LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Skandali ne Vlore, ndryshohet emri universitetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Skandali ne Vlore, ndryshohet emri universitetit   Mon Jul 28, 2008 12:50 pm

Vlore - Emri i figures se njohur te Ismail Qemalit, i mbajtur nga Universiteti i Vlores, eshte propozuar per t'u hequr pikerisht nga senati i ketij fakulteti.

Rektori i universitetit Tanush Haska ka kerkuar nga senati te votojne heqjen e emrit te njeriut qe themeloi shtetin shqiptar, behet e ditur per gazeten "Koha Jone" nga burimet zyrtare te Senatit te Fakultetit te qytetit te Vlores. Pretendimi ne senat ka qene se "Ismail Qemali" nuk ka qene ndonje figure akademike dhe emri i tij nuk eshte i pershtatshem per te merituar nje universitet. Sipas burimeve nga senati vendimi eshte marre me dy vota diference, 8 pro dhe 6 kunder. Gjithashtu burimet nga senati bejne te ditur se nga diskutimet e bera gjate mbledhjes eshte folur qe prezantimi i Universitetit te Vlores ne bote eshte me mire qe te behet thjesht si "Universiteti i Vlores", se sa me emrin "Ismail Qemali". Por gjate mbledhjes nuk kane munguar edhe diskutimet mes anetareve te senatit te cilet kane kontestuar kete vendim. Pasi senati hoqi emrin e Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlores, kane reaguar me habi dhe revolte jo vetem pedagoge por edhe qytetaret vlonjate, te cilet kane kundershtuar ne menyre absolute heqjen e emrit "Ismail Qemalit". Po ashtu kane reaguar edhe deputete te ketij qyteti. Konkretisht Bujar Leskaj e ka konsideruar nje gafe vendimin e senatit universitar, e cila sipas tij nuk duhet te tolerohet. Po keshtu edhe historiani i njohur vlonjat Bardhosh Gaxho eshte shprehur nga Kroacia ku ndodhet aktualisht, se ky vendim eshte absurd dhe se emri i patriotit te njohur, jo vetem ne Vlore por ne te gjitha boten, eshte nje nder qe mbahet prej Universitetit te Vlores duke qene edhe simboli i qytetit. Per t'u zyrtarizuar vendimi duhet te kaloje per miratim ne Keshillin e Ministrave. Por burime nga qeveria kane bere te ditur se ky ndryshim eshte shume veshtire te kaloje si vendim pasi emri i te madhit Ismail Qemali eshte nje simbol kombetar. Sipas burimeve nga diskutimet e bera gjate mbledhjes se senatit eshte folur qe prezantimi i Universitetit te Vlores ne bote eshte me mire thjesht si Universitet i Vlores sesa me emrin "Ismail Qemali" persiper. Nuk kane munguar dhe diskutimet mes anetareve te senatit, te cilet e kane kontestuar kete vendim, por pavaresisht kontestimeve vendimi eshte marre me shumice votash. Ky vendim ka ngjallur jo pak pakenaqesi ne rradhet e pedagogeve. Ndryshimi i emrit te universitetit "Ismail Qemali" ka qene ne rendin e dites ne mbledhjen e se shtunes, ku eshte propozuar e me tej votuar me shumice votash nga ky senat ndryshimi i emrit te universitetit. Nga universiteti "Ismail Qemali" i Vlores, ne Universiteti i Vlores, por pavaresisht habise se skandalit ne fjale sipas burimeve nga Senati i Universitetit "Ismail Qemali" vendimi eshte marre, madje dhe me diference te theksuar votash. Nderkohe qe ndryshimi i emrit ka qene ceshtja e dyte per t'u shqyrtuar pas Miratimit per Buxhetin per vitin 2009.



Nje kerkese e kesaj natyre, ne lidhje me ndryshimin e emrin te nje universiteti eshte bere prane Ministrise se Arsimit vetem nje here, ne rastin e Universitetit qe mbante emrin "Enver Hoxha", per te cilin u kerkua nga organet kompetente nderrimi i emrin.



Keshilli ministrave do marre vendimin e duhur

Zevendesministrja e Ministrise se Arsimit ka deklaruar per gazeten Koha Jone, se nuk eshte aspak dakort me ndryshimin me propozimin e rektorit te Universitetit te Vlores. "Sot behet depozitimi zyrtar ne lidhje me kerkesen nga Senati i Fakultetit te Vlores per ndryshimin e emrit te ketij insticioni, "Ismail Qemali". Une personalisht mendoj se kjo kerkese eshte absurde, nuk duhej te behet fare. Nuk eshte e drejte, qe nje institucion i larte arsimor, sic eshte Universiteti i qytetit te Vlores t'i heqet emri qe ai mban. Emri i te madhit Ismail Qemali, i cili pervecse eshte nje figure e shquar e kombit eshte dhe themeluesi i universitetit shqiptar. Megjithate senati i fakultetit ne fjale kane te drejtat e tyre per te bere kerkesat qe i mendojne te arsyeshme, me pretendimin se ne bote fakulteti do njihet memire me emrin e qytetit. Megjithate Institucioni i Ministrise se Arsimit, kerkesen per ndryshimin emrin te fakultetit, propozuar nga rektori Tanush Haska, do t'ja paraqese Keshillit te Ministrave. Une kam besim nga kjo e fundit do te marret vendimi i duhur. Rasti i radhes, ne lidhje me Universitetin e Vlores, nuk eshte i drejte.



"Miratimi i akademikeve me ka habitur"

Deputeti i Vlores Bujar Leskaj e ka cilesuar si nje gafe e rende kerkesen per heqjen e emrit te Ismail Qemalit nga Universiteti i qytetit te Vlores. "Propozimi i bere ne mbledhjen e senatit nga Rektori Tanush Haska, dhe me keq akoma miratuar nga pjesa me e madhe e akademikeve ne e universitetit e Vlores, me ka habitur. E them me bindje se kjo eshte nje gafe e rende, qe duhet te korrigjohet dhe do te korrigjohet. Ismail Qemali eshte nje nga figurat me te ndritura te vendit dhe padyshim qe nje emer i tille eshte ne nder te Universitetit te Vlores. Pretendimi i rektorit se prezantimi fakultetin neper bote me nje emer tjeter nga ai qe ka aktualisht me duket aspak bindes. Cdo qytet vend ne bote ka figurat e veta me te cilat krenohet, dhe nuk ka kuptim qe emer e nje figure te tille te ndryshhet per tu njohur nga vednet e tjera. Perkundrazi nepermjet atij emri cdo vedn prezantohet denjesisht. Kjo duhet te ndodhe edhe ne vendin tone, ne rastin konkret me emrin e te madhit Ismail Qemali. Per te cilin jam i bindur jemi nderuar deri tani".



"Ismail Qemali eshte nderi i qytetit"

Ky universitet ka bere histori me kete emer. Kjo ka qene deklarat e pare qe ka dhene kryetari i Bashkise se qytetit te Vlores, Shpetim Gjika, per gazeten "Koha Jone. "Insitutcioni qe une drejtoj nuk ka kompetencat e ndryshimit apo miratimit vendosjes se emrit te nje institucioni te larte te arsimit sic eshte fakulteti i qytetit te Vlores. Por si intelektual dhe qytetar i ketij qyteti nuk mund te rri pa dhene edhe une mendimin tim, per gabimin qe po ndodh. Eshte pa kriter kerkesa e propozuar nga senati i universitetit "Ismail Qemali" per nderrimin e emrit qe nderon kete institucion. Emer qe ju vu pikerisht ne nder te nje figure te shquar te vendit tone. Nuk i di shkaqet por gjykoj absurd kete vendim. Ai eshte emer qe i jep nder universitetit te Vlores. Eshte skandal te merret nje vendim i tille, edhe pse s'jam ne dijeni per arsyet. Aktualisht vetem kaq di te them qe eshte nje vendim absurd dhe se emri i patriotit te njohur jo vetem ne Vlore por ne te gjithe boten eshte nder qe mbahet prej universitetit te Vlores dhe si i tille duhet te qendroje pasi eshte simbol i ketij qyteti.

gazeta koha jone!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
lela
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 1
Join date : 24/07/2008

MesazhTitulli: SKANDALE...................   Mon Jul 28, 2008 8:47 pm

Cbehet keshtu mor!!!!!!!!!!!!
Mbas skandalit te Berishes nje tjeter skandale ne Vlore,
turp i madhe per keta individui...........
Pershendetje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
polskaALB
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
avatar

Numri i postimeve : 146
Join date : 09/05/2008
Age : 31

MesazhTitulli: Re: Skandali ne Vlore, ndryshohet emri universitetit   Fri Aug 01, 2008 11:06 am

Qe te heqesh emrin e Ismail Bej Qemalit eshte gjeja me e turpshme qe mund te ndodhi...
Cdo universitet do ta kishte per nder te kishte emrin e kryeministrit te pare te vendit,por kshu eshte kur plehrat si ai rektori kan marr naj dore lek edhe...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Skandali ne Vlore, ndryshohet emri universitetit   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Skandali ne Vlore, ndryshohet emri universitetit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rektori i Universitetit tė Prishtinės, akuzat e Reēicės i quan ēmenduri
» Si do tė ishte emri i juaj nė japonisht?
» Historiografia pėr emrin Kosovė-Kosova
» Shkrimtarja i ofroi seks presidentit, plas skandali nė Gjermani
» Kush janė 9 spinoff-et e Soros qė krijojnė Partinė G99

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com