LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kufoma e djegur nė Lushnjė, mister identiteti dhe vrasėsit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Kufoma e djegur nė Lushnjė, mister identiteti dhe vrasėsit   Tue Aug 19, 2008 1:08 am

Hetuesit kanė shkuar shtėpi mė shtėpi duke iu treguar banorėve fotografitė por askush prej tyre nuk e ka njohur
LUSHNJE- Kufoma e gjetur e masakruar dhe e djegur nė Grabian tė Lushnjes vazhdon tė jetė e mbuluar nga njė hije misteri. Ende policia e shtetit nuk ka bėrė tė mundur identifikimin e saj ndėrsa deri mė tani asnjė person nuk rezulton i humbur. Kjo shton edhe mė shumė dyshimet se kemi tė bėjmė me njė person qė sapo ka ardhur nga emigracioni, tė cilin nuk e priste askush. Verifikimet e fundit kanė treguar se ai nuk ėshtė nga zona e Lushnjes, as emigrant e as banor.
Burimet e policisė shpjeguan dje se kanė nisur njė fushatė tė gjatė verifikimi nė Lushnje dhe rrethinat e saj por pėrfundimi ėshtė se ngjarja nuk ka ndodhur nė Lushnje, por ėshtė “importuar” nga jashtė. Inspektorėt e policisė kanė shkuar nė ēdo shtėpi qė ka emigrantė nė qytet dhe fshat pėr tė parė nė vend dhe verifikuar tė vėrtetėn qė lidhet me kufomėn e Grabianit.

Hetuesit kanė marrė me vetė fotografinė e kufomės dhe pasi kanė trokitur derė mė derė kanė kėrkuar nga familjaret tė tregojnė me gisht nėse e njohin apo kanė lidhje gjaku me tė. “Disa prej personave qė kemi pyetur janė lidhur menjėherė nė telefon me tė afėrmit qė kanė jashtė, nė Greqi e Itali duke vėrtetuar se ata janė gjallė dhe shėndoshė e mirė”,- thanė dje burimet e policisė. Sipas tyre, tė gjithė kanė mohuar tė njohin personin e gjetur tė masakruar mė shtatė gusht. Shumė nga familjarėt nuk kanė pasur asnjė njohje lidhur me ngjarjen, ndaj dhe janė ēuditur kur kanė dėgjuar pėr masakrėn.
Pėr tė qenė tė sigurt inspektorėt i kanė kėrkuar tė gjithė banorėve qė tė firmosin nga njė deklaratė se nuk e njohin personin e masakruar. Burimet pohuan se marrja e firmave shtėpi me shtėpi ka vazhduar pėr disa ditė dhe nė pėrfundim inspektorėt kanė dorėzuar dokumentin e firmosur nga familjaret ku thuhet se nuk kane asnjė njohje dhe lidhje me kufomėn e Grabianit. Nė kėtė moment agjentėt e policisė janė vėnė nė lėvizje duke hetuar edhe emigrantėt qė vijnė nga jashtė, por qė nuk kanė banim nė Lushnje.

Policisė i ėshtė dashur tė pėrdorė hetime speciale pėr tė gjetur ndonjė detaj nė lidhje me vrasėsit apo identitetin e viktimės por sėrish pa rezultat. Bėhet fjalė pėr njė djalė nga 20 deri nė 25 vjeē, i cili ėshtė masakruar me sende tė forta dhe mė pas i ėshtė vėnė zjarri e hedhur nė njė kanal. Mendohet se vrasja nuk ėshtė kryer nė vendin ku ėshtė gjetur kufoma. Hetuesit mendojnė se zjarrvėnia dhe hedhja e kufomės nė kanal janė kryer pikėrisht pėr tė fshehur gjurmėt e krimit

gazeta shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Kufoma e djegur nė Lushnjė, mister identiteti dhe vrasėsit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ilire Zajmi - Rugova: Identiteti evropian dhe shqiptarėt
» A janė kėta vrasėsit e policit Shemsi Gashi? (Foto)
» Shtypi maqedonas: Haki Haziri tradhėtoi "vrasėsit"![/
» Reagon vėllai i poetit tė vrarė Havzi Nela: Edi Rama tė na kėrkojė falje pėr dekretin vrasės tė firmosur nga babai i tij, Kristaqi
» "Presheva Jonė": Vrasėsi nė Graz ėshtė ėshtė serbi Alen Rizvanovic

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog