LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qyteti Studenti, dhoma me internet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Qyteti Studenti, dhoma me internet   Mon Sep 01, 2008 1:30 am

Tashme te rinjte qe do te jene pjese e bujtinave te Qytetit Studenti ne Tirane do te harrojne radhet e gjata per te marre numrin e dhomes. Kete vit, drejtuesit e ketij qyteti kane gjetur nje zgjidhje ideale per te shmangur radhet e gjata dhe si pasoje edhe ankesat. Te rinjte vetem duhet te klikojne ne faqen elektronike te Qytetit Studenti dhe atje do te gjejne te gjitha te dhenat per dhomen dhe godinen ku ata do te strehohen per vitin akademik 2008-2009.

Interneti

Menyra krejt origjinale qe kane gjetur drejtuesit e Qytetit Studenti per kete vit ka bere qe edhe ky kampua universitar te njehsohet me ata te vendeve te tjera evropiane. Duke pasur parasysh se fluksi i te rinjve qe strehon ne bujtinat e ketij qyteti eshte shume i madh, gjetja e emrit ne faqen e internetit do te eliminoje radhet e gjata dhe do u jape mundesi te rinjve qe te akomodohen pa vonesa ne konvikte. Lidhur me kete gjetje, drejtori i Ndermarrjes se Trajtimit te Studenteve nr.1, Bujar Brovina, ka shpjeguar se kete vit te gjithe studentet mund ta gjejne ne internet numrin e dhomes dhe te godines ku do te strehohen. "Ne adresen eee.qytetistudenti.com do te jene te afishuar emrat e te gjithe studenteve si dhe numri perkates i dhomes dhe i godines, ne menyre qe te shmangen radhet e gjata", deklaroi ai. Sipas te dhenave nga kjo drejtori, mesohet se kete vit bujtinat jane gati te presin rreth 2800 te rinj. Nga ana tjeter, kapaciteti total eshte rreth 6500 studente. Megjithate, gjithcka ne fakt varet se sa studente do te kene nevoje per keto bujtina, pasi ka edhe mjaft studente qe jane nga kryeqyteti, ose zgjedhin qe qendrojne ne shtepi me qira. Tashme, jane marre masat per te perballuar edhe flukse te medha studentesh, pasi ne rast se do te kete shume kerkesa do te vendoset qe numri i studenteve per cdo dhome te jete 4. Gjithashtu, duke pasur parasysh se disa godina jane te zena nga banore familjare, do te nderhyhet qe ata te largohen duke ia lene vendin studenteve. Nderkohe, duke pasur parasysh interesin e studenteve te fakultete te tjera per tu strehuar ne Qytetin Studenti, behet e ditur se nese do te mbeten vende bosh ne bujtina, eshte menduar qe te futen studente dhe te fakulteteve te tjera, si per shembull te Mjekesise, apo te Inxhinierise se Ndertimit.

Tarifa

Ende nuk eshte vendosur se sa do te jete tarifa vjetore qe do te paguajne studentet per kete vit akademik, megjithate sipas drejtorit te Ndermarrjes se Trajtimit te Studenteve nr.1 mesohet se do te behen perpjekje qe tarifa te jete e njejte me ate te vitit te kaluar. Keshtu, edhe kete vit studentet do te paguajne 25 mije leke per strehimin si dhe 1 mije leke si siguracion, i cili kthehet ne fund te vitit. Per vitet e dyta, te treta e te katerta, pagesa e tarifes vjetore do te behet direkt ne llogarine bankare qe drejtoria e Qytetit Studenti do te vere ne dispozicion te tyre. Pra, po synohet qe tarifa te kete vleren e njejte, si edhe gjate vitit te kaluar. Qytetit Studenti ka nje kapacitet per 6 800 studente dhe numeron 29 godina (17 godina per vajza), nga te cilat jane rikonstruktuar se fundmi gjashte prej tyre, me nje vlere 600 mije euro. Ne mjediset e ketij qyteti jane kryer investime edhe per shtrimin e rrugeve dhe zgjerimin e siperfaqeve te gjelbra deri ne 10.200 metra katrore. Edhe ne bujtinat ku kushtet nuk kane qene shume te mira, Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve po i merr te gjitha masat qe gjithcka te jete ne rregull per pritjen sa me mire te studenteve.

Studentet e rinj, regjistrime pas shpalljes fitues

Per te eliminuar problemet me 2800 studentet e viteve te para qe pritet te jene "qytetare" te Qytetit Studenti, Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve Nr. 1 ka nxjerre edhe udhezimet e para. Sipas drejtuesve te QS-se, studentet e vitit te pare mund te vijne dhe te regjistrohen ne godinat e Qytetit Studenti menjehere sapo Ministria e Arsimit te beje afishimin e listes se studenteve fitues ne deget dhe ne universitetet perkatese. Nderkohe qe studentet qe jane ne vitet e dyta dhe me radhe do te bejne njehere pagesen e dhomes ne llogarite bankare qe do te publikohen dhe me pas do te mund te akomodohen. Ne nje dhome te bujtinave ne kete qytet jetojne jo me shume se dy apo tre studente, nderkohe qe premtohet se kushtet do te jene me te mira dhe me te pershtatshme se ato te vitit te kaluar.

gazeta koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Qyteti Studenti, dhoma me internet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dėshmorėt pėr Shqipėrinė Etnike
» Dritan Dajti, studenti qė u kthye nė frikėn e policisė
» Janjeva qytet i harruar
» Agim Gashi:KRIMINALITETI NE INTERNET
» Qytetet shqiptare-Shkodra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog