LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Diku, pertej dritares e vetmja jete.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

MesazhTitulli: Diku, pertej dritares e vetmja jete.   Tue Aug 26, 2008 6:25 pm

Here pas here e vetja deshire per te ngritur syte nga nje flete ku mund te shkruash gjithcka dhe asgje edhte deshira per te pare dritaret e ndreteses perballe.

Jane me te vertet hata, te ngjyrosura si mos me keq porse edhe clodhse gjithashtu. Kushedi se sa ore me radhe do t“i veshtroja dhe do futesha ne disa mendime te thella qe nuk e di se ku do te me conin, porse une i veshtroj vetem disa sekonda sepse vorbulla qe me rrethon perreth nuk me le te kap sensin e atyre dritareve shumengjyreshe.
Gjithsesi e kam shume te lehte te terhiqem nga nje realitet qe me perket me shume mua... Nje tavoline ngjyre bezhe ku mund te gjesh gjithca por asgje me rendesi, nje telefon korb ku shkruhet emri yt, thjesh per ta mbajtur mend se si quhesh, nje shishe me uje qe nuk do ta pije kurre, thjesht sepse ka disa shekuj qe qendron mbi tavoline, por qe askush nuk e merr guximin ta hedh posht, nje molle gati ne tu kalbur dhe mijra e mijra flete te crregullta, po sens, pa kuptim, pa dheshire per t“i mbledhur e radhirur ashtu sic duhet. Mbi te gjitha, ne anen tjeter qendron nje karrige e zeze qe me siguri dikush do te jet ulur mbi te, porse me mire qe nuk e kujtoj se kush ka qene; Njeri pa rendesi, me siguri. Nje thike qendron mbi mollen e kalbur dhe prane tyre nje pale gershere... Me siguri thika me eshte dashur per te qeruar mollen qe dikur mund te kem menduar se mund ta haja, porse nuk kujtoj perse me jane dashur gersheret dhe perse qendrojne aq afer me mollen e kalbur? Afer telefonit nje filxhan kafeje, gjysem plot... Kushedi se kush e ka sjelle ketu... Une me siguri jo.
Koridoret bosh, asgje nuk pipetin, asgje nuk merr fryme, asgje nuk ndihet... Ne keto momente e vetmja zhurme qe thyen kete qetesi perrallore, jane shkronjat e tasjeres qe shtypen pa pertim nga gishta tashme te lodhur nga kjo monotoni duan te shprehen, te flasin, te tregojne nje te perditshme... Asgje me teper... thjesht nje te perditshme...
Ngado qe hedh syte flete te verdha te ngjitura neper mure. Me siguri tek shumica e tyre shkruhet: Neser (dt.00/00/00)... Por duket zelli im per t“i ven qellim vetes, dhe aq me teper ver te realizuar ate qellim... Kushedi se sa kohe ka qe as qe e kam marr mundimin te zbatoj dicka qe me doren time ja kam imponuar vetes...Ne te djathe qendron nje dollap i hapur prej shekujsh. Kushedi se sa here i kam shkruar vetes tek nje nga ato fletet e verdha: Neser (dt,00/00/00) do mbyllesh dollapin. Po perse vall nuk e kam mbyllur? Cudi!!! Ju premtoj qe nuk eshte aspak estetik, duket si nje goje e hapur pa dhembe, me pak fjale e peshtire... Dhe une me pasivitet vazhdoj ta shoh ashtu dhe thjesh e injoroj... Perball dollapit me gojen e hapur qendron nje raft ku mund te gjesh gjithcka pervec librave.. Nje kuti, qe nuk me ka ber ndonjehere kurioze ta hap dhe te shoh se cka brenda, disa flete pa sens, tamam si ato qe qendrojne mbi tavolinen bezhe, nje shishe me leng portokalli, me siguri e skaduar, dhe shume gjera te tjera, qe nga kjo distance nuk jam ne gjendje t“i dalloj...
Gjithsesi e vetmja bukuri e kesaj dhome, jane dritaret nga te cilat mund te shihen dritaret shumengjyreshe te nderteses perballe. Aty diku mund te vesh re nje qenie qe leviz, edhe pse ngjyrat nuk te lene te mendosh se cfare mund te kete pertej tyre... Me siguri aty ka jete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

MesazhTitulli: Re: Diku, pertej dritares e vetmja jete.   Fri Aug 29, 2008 7:09 pm

Sot mbylla, me doren qe me dridhej, nje dere tek e cila do te marrin fund se ekzistuari shenjat e gishtave te mi...Kembet mu prene dhe nuk kishin deshire te largoheshin prej saj... terhoqa me ngasherim lotet qe nuk kishin guxim te dilnin sheshit... Frymemarrja u trazua, dhe nuk me la te thosha as pershedetjen e fundit... Aty, perpara asaj dere, ngeli nje pjese e kujtimeve te mia.
Me pas i dhash force vetes dhe nisa te largohem prej saj, rruges nje kalimtar ja kishte marre kenges lirike... Kishim te njejtin moment... Nostalgjine. Ai per kengen lirike, kurse une per ate dere te mbyllur...
Kujtimet me mbyten, me turbulluan krejt qenien, u llahtarisa kur mendova se nuk do ta hap kurre me, edhe pse dikush me tha: "trokit: dhe do te jesh e mirepritur".
Dy dite me pare, ishte pikerisht ajo dere qe sa here e kaperceja ndjeja nje mosperfillje dhe nje deshire per te ikur nje ore e me pare larg saj...Sot pikerisht kam mall...
Nostalgjia eshte vesi me i keq!!! Mjer kujt i ka rene ne pjes...
Jeta, larg asaj dere te mbyllur me pertes, vazhdonte, ndihej per te paren here nje fije e holle prej nje rreze dielli, nje zhurme karakteristike e nje qyteti, melodia e rrotave te makinave, njerezit qe flisnin per pazaret e bera, klubet qe gumezhonin nga biseda e te rinjeve..., porse asgje prej ketyre nuk me terhoqi, une me mendje kisha ngelur diku atje perpara asaj dere te mbyllur...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ADA
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 5
Join date : 27/08/2008

MesazhTitulli: Re: Diku, pertej dritares e vetmja jete.   Sat Apr 18, 2009 2:07 pm

Dhoma ka nje dritare te papare, cudi te koha nuk na premton ndonjehere djell, ose te pakten drite. Perdet e lehte kenaqen ashtu kur si lozonjare kercejne nen tingujt e nje puhije te lehte ere. Drita e dhomes rri ndezur edhe pse mund te jete pika e dites ne shume vende te botes. Cudi... As nuk e kam idene se sa mund te jete ora, nuk e di nese eshte dite apo nate...
televizori ne bufene e murit rri gjithnje i ndezur, posre ne vendin e tij ndonje dite do rreshja se funksionuari. Situate komike, flet gjithe diten, kurse une e injoroj totalisht.
Meqe ra fjala; bufeja eshte e zez sketerre me tre kanata qe te kujtone disa kolona te vjetera te nje shtepie te braktisur ne duart e mykut. Pjesa e xhamte e kanatave eshte hapsira me pak e perdorur e kesaj bufeje. Gjen ndonje gote tek-tuk. Porse kur them ndonje tek-tuk, i bije te jet nje ose maksimumi 2 gota.
Vecse fotot nuk mungojne...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Diku, pertej dritares e vetmja jete.   Today at 12:33 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Diku, pertej dritares e vetmja jete.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nderoi Jete sot ne VIENE Austri "Mesuesi i Merituar" SPIRO SOKRAT. JOVANI
» Alfred Papuēiu: Nga ditari i njė jete nė Diasporė (I)
» PS, e vetmja seli, ku s'vendoset Flamuri Kombėtar pėr 28 nėntorin
» Shpresa Krasniqi:FJALA E RASTIT E MBREMJES PERKUJTIMORE NE NENTEVJETORIN TE NDERRIMIT JETE TE BABAIT TIM(HAXHI KRASNIQI)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog