LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kafe - mania shqiptare, "pushton" edhe emigracionin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Kafe - mania shqiptare, "pushton" edhe emigracionin   Sun May 04, 2008 12:08 am

Kafe - mania shqiptare, "pushton" edhe emigracionin
Kudo ku shkojnė nė Amerikė, Kanada, Australi, Europė, shqiptarėt vendosin si vend takimi njė kafene, ku takohen me mall
Populli shqiptar thotė “kafja ėshtė e zezė, por tė zbardh faqen” duke iu referuar elementeve bazė tė mikpritjes. Kanuni i sė drejtės zakonore pėrfshin kafen nė ritualin e mikpritjes: “Pėr ēdo mik duhet bukė si han vetė; pėr mik tė mirė duhet kafja, rakia e buka e shtrueme me ndonji send mė tepėr; pėr mik zemret duhet duhani, kafja e ambėl, rakia e bukė e mish”.

Vetėm te shqiptarėt vėrehet tendenca e krijimit tė njė kafeje tė pėrbashkėt, ku tė gjithė bashkohen me mall. Kudo ku shkojnė nė Amerikė, Kanada, Australi, Europė, shqiptarėt vendosin si vend takimi njė kafene, ku takohen me mall e flasin pėr vendin e tyre.

Por kjo jo vetėm jashtė vendit. Edhe nė Tiranė vėren kafene me emra qytetesh, si kafja eVlorės, kafja e Skraparit etj.

Kafeneja, ndėrkaq, ėshtė vend publik nė tė cilin pija konkrete ka funksion dytėsor, sepse nė plan tė parė paraqiten marrėdhėniet specifike shoqėrore dhe atmosfera e pėrgjithshme.

Emigrantėt nė Bullgari

Kafe-teatri nė Bullgari, eshte krijuar nga emigrantėt shqiptare atje dhe mbi kete baze te kafenese eshte ngritur edhe seriali televiziv shqiptar “Kafeneja jone”.

Historikisht ėshtė me interes fakti se veprimtaria iluministe e emigrantėve shqiptarė nė Bullgari nė kohėn e Rilindjes pati filluar shumė para se tė themelohej shoqata e tyre “Dėshira”.

Dyqani dhe bujtina e Dimitėr Molesė, si dhe kafeneja “Albania” e intelektualėve dhe shkrimtarė Spiro Garo dhe Adam Shkaba nė Sofje ishin qendra kulturorė pėr shqiptarėt nė mėrgim. Atje lexoheshin dhe shpėrndaheshin libra shqip, mėsohej alfabeti i Stambollit nė tė cilin shtypeshin botimet shqiptare nė Bullgari. Shoqata “Dėshira” u krijua pikėrisht nė hanin e Dimitėr Molesė mė 1 janar 1893. Shumė prej aktiviteteve kulturore tė shoqatės organizoheshin nėpėr lokale dhe kafene. Njė shembull i dokumentuar qe mbrėmja festive nė kafene “Odesa” mė 1903 me program dygjuhėsh, ku veē shqiptarėve merrnin pjesė edhe mbi 200 bullgarė.


Njė shekull mė vonė kafenetė e tymosura nė Gjermani ku lexohen gazetat shqip do tė pėrmenden nė vėllimin poetik “205” tė Beqe Cufajit kushtuar jetės sė rėndė tė emigrantit.

Kėto vlera tė padiskutueshme tė kafenesė nė mėrgim kanė kundėrpeshė brenda pėrbrenda territoreve shqipfolėse. Nė veprėn e parė nė prozė tė Ismail Kadaresė, tregimin “Ditė kafenesh” jepet njė vlerėsim domethėnės pėr kafenenė si institucion. Kafeneja ka joshje absolute si objekt: “me gjithė pėrpjekjet shpirtėrore, nuk mundėm t’i shmangeshim dot fatalitetit tonė, kafenesė”, por njėkohėsisht atmosfera atje nuk ėshtė e shėndosh: “Nė kafene kishte mė shumė tym se ēdo herė. Tymi qėndronte lart sikur nuk donte tė pėrzihej me njerėzit”.

Nėse kėtė aspekt tė zhvillimit tė kafenesė mund ta etiketojmė si “tė mėhallės patriarkale”, duhet pa tjetėr ta krahasojmė mė rrymat qė kanė depėrtuar nė Ballkan nga zemra e Evropės.

Fjala ėshtė pėr njė sjellje tė demonstruar herė elitare dhe herė boheme, tė pėrshkruar bukur si gjurmė nė shqip njė poemė tė Migjenit, “Mbas tryezės” nė “Kangėt e rinisė”

Kashtu ne tė rijve na kalon nata:

Pranė tryezės mermer-falso, me gotė tė plotė a boshe,

Me kujdes tė madh ndejun (si e lypė dans-edukata)

Te ngrehun, tė grimė, tė stolisun

E ftyrash tė qindisun

Me pudėr, karmin...jo!-por me pėrshtypje tė mirė

Qė na e sjell zojusha e bukur me hir

Tu’na buzqeshė ambėl, buzėsh tė kuqe si gjaku

Ky fragment jep njė ide nė shqip pėr rrymėn nė fjalė dhe sugjeron se ai fenomen nuk ka qenė krejt i panjohur nė jetėn e intelektualėve tė rinj tė viteve ’30, pavarėsisht se biografitė zyrtare tė autorėve klasikė shqiptarė janė pėrgjithėsisht asketike. Kjo nuk vlen vetėm pėr jetėn e tyre personale, por edhe pėr procesin e krijimit, pėr frymėzimin, pėr burimet e ideve letrare. Flladi joshės artistik i kafenesė do tė zbulohet nga kėndvėshtrime tė ndryshme shumė mė vonė nė brezat vijues. Nė poemėn “Baladė pėr poetin e kafenesė sė lagjes sonė” tė Eqrem Bashės nė sytė e njė fėmije tė mahnitur talenti i poetit materializohet nė gotėn e rakisė dhe lidhet me aftėsinė ajo tė pihet deri nė fund. Refreni “rakia nuk ishte raki, por kishte njė emėr tjetėr” mbetet si njė tabuizim i procesit krijues, i cili pėrgjithmonė do mbetet i fshehtė pėr njerėzit jashtė zanatit:

mos ia nxirr fundin – flitna pėr librin tėnd

poet i kafenesė nė kėndin e rrugės sime tė ngushtė

....

shpesh i pata thėnė vetes tė bėhem i menēur si ti

dhe me njė hurpė ta pi njė gotė raki tė fortė

....

ti dije aq fjalė tė mėdha dhe pije aq shumė raki

Kafeneja si pikėtakimi i elitės letrare del nė pah nė Shqipėri pas viteve ’60 si element i nostalgjisė pėr aristokratizmin e ndaluar. Nė kohėn e Kadaresė dhe Dritėro Agollit shkrimtarėt e afirmuar tashmė identifikohen edhe me lokalin e tyre. Nė poezinė “Mė mirė tė kujtosh tė bukurėn” Dritėro Agolli e kujton atė si “kafe e vjetėr”, ku tė tre elementėt: kafeneja, poeti dhe muza, paraqiten nga prizma e moshės si viktimė tė natyrės sė tyre fizike dhe materiale.

Tė mori malli pėr mua njė ditė nė paqe?

Ah, lėre mallin e varfėr tė qetė!

Tė vjen nė mend nė qytet ajo Kafe,

Ku hynin artistė e poetė?

Ti kishe kėmbė tė bukura shumė,

Nga kėmbėt e tua poetėt lajthitnin,

S’do mend qė lajthitja dhe unė

Si gjithė ata qė tė pritnin.

Vėrtetė tė mori malli pėr mua?

Mos eja!...Lėre mallin tė fjetur!

Tani unė u plaka dhe kafet e hershme s’i dua,

Pastaj as e di se nga kėmbėt e tua ē’ka mbetur...

E njėjta vetėironi delikate dhe trishtim karakterizojnė novelėn e Kadaresė “Historia e Lidhjes sė Shkrimtarėve shqiptarė, pėrballė pasqyrės sė njė gruaje”, ku gjejmė pėrsėri nostalgjinė e trinomit kafene-poet-muza. Autori sajon njė paralel tė pazakontė midis Lidhjes sė shkrimtarėve si organizėm dhe fatit tė kurtizanes sė fundit nė Tiranė. Ajo banon nė rrugicat pėrballė selisė sė shoqatės, u drejtohet vizitorėve tė pėrzgjedhur me formėn e pėrjashtuar “zotėri” dhe nė orėn tre tė mėngjesit i pėrcjell me kafe. Edhe pasi nė kryeqytet mbyllet kafeneja e fundit private, ajo akoma simbolizon shpresėn e ngrohtė se “diku njė kafe vazhdonte tė servirej nė tre tė mėngjesit”. Novela ėshtė ndėrtuar si alegori e dyfishtė, pasqyrė e pasqyrės dhe na ēon tek ēėshtja e kafenesė metaforike, qe u prezantua si temė nė bullgarisht nga Rusana Bejleri nė Sofje, nė dhjetor, 2005.

Po tė kėrkojmė bazė pėrgjithėsuese pėr krahasim me letėrsitė e tjera, tendenca dominuese nė relatat kafene-poet ėshtė pozitive nė mėrgim dhe negative brenda trojeve shqipfolėse, kurse lidhja asociative kafene-muzė paraqitet e zbehtė. Analogji mė tė pėrshtatshme do tė ishin “Sonet i vetmuar pėr vetminė” tė Agim Vincės I vetėm. Pres. Pragun t’ma zgjosh. Muzė apo grua – frymėzimi im mitar, Alpinisti nga romani me tė njėjtin titull tė Eqrem Bashės, i cili niset fare vetėm pėr tė pushtuar malin e Virgjėreshės, ose nė rastin mė tė mirė, siē shkruan Ismail Kadareja nė “Ftesė nė studio”, legjenda pėr zanėn qė vjen natėn nė shtėpinė e tė zgjedhurit dhe ėshtė gati tė bėhet nusja e tij e mrekullueshme, por me kusht se ai s’ka pėr t’i thėnė askujt pėr tė. Sa pėr kafenė mbetet nė fuqi lutja poetike e zjarrtė e bardit oriental Muēi Zade tė vitit 1724, qė ėshtė edhe vjersha e parė e zbuluar nė shqip e rrymės letrare tė bejtexhinjve me refrenin: Imzot, mos mė lerė pa kahve!

Orjeta Zhupa
Sht, 03 Maj 2008 11:44:00
shekulli.com.al
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Kafe - mania shqiptare, "pushton" edhe emigracionin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"
» IDRIZ ZEQIRAJ:ADRESIMI I SAKTĖ I AKUZĖS NGA EULEX-I-HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE POLITIKĖ DHE "INTELEKTUALĖ"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com