LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Alarmi nė Fier, katėr vetėflijime nė 8 orė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Alarmi nė Fier, katėr vetėflijime nė 8 orė   Wed Jul 30, 2008 9:28 pm

• FIER - Brenda tetė orėve katėr raste vetėflijimi nė rrethin e Fierit. Shifra alarmante bėhet e ditur nga burimet spitalore, sipas tė cilėve tre prej tyre janė adoleshentė, ndėrsa njė tjetėr i moshuar.

Sipas policisė dhe mjekėve, e vetėhelmuara e parė ėshtė 15-vjeēarja me inicialet M.Rr., nxėnėse e vitit tė dytė nė shkollėn e mesme tė Gradishtės nė Lushnjė. Pas njė zėnke me familjarėt e saj ka pirė njė sasi tė konsiderueshme lėnde helmuese, e cila pėrdoret pėr spėrkatjen e rrushit. Vajza, sipas familjarėve, kishte ditė qė grindej pasi asaj i ishte mohuar e drejta pėr tė marrė pjesė nė njė mbrėmje qė organizohej nga shkolla, jashtė qytetit. E njėjta ngjarje ėshtė pėrsėritur edhe nė qytetin e Fierit. Kėtė herė ka qenė 14-vjeēari me inicialet I.S., ai qė ka konsumuar lėndėn helmuese. Sipas mjekėve tė spitalit tė Fierit, njė i afėrm i I.S-sė e ka dėrguar tė helmuarin nė spital, ndėrsa dyshohet se ai ka gėlltitur njė sasi tė konsiderueshme me barna. Tentativės sė vetėflijimit nuk i ka shpėtuar edhe 18-vjeēari M.Hoxha nga fshati Karavasta i Lushnjės. Ai kryen shėrbimin e detyruar ushtarak nė qytetin e Beratit, ku dhe ka konsumuar veprėn. Sipas shokėve tė kapanonit ku ai qėndronte, ushtari i ri kishte pasur njė grindje me shokėt, tė cilėt kishin komentuar njė foto qė ai mbante mbi krevat. Pamundėsia pėr tė kundėrshtuar veprimet e shokėve duket se shtyu 18-vjeēarin tė gėlltisė disa kokrra fostoksinė. Pak minuta pas dėrgimit tė ushtarit nė urgjencėn e spitalit tė Lushnjės, ka mbėrritur 70-vjeēari Hasan Davidhi. Nė kushtet e depresionit mėsohet se ai ka pirė helmin qė pėrdorej pėr spėrkatjen e portokalleve. Sipas familjarėve, kishte pak kohė qė kishte humbur gjatė njė aksidenti djalin e tij, dhe qė nga ky moment vuante nga depresioni dhe shqetėsime tė tjera nervore.

Gazeta Panorama

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Alarmi nė Fier, katėr vetėflijime nė 8 orė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sanxhakun e qelė "sabahi" me ushtrin e vetė, nė krye me shqiptarin Muhamer Zukorliē
» Krajka: Kėnga e Vaēe Zelės qė u kėndua vetėm njė herė
» Sali Ormeni, vetėvrasja misterioze e drejtorit tė Sigurimit pas bombės nė ambasadėn sovjetike
» Lebit Murtishi: Vetėgjyqėsi mesjetare, apo inate primitive!?
» Rexhep Rifati:Flladi i lirisė qė u shndėrrua nė uragan mėvetėsie, lirie e demokracie

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com