanė shpallur njė konkurs tė panjoftuar pėr gjetjen e predhave sa mė tė mėdha. Ēdokush qė gjen tė tilla i mburret tjetrit, duke u shprehur se nėntoka e tij ėshtė mė e pasur. Fillimi i punimeve tė tokės pėr mbjelljet e vjeshtės ka sjellė daljen nė sipėrfaqeje e tė paktėn 150 predhave luftarake. Por banorėt thonė se qė prej tragjedisė sė Gėrdecit, frika nga shpėrthime tė mundshme ėshtė rritur ndjeshėm. “Pak kohė mė parė, teksa plugoja tokat e mia, hasa me traktor nė njė predhė qė ishte mė e madhja e gjetur nė kėtė zonė”, thotė Toshkollari. Plugu nxori papritur diēka tė fortė nga toka, por pėr momentin ai nuk pa asgjė. “U largova disa metra dhe sytė mė panė diēka tė vjetėr tė mbuluar me dhe. Zbrita nga traktori, dhe kur u afrova, sytė mė zunė njė predhė gjigante, qė mė pas, sipas mė tė vjetėrve, dyshohej tė ishte raketė lufte. Mendja mė shkoi tek paratė, - vijon tregimin fermeri, - ndaj kur e nxora krejtėsisht nga toka, pesha e raketės qė mbaja nė krah m’u duk e madhe dhe mendova ta shes pėr skrap”. Kėshtu, tė parėn raketėn qė ai gjeti, pasi u sigurua qė nuk ishte e rrezikshme pėr shpėrthim, e shiti pėr skrap nė kombinatin metalurgjik tė Elbasanit. “Me paratė e fituara kam blerė farėn e grurit”, thotė mė tej pėr “Korrierin” Toshkollari. Tajar Qerreti ėshtė njė prej tė lėnduarve nga plasjet e predhave. Djali i tij 8-vjeēar pėr pak humbi jetėn, teksa luante me njė predhė tė nxjerrė nga toka, rreth njė vit mė parė. Fatmirėsisht, fėmija humbi vetėm gishtat e dorės. Banorėt thonė se njoftojnė pėr gjetjen e predhave policinė e Lushnjės, por vetėm pasi grumbullojnė njė sasi tė caktuar municioni. “U themi fėmijėve tė mos luajnė me to, sepse janė tė rrezikshme”, thonė ata. Vetėm gjatė kėsaj periudhe, me rastin e punimeve tė tokės pėr prodhimet qė mbillen nė kėtė kohė, fermerėt kanė hasur nė rreth 150 predha qė kanė dalė gjatė plugimit nė sipėrfaqe. Mė tė moēmit e fshatit thonė se dikur, shumė vite mė parė, njė magazinė ushtarake italiane ndodhej nė hyrje tė fshatit, saktėsisht gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Askush deri mė tani nuk ėshtė pėrpjekur tė kryejė pastrimin e zonės, me gjithė ankesat e banoreve. Kėta tė fundit ēdo ditė vazhdojnė tė nxjerrin predhat nga toka.

Anila Sefa
gazeta korrieri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lushnje: “Korrin” predha nė vend tė perimeve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kėngė dhe shkrime pėr Nėnė Terezėn
» Apostol Kotani: Shqipėria ishte i vetmi vend, ku nuk u persekutua asnjė hebre
» Sabit Zeneli:Nė vend tė pėrkujtimit pėr dėshmorin kombit Bedri Ahmeti...-KOMANDANT BEDI
» AZEM SHKRELI
» Turizėm tė vend vrasja e Bajram Currit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs