LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumiPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Afėrdita Dreshaj, do martohem me Shpat Kasapin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 904
Join date: 30/04/2008
Age: 28
Location: Genova

MesazhTitulli: Afėrdita Dreshaj, do martohem me Shpat Kasapin   Fri Jul 25, 2008 12:40 pm

Afėrdita Dreshaj ka arritur prej vitesh suksesin nė Michigan tė Amerikės, si modele. Kurse nė Shqipėri, ajo u bė e njohur vetėm pasi mori pjesė nė “Miss Shqipėria 2007”, ku u shpall dhe shoqėruesja e parė e misit. Duke qenė se njerėzit prisnin qė nė fakt titullin ta fitonte ajo, Afėrdita na mbeti nė mendje tė gjithėve. Po kjo edhe pėr njė arsye tjetėr… Ato kohė pėrflitej se bukuroshja shqiptare nga Mali i Zi kishte njė lidhje me kėngėtarin Shpat Kasapi. Pas njė heshtjeje tė gjatė, pak muaj mė parė ēifti e pranoi lidhjen edhe publikisht. Afėrdita tregon se ata tė dy duhen shumė dhe se lidhja e tyre ėshtė serioze. As martesa, s`duhet pėrjashtuar!
Afėrdita, shumė tė reja ka nė jetėn tėnde profesionale… Mund tė na flasėsh konkretisht pėr to?
Falė Zotit gjėrat nė karrierėn time kohėt e fundit kanė shkuar shumė mirė, jam e kėnaqur. Sa vjen dhe gjėrat bėhen mė mirė… Kam lidhur kontratė me njė nga agjencitė mė prestigjioze nė Miami dhe Los Aneles. Kurse kėtu nė Michigan kam bėrė tre reklama nė televizion, njėra prej tė cilave ėshtė bėrė pėr llogari tė “Chrysler Jeep 2009”, versioni mė i fundit i markės prestigjioze tė makinave, Jeep. Gjithashtu kam sfiluar pėr fashion designer-at Beldga Mishka dhe Escada. Ndėrkohė qė nė Evropė kam nėnshkruar njė kontratė prestigjioze me agjencinė “Scout-International”, e cila do tė mė ndihmojė tė lidh disa kontrata tė rėndėsishme me agjencitė mė nė zė tė Evropės. Kurse lajmi mė i bukur ėshtė, se do tė vendosem pėr rreth tre muaj nė Greqi, nė fund tė muajit gusht.
Ēfarė do tė tė sjellė nė Greqi?
Kam nėnshkruar njė kontratė me njė agjenci tė njohur nė Athinė, ku do tė punoj si modele pėr rreth tre muaj. Pas Greqisė, kam njė ofertė pėr tė punuar disa kohė nė Japoni, tė cilėn sigurisht qė s‘mund ta refuzoja. Hahahaha. Pėr momentin, kėtu nė Michigan kėtė verė jam nė pėrgatitje tė njė projekti… Do tė jem fytyra zyrtare e njė pijeje energjike.
Do tė jesh nė Greqi, pra shumė afėr Shqipėrisė. Kjo do tė thotė se do tė tė shohim mė shpesh nė Tiranė?
Eh, erdhi mė nė fund gushti… hahaha. Mezi e prisja, pikėrisht sepse do tė jem afėr Shqipėrisė. Po, ėshtė e vėrtetė qė Greqia ėshtė shumė afėr, prandaj them se do tė vij e do tė rri ca kohė edhe nė Tiranė. Pėrpara se tė shkoj nė Greqi, gjatė kohės qė do jem atje por edhe mė pas. Hahaha. Gjatė vikendeve modelet janė zakonisht mė tė lira dhe nga Athina, Tirana ėshtė vetėm njė avion larg.
Si shumė e lidhur me Shqipėrinė. Ke menduar ndonjėherė tė vish e tė jetosh pėrfundimisht njė ditė kėtu? E lidhur me Shqipėrinė?
Normale. E di pse? Sepse jam vetė shqiptare dhe vėrtet qė e dua “tė qenit shqiptare”, jam e lumtur. Duke qenė se jam nė mėrgim, e ndjej edhe mė tepėr dashurinė pėr rrėnjėt, vendlindjen. Tė vendosem njė ditė pėrfundimisht nė Tiranė? Hmmm… E pse jo, tek e fundit?! Ndoshta edhe kjo bėhet nė tė ardhmen. Po, do vij tė jetoj nė Shqipėri njė ditė, po me njė kusht ama… Qė ata qė kam aty dhe i dua shumė, tė mos ikin askund, po tė rrinė aty me mua. Hahaha. S`do ishte diēka e ēuditshme!

Ēfarė tė lidh kaq shumė me Shqipėrinė? Jeta e natės, pabet e bukura apo ēfarė tjetėr?
Siē tė thashė dhe pak mė parė, mė pėlqen Shqipėria si vend por dhe njerėzit, mėnyra si ata janė gatuar, sa tė ngrohtė dhe miqėsor janė, gjė qė nuk e gjej kėtu nė Amerikė. Mė pėlqen jeta e ditės, jeta e natės, fundjavat… gjithēka nė Tiranė. Gjithmonė kam kaluar bukur kėtu, ndaj fluturoj nga gėzimi sa herė qė kthehem. Pėr herė tė parė ky vend mė ka hyrė nė gjak kur mora pjesė nė “Miss Shqipėria 2007” dhe qė atėherė, jam dashuruar me vendlindjen. Hahaha.
Meqė dolėm te “Miss Shqipėria”… E pe spektaklin e vitit 2008?
Nė fakt, s‘e pashė sepse isha nė njė sesion fotografik, pastaj oraret ndryshojnė nga Shqipėria nė Amerikė dhe ky pėrbėn njė problem nė kėsi rastesh. Por i jam njohur me vajzat pėrmes internetit dhe prezantimit tė tyre nė “Vizion plus”, i kam parė me kureshtje edhe nė fotografi. Dhe mund tė them se ishin jashtėzakonisht tė bukura!!! Kam folur edhe me Petrin (Bozo) pėr kėtė, ai mė tha treguar disa gjėra interesante pėr konkurentet e kėtij viti.
Po besoj se kur konkurroje ti, vajzat ishin mė tė bukura, apo jo?
Ēdo vajzė e ka bukurinė e vetė. Unė vajzat me tė cilat qėllova nė konkurrim vitin e shkuar, i kam njohur dhe admiruar jo thjesht nga bukuria fizike, por kam njohur dhe pėlqyer njėkohėsisht personalitetin e sjelljen e tyre.
Shkėputemi nga ky aktivitet. Si ėshtė aktualisht jeta jote nė Amerikė? Mė tepėr punon apo argėtohesh pėr momentin?
Afėrdita: Jeta ime pėr momentin… Jam shumė, shumė e zėnė, me thėnė tė drejtėn. Kam qenė e angazhuar me punėt kėtu nė Michigan, sikurse dhe nė Miami, qė ka hyrė sė fundi nė agjendėn time tė punės. Muajin tjetėr jam gjatė gjithė kohės pikėrisht nė Miami, kam atje njė javė mode. Pas kėsaj, vjen momenti pėr t‘u nisur nė Greqi, sikurse ju thashė edhe pak mė sipėr. Duhet kohė qė tė bėhem gati. Kam gjithashtu njė ofertė nė Kore, e cila vjen pas Greqisė dhe Japonisė. Nėse duhet ta fitoj kėtė kontratė, duhet tė pėrgatitem dhe punoj shumė, kėshtu qė koha ime ėshtė tmerrėsisht e zėnė dhe e ngarkuar. Pavarėsisht se tė jesh modele mund tė duket e lehtė, s‘ėshtė aspak kėshtu, pėr kėtė ju garantoj. Sa pėr argėtimin… Sapo gjej pak kohė tė lirė, normale qė dal dhe zbavitem me miqtė e mi. Besoj se mė shumė qejf do bėj kur tė jem nė Evropė, sepse aty do pėrjetoj plot gjėra tė reja. Mua gjėrat e reja mė entuziazmojnė!
Ti dhe Shpati jetoni nė dy kontinente tė ndryshme… Si e ndjen veten larg tij?
Tė them tė drejtėn, jemi larg fizikisht por mbetemi shumė afėr me zemėr. Kjo e mposht largėsinė… Pėr fat tė mirė, sė shpejti do tė jemi afėr edhe fizikisht, sepse kur tė jem nė Evropė, herė do vij Shpati tek unė, e herė unė tek ai.
Ti nė fakt, erdhe pak muaj mė parė enkas pėr Shpatin nė Tiranė. Ishte koha kur u shkruan thashetheme pėr tė nė shtyp dhe ti erdhe t‘i qėndroje pranė.
E vėrtetė! Dua tė jem aty, sa herė qė ai ka nevojė pėr mua!
Meqė jemi kėtu… Tė bezdis fakti qė nė shtyp shkruhen kaq shumė thashetheme pėr tė dashurin tėnd?
Po edhe mė bezdis, megjithatė, nė momentin qė kemi zgjedhur kėtė profesion, i cili na ka bėrė persona publikė, duhet tė pranojmė edhe pasojat. E keqja ėshtė se shtypi ndonjėherė e tepron nė Shqipėri dhe kėtyre gjėrave u duhet dhėnė fund. Hera e fundit qė kanė shkruar diēka pėr Shpatin, mikesha jonė e pėrbashkėt Ēiljeta kishte thėnė fjalė shumė tė bukura pėr tė dhe pėr mua. Mė kishte cilėsuar “tė bukur” dhe e falėnderoj, po Ēili ėshtė si rrush edhe vetė. Hahahaha. E puth fort!
Si jeni njohur ju me Shpatin?
Kisha shkuar te tė afėrmit e mi nė Mal tė Zi. Ato kohė nuk e njihja Shpatin, s‘e dija me se merrej. Pėr mė tepėr, tre vjet mė parė ai nuk ishte kaq i njohur sa sot. Miq tė pėrbashkėt mė thanė kur na prezantuan: “E njeh kush ėshtė ky?”. Pėr fat tė keq, s‘e njihja atė qė mė pas do bėhej kaq i rėndėsishėm pėr mua. Po qė nė momentin e parė ama, ndjeva diēka pėr tė. Shpati ėshtė lidhja ime e parė dhe uroj, e fundit!
Inatosesh kur nė shtyp Shpatin “e lidhin” me femra tė tjera?
Fare s‘na shqetėsojnė kėto qė thuhen lart e poshtė, sepse “na jena na”, siē thotė Adelina Ismajli nė kėngėn e saj. Jemi ne tė dy dhe askush tjetėr! S‘ka vend pėr thashetheme, ato s‘mund ta prishin lumturinė tonė.
Gjatė tėrė kohės shpreheni se lidhja juaj ėshtė serioze. Sa serioze ėshtė kjo lidhje, nė fakt? Aq sa tė kemi njė fejesė apo martesė, sė shpejti?
Pėr momentin unė dhe Shpati nuk i kemi kushtet tė mendojmė aq konkretisht pėr njė fejesė apo martesė, po sigurisht qė do tė ketė njė tė tillė nė tė ardhmen, ndonėse ne s‘kemi folur kurrė pėr data. Por sigurisht, ėndrra ime ėshtė qė njė ditė tė martohem me njeriun qė dua dhe do tė martohem. Hahaha.
E ke fantazuar ditėn tėnde tė dasmės?
Ēdo vajzė e imagjinon veten nuse dhe unė s‘bėj pėrjashtim. Megjithatė pėr momentin jam e kėnaqur edhe thjesht me dashurinė qė i falim njėri-tjetrit, sepse jam shumė e zėnė me karrierėn. E rėndėsishme ėshtė qė ndihemi mirė me njėri-tjetrin, kuptohemi dhe duhemi. Kjo na mjafton, tė tjerat janė thjesht formalitete.
Si e ke imagjinuar veten nuse?
Njė herė madje, jam veshur si nuse… Hahaha. Do doja qė atė ditė tė isha mė e bukur se kurrė, po rėndėsi ka qė do tė jem pėrkrah princit tim tė kaltėr.

gazeta panorama!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 

Afėrdita Dreshaj, do martohem me Shpat Kasapin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: -
Free forum | © phpBB | free forum support | Report an abuse | Create your own blog