LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mjekesia, e zhytur ne korrupsion

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Mjekesia, e zhytur ne korrupsion   Mon Sep 01, 2008 1:25 am


Sistemi shendetesor vazhdon te jete i perfshire nga korrupsioni dhe nevojiten reforma te thella dhe te shpejta per ta luftuar ate. Kjo ka qene thelb deklarata e bere dje nga Ministrja e Shendetesise Anila Godo, gjate analizes 7-mujore te dikasterit qe ajo drejton. Ndonese prej pak kohesh ne krye te kesaj ministrie, ajo e ka vene edhe njehere gishtin ne plage, duke deklaruar se do te kerkohen zgjidhje per ta eliminuar sa me shpejt.

Korrupsioni

Tashme, fenomeni i korrupsionit te bluzave te bardha eshte nje prej problemeve me te renda qe ka sistemi shendetesor ne Shqiperi. Pavaresisht deklaratave te shumta per masa te menjehershme, ky fenomen vazhdon te jete i pranishem. Madje, Godo deklaroi dje se "korrupsioni ne shendetesi mbetet nje fenomen per te cilin te gjithe jemi te vetedijshem se ekziston, ne nivele dhe forma te ndryshme". Pikerisht per kete arsye ajo theksoi se se bashku me stafin e saj ka vendosur t'i qendroje mbi koke ketij fenomeni, ne menyre qe te eliminohet. Nga ana tjeter, ajo beri publike edhe menyrat qe do te perdoren per zhdukjen e fenomenit duke u perqendruar te rritja e pagave te bluzave te bardha si dhe reforma ne sistemin shendetesor. "Nje politike me e mire e pagave, perdorimi sa me me eficience i te ardhurave dytesore. Ndryshimi i mekanizmit te sherbimeve shendetesore, nderhyrje reformuese ne sektoret farmaceutike, por sidomos auditimi i rrepte dhe i vazhdueshem i te gjitha procedurave tenderuese si dhe i marredhenieve mes sektorit publik dhe atij privat do te perbejne bazen e luftes kunder korrupsionit", vuri ne dukje, ministrja e Shendetesise. Nderkohe, nje pike tjeter problematike qe u konstatua gjate analizes se djeshme, ishte edhe mungesa e bashkepunimit mes institucioneve shendetesore. Pikerisht, ky fakt ka sjelle edhe mjaft probleme duke demtuar punen ne te gjithe sektoret e shendetesise. "Bashkepunimi jo i mire midis ministrise se Shendetesise, Drejtorise se QSUT, profesoratit te QSUT-se dhe Fakultetit te Mjekesise ka demtuar punen ne te gjithe sektoret", theksoi ministrja.

Reformat

Reformimi i sistemit shendetesor ne Shqiperi do te jete nje nder elementet kyc per te ofruar nje sherbim sa me te mire per qytetaret. Per kete arsye, Ministria e Shendetesise i ka kushtuar vemendje te vecante, ne kuader te reformimit te sektorit shendetesor, permiresimit te infrastruktures spitalore dhe teknologjise, si nje nder prioritet e saj. Gjate analizes se punes 7 mujore te MSH, Godo, u shpreh se "aktualisht po punohet per perfundimin e fazes se pare te punimeve te Qendres Spitalore Universitare 'Nene Tereza', e cila pritet te perfundoje ne mars 2009". Sipas saj, po punohet gjithashtu per fazen e dyte te spitalit te Durresit, fazen e trete te spitalit te Shkodres, si dhe per ndertimin e spitalit te Kavajes, ku po punohet per te arritur afatet. Kreu i shendetesise renditi me kete rast, rikonstruksionin e spitalit te Sanatoriumit, me qellim shnderrimin e tij ne spital te Tiranes, rikonstruksionin e Sherbimeve te Neurokirurgjise dhe Pediatrise ne QSUT duke cilesuar se, tashme ka perfunduar rikonstruksioni i plote i Sherbimit te Psikiatrise ne QSUT-se. Lidhur me skemen e sigurimeve te kujdesit shendetesor, Godo tha se "po punohet per konsolidimin e financimit te kujdesit paresor, me qellim perdorimin me sa me eficience te fondeve". Sipas saj, reforma spitalore, sipas skemes se Projektit pilot me spitalin e Durresit perben prioritet. Gjate muajit shtator, nje grup pune i perbashket i MSH, dhe Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor do te hartoje bazat e kesaj reforme, qe deri ne fund te vitit, apo dhe me pare, do te diskutohen ne nje keshill te gjere te personaliteteve te institucioneve te perfshira.

gazeta koha jone!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Mjekesia, e zhytur ne korrupsion
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FOL: Prokurimi publik prin me korrupsion

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog