LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Muaji i Ramazanit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Muaji i Ramazanit   Sun Sep 07, 2008 2:04 am

Ka Muaji i Shenjte i Ramazanit, muaj i cili konsiderohet nga komuniteti mysliman si muaji i harreses, miresise dhe dashurise. E gjithe bota islame gjate ketij muaji fale teravite dhe thirrjet per lutje degjohen nga te gjitha xhamite ne mbare boten.

Ramazani eshte muaji i nente i vitit sipas kalendarit te Hixhretit. Ajo qe e dallon kete muaj, eshte agjerimi, te cilin e kryejne te gjithe besimtaret e botes islame. Ne perfundim te ketij muaji nje miliard myslimanet e botes festojne festen e Eid al-Fitr (Bajramin e Madh). Komuniteti mysliman shqiptar, i cili vite me pare e respektonte ne menyre te fshehte muajin e shenjte te Ramazanit, tashme e mban ate ne menyre te vullnetshme.

Historiku

Agjerimin njerezit e njohin qe nga lashtesia ne nje forme ose ne tjeter gje, qe deshmohet edhe ne Kuran. Megjithate nuk ka fakte te cilat percaktojne ne menyre te qarte se ne c'kohe nisi agjerimi per here te pare. Thuhet se te paret qe filluan agjerimin ishin egjiptianet e lashte, te cilet agjeronin ne nje menyre te vecante ne festat e tyre.

Agjerimin e praktikuan edhe kinezet e vjeter. Ata agjeronin sidomos ne kohen e lufterave. Kete rit ata e kishin te percaktuar ne ligjet e fese se tyre. Edhe indianet kishin dite dhe forma te caktuara te agjerimit, sic shpjegojne librat e tyre te shenjte si Brahma etj. Ata agjeronin zakonisht kur fillonte stina e pranveres ose e vjeshtes.

Pasuesit e Budes, banoret e Tibetit dhe perset e vjeter kishin forma te ndryshme te te agjeruarit. Agjerimi eshte praktikuar edhe ne Greqine e vjeter, ne forma te ndryshme, te cilat u moren nga koha e Faraoneve. Pervec librave hyjnore, Hipokrati, i quajtur dhe babai i mjekesise, eshte i pari qe shenoi dhe mblodhi format dhe menyrat e te agjeruarit. Sidomos ai dha mendime per format e te sheruarit duke agjeruar e duke shpjeguar dhe shkallet e rezistences ne moshat e ndryshme.



A fillon agjerimi ne mbare boten ne te njejten kohe?

Mendimi i shumices se dijetareve eshte se nese hena e Ramazanit shihet ne cilindo vend te rruzullit tokesor, atehere kjo i detyron te gjithe besimtaret myslimane te fillojne agjerimin ne te njejten kohe aq me teper sot kur mjetet e informacionit kane mundesi te bejne lajmerimin ne cast per fillimin e muajit te Ramazanit. Megjithate ka mendime se cdo vend vendos per vete se kur duhet ta filloje muajin e Ramazanit.



"Nje nxitje per t'u bere me njerezore"

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muca uroi dje te gjithe besimtaret myslimane shqiptare me rastin e fillimit sot (1 shtator) te Muajit te Madherueshem te Ramazanit. Ne nje mesazh pershendetes, ne vigjilje te kesaj ngjarje te madhe per besimtaret myslimane, z. Muca tha se "qellimi i Ramazanit eshte te tentohet vleresimi i ketij Muaji te begate, ne arritjen e kenaqesise se Zotit dhe ne formimin e nje bashkesie me vlera te shendosha njerezore". Ai theksoi se "ky Muaj na nxit te jemi gjithmone te gatshem qe te behemi me humane dhe me te afruar me njerezit ne nevoje".

koha jone!


Argjerim te mbare gjith muslimanve kudo qe ndodhen !
Niko!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Muaji i Ramazanit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog