LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bajrami, myslimanėt kėrkojnė xhaminė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Bajrami, myslimanėt kėrkojnė xhaminė   Wed Oct 01, 2008 4:59 pm

Myslimanėt kėrkojnė harmoni fetare edhe me objektet e kultit nė Tiranė. Kėrkesa e drejtuar ndaj kreut tė bashkisė Edi Rama, ėshtė bėrė pikėrisht nė ditėn e Bajramit. Presioni pėr xhaminė, mori formė e njė lloj “proteste”, dje kur pėr herė tė parė, falja e Fiter Bajramit u bė e gjitha nė sheshin “Skėnderbej”, jashtė xhamisė sė vogėl tė Et’hem Beut nė qendėr. Myftiu i Tiranės, e shfrytėzoi kėtė festė pėr t’i bėrė thirrje publike kreut tė Bashkisė sė Tiranės, qė tė japė lejen e ndėrtimit tė xhamisė. Akoma mė e ashpėr bėhej kėrkesa kur Myftiu kėrkoi nga Bashkia, zbatimin e barazisė mes tre komuniteteve nė Tiranė.
Kėrkesa
“Qendra e Tiranės ėshtė zbukuruar dhe hijeshuar me dy faltore tė mėdha, njė katedrale katolike dhe njė kishė ortodokse. Pse tė mos i japim njė hijeshi tė plotė, me njė xhami duke plotėsuar trekėndėshin vėllazėror ndėrfetar nė Shqipėri, duke ditur se jemi maxhoranca nė Shqipėri. Ndėrtimi i njė faltoreje pėr myslimanėt ka njė rėndėsi tė veēantė, pėr vetė faktin qė kushtet na detyrojnė. Jemi nė pritje tė njė pėrgjigjeje pozitive nga bashkia e Tiranės, nė mėnyrė qė edhe ne myslimanėt tė mos kemi dallim nga fetė e tjera, tė kemi njė faltore tė madhe si tė gjithė komunitetet e tjera fetare nė Tiranė”. Kjo ishte kėrkesa, nė formėn e njė apeli, e bėrė dje nga Shaban Saliaj, kryemyftiu i Tiranės. Myslimanėt kanė mė shumė se 15 vite qė kėrkojnė ndėrtimin e njė xhamie nė qendėr tė Tiranės, por kjo kėrkesė ėshtė zvarritur dhe ka ngelur akoma pa njė pėrgjigje. Nė vitet 2000 qeveria vendosi tė aprovojė kėrkesėn e Komunitetit Mysliman pėr shfrytėzimin e tokės sė tyre dhe ndėrtimin e bashkisė. Por kjo leje, qė pret firmėn e Bashkisė sė Tiranės akoma nuk ėshtė bėrė efektive. Sipas tė dhėnave, Komuniteti ka kėrkuar ndėrtimin e xhamisė nė tre zona tė Tiranės. Dy prej tyre tashmė janė shndėrruar nė ndėrtime tė karaktereve tė tjera dhe e vetmja zonė e ngelur, nė tokė tė komunitetit, ėshtė sheshi i Namazgjasė pranė parlamentit. Pavarėsisht arsyeve, Komuniteti Mysliman, pas 15 vitesh ėshtė i vetmi qė nuk ka njė objekt kulti si dy komunitetet e tjera nė Tiranė.
Falja e Bajramit
Pėrfundimi i muajit tė Ramazanit mblodhi dje nė sheshin “Skėnderbej” mijėra kryeqytetas besimtarė myslimanė pėr tė kryer faljen tradicionale tė Fiter Bajramit. Megjithėse pjesa mė e madhe e pjesėmarrėsve ndodheshin nė shesh qė prej orės 06:00 tė mėngjesit, falja u krye nė 07:20, sipas orarit tė caktuar mė parė nė kalendar. I quajtur ndryshe edhe Bajrami i Madh, festa e myslimanėve vjen pas njė muaji sakrifice, ku besimtarėve u ėshtė dashur qė tė braktisin gjatė ditėve ushqimin, pijen dhe kėnaqėsi e tjera trupore. Imami Saliaj, veē fjalėve tradicionale tė kėsaj feste, dėrgoi njė mesazh tė veēantė urimi pėr popullin e Kosovės, pėr tė cilin ėshtė i pari Bajram qė festojnė pas pavarėsisė.


Bajram edhe nė burgje, nė Peqin tė dėnuarve u lejohet edhe myftiu


TIRANE – Falja e Fiter Bajramit, ose siē njihet ndryshe Bajrami i Madh, ėshtė realizuar edhe nėpėr tė gjithė burgjet dhe paraburgimet e vendit. Sipas Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve, tė burgosurve qė kanė agjėruar gjatė muajit tė Ramazanit u ėshtė krijuar mundėsia tė bashkohen pėr tė falur bashkėrisht namazin e Bajramit mėngjesin e djeshėm. Kėshtu nė burgun e Peqinit, ku kanė mbajtur ramazan rreth 200 tė burgosur ėshtė lejuar tė hyjė, myftiu i Elbasanit, Behaudin Gashi, i cili ka drejtuar mė pas faljen tradicionale tė kėsaj dite dhe fjalėn shoqėruese tė saj. Nė ceremoninė e organizuar nė oborrin e pėrpara administratės sė institucionit mes tjerash morėn pjesė edhe mjaft tė burgosur pėrjetė, pėrfshi kėtu edhe ish-anėtarė tė bandės sė Elbasanit, tė cilėt ndjekim me pėrpikėri nė kushtet e qelisė rregullat e fesė islame. Ndėrkohė mėsohet se pati edhe tė burgosur qė mbajtėn fjalime tė shkurtra para bashkėvuajtėsve nė lidhje me kėtė festė tė besimit islam. Ndėrkohė Drejtoria e Burgjeve pohoi dje se lejoi tė dėrgoheshin nė qeli ushqime tė familjarėve, qė ua kishin sjellė tė afėrmeve tė tyre tė burgosur, me tė cilėt kryen edhe takime tė shkurtra. Ndėrsa gjatė ditės sė djeshme u bė shtesė nė normėn ushqimore tė tė burgosurve, e cila pak kohė mė parė u pėrmirėsua ndjeshėm. Po kėshtu nga drejtoritė e institucioneve u pranuan edhe ushqime qė u ofruan nga besimtarėt myslimanė, si dhe nga restorantet “Hallall”. Burgjet pohojnė se kanė agjėruar nė qeli rreth njė e treta e tė dėnuarve, ndėrsa pjesa mė e madhe e tyre kanė mbajtur rregullisht pėr 30 ditė ramazan. Tė gjithė kėtyre iu krijua mundėsia mėngjesin e djeshėm tė merrnin pjesė nė falje tė organizuara brenda institucioneve tė burgjeve. fa.ma.


“Festat, standard i shoqėrisė sonė”

Sipas kreut tė shtetit: “E kam thėnė dhe herė tjetėr, jemi mėsuar tė festojmė festat e njėri–tjetrit, ėshtė njė nga standardet e arrira tė shoqėrisė shqiptare dhe besoj qė nė kėtė ditė tė bukur ėshtė momenti pėr reflektim pėr mė shumė dashuri pėr njėri–tjetrin, pėr mė shumė altruizėm. Me kėtė rast ju uroj edhe ju, pėrfaqėsuesve tė medias qė keni qenė tė pranishėm nė kėto festa!”.

“Festa, energji pozitive”

Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, uroi dje tė gjithė besimtarėt myslimanė me rastin e festės sė Fiter Bajramit.“Unė iu uroj tė gjithėve gėzuar kėtė festė dhe shpresoj qė sot tė jetė pėr tė gjithė, njė ditė pushimi e reflektimi, nė funksion tė domosdoshmėrisė pėr t’i dhėnė kėtij vendi tė vogėl atė energji pozitive, pėrmes sė cilės ky vend mund tė shkojė shumė pėrpara.” tha Rama.

“Mesazhi i kėsaj dite, sakrifica”

Kreu i qeverisė tha dje pas vizitės nė Komunitetin Mysliman se: “Kjo ditė ka si mesazh tė madh sakrificėn si themel tė tė gjitha tė mirave tė njeriut, sakrificėn qė bėjnė anėtarėt e familjes pėr veten dhe njėri-tjetrin, qė e bėn familjen tė lumtur, qė shumėfishon energjitė dhe mundėsitė e anėtarėve tė saj. Po kėshtu ėshtė edhe pėr shoqėrinė dhe individin e veēantė”.

“Begati e paqe pėr tė gjithė”
Me rastin e festės sė Fiter Bajramit, Kryetari i LSI-sė Ilir Meta, vizitoi dje Selinė e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u prit nga kryetari i kėtij Komuniteti, Selim Muēa. Duke iu drejtuar gjithė besimtarėve myslimanė, Meta tha se, nė kėtė ditė tė shėnuar, dėshiroj tė uroj tė gjithė besimtarėt myslimanė pėr ditėn e Fiter Bajramit, si njė ditė tė bekuar plot begati dhe paqe pėr ēdo besimtar mysliman”, uroi Meta.

“Festė e gjithė shqiptarėve”
Kryetarja e Kuvendit festėn e Bajramit e kaluar fillimisht nė Shkodėr, duke vizituar Myftinė e kėtij qyteti. “Ėshtė njė ditė paqe, njė ditė e begatisė pėr familjet e tyre, njė ditė gėzimi dhe njė festė qė festohet nga tė gjithė njėlloj. Uroj qė edhe ditė mė tė bukura do tė vijnė mė pas. Kjo ėshtė njė festė e gjithė shqiptarėve”, u shpreh Topalli.

Vizitė nė grevėn e minatorėve
Kreu i Lėvizjes “G99”, Erion Veliaj, ka zgjedhur minatorėt grevistė pėr tė bėrė urimin pėr festėn e Bajramit tė Madh. Veliaj nuk ka preferuar tė vizitojė komunitetin mysliman apo ndonjė xhami tė kryeqytetit, por ka uruar besimtarėt myslimane nga godina, ku prej 5 ditėsh 13 minatorė ndodhen nė grevė urie nė kėrkim tė tė drejtave tė tyre.

gazeta panorama
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Bajrami, myslimanėt kėrkojnė xhaminė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tė gjitha veprimet e kundėrligjshme tė Xhabir Zharkut
» Bajrami: LDK nuk bisedon pėr veriun me Serbinė
» Selvije Bajrami:Bandat nė luftė pėr tokėn 20 milionėshe
» OJQ-tė kėrkojnė largimin e kryetarėve Zharku e Xhemajli
» Me fat Bajrami!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog