LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Emigrimi i tė rinjve nė botė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Emigrimi i tė rinjve nė botė   Tue Jul 22, 2008 1:07 pm

Rreth 200 milion njerėz sot konsiderohen emigrant. Janė persona qė lėnė shtėpitė e tyre dhe vendet e lindjes nė kėrkim tė njė jetė mė tė mire, largohen nga lufta, varfėria dhe fatkeqėsitė.
Kohėt e fundit duhet tė merret nė analizė i ashtuquajturi ‘emigracioni i ri’, meqė ka njė nr tė madh njerėzish qė largohen nga fshatrat e tyre drejt qyteteve pa kaluar kufijtė e shteteve.
Nga vendet rurale drejt vendeve urbane migrimi ėshtė tepėr i fortė nė vende si Kina, India ku zonat urbane janė shume tė zhvilluara, ndėrsa zhvillimi rural ėshtė tepėr i ngadaltė.

Ēėshtja e ndryshimeve demografike politike, ekonomike, sociale, qė prodhohet nga imigracioni po debatohet nė shumė vende.
Sidoqoftė, ēėshtja e tė rinjve emigrant ka qenė deri tani e padukshme nė debatet pėr politikat ndėrkombėtare.
Informacioni ėshtė me tė vėrtetė i kufizuar, dhe tė rinjtė kanė me tė vėrtetė njė zė tė vakėt politik pėr te tėrhequr vėmendjen pėr kėtė situatė. Pėr shumė vite imigrantėt ndėrkombėtar prezumoheshin se ishin njerėz tė punės. Gratė apo njerėzit e rinj mendoheshin se emigronin vetėm pėr t’u bere pjesė e nukleut familjar.

Shumė vende tani po mbledhin informacion mbi gratė dhe tė rinjtė qė emigrojnė vetėm, por shumė pak vende e vene kėtė informacion ne publikim, prandaj ka akoma boshllėk mbi migracionin ndėrkombėtar.
Nėse vėmė moshėn 30 vjeē si limit i emigranteve te rinj, atėherė mund tė pohojmė se gjysma e emigrantėve janė tė rinj. Nė fakt, raportet nga disa zona tregojnė njė rritje proporcionale tė adoleshenteve ndėrmjet punėtorėve emigrant. Ne 1997 sipas studimeve, 15% e meksikaneve qe kėrkonin pune ne SHBA, ishin adoleshent. Studimet qė preknin kufijtė e Tailandės, Myanmar (Burma) dhe Kinės raportojnė se tė rinjtė e moshės 13 vjeē kalojnė kufirin vetėm. Moshat e reja qė kalojnė kufirin bėhen pengese pėr politikat ndėrkombėtare sepse kjo pjesė e grupit ėshtė me vulnerabil.

Pa njė informacion tė saktė dhe analiza rreth fenomenit ėshtė tepėr e vėshtirė pėr vendet pritėse te vendosin politika pėr te ndihmuar imigrantėt te mėsojnė gjuhen, te gjejnė punėsim, strehim, edukim, dhe kujdes shėndetėsor dhe te mbrohen nga racizmi, ksenofobia dhe diskriminimi. Ėshtė gjithnjė e mė madhe nevoja pėr mbrojtjen e tė drejtave te njeriut tek te rinjtė emigrant, pėrsa i pėrket vendit te tyre te origjinės, seksit, moshės, apo backgroundit tė tyre etnik.

Me shume sė kurrė, sot te rinjtė po lėvizin. Ne dekadat e fundit, ndryshimet politike, ekonomike, sociale, kane stimuluar emigracionin ne qytete apo jashtė vendeve. Ekziston njė ‘faktor shtytės’ i ėndrrės pėr oportunitet me te mire, dhe njė ‘faktor shtytės’ i luftės, varfėrisė, papunėsisė, krimit dhe persekutimit te cilėt bėjnė qe shume te tentojnė te arratisen.
Por sapo dalin nga vendi I tyre te rinjtė janė shume vulnerabil. Ata fare mire mund te bien ne kthetrat e kujtdo. Dhe ēfarė kishte filluar si njė mundėsi pėr njė jetė mė te mirė zhduket dhe kėto gra apo te rinj, mund te pėrfundojnė ne duart e trafikuesve te seksit apo skllavėrisė shtėpiake.

Pavarėsisht riskut e te lėvizurit jashtė shume njerėz mendojnė se kane te bėjnė me njė eksperience shpresdhenese. Pavarėsisht rrezikut e te lėvizurit jashtė shume njerėz rrisin kapacitetin e tyre dhe njohuritė rreth botės.

Hermes News kėrkon tė fokusohet tek eksperienca e te rinjve qė lėvizin, nga vendet rurale tek vendet urbane, dhe ata qe emigrojnė jashtė vendeve. Pėr tė propozuar politika rekomanduese pėr organizatat ndėrkombėtare si OKB dhe organizatave ndėrkombėtare pėr migrimin qeverive kombėtare ėshtė e rėndėsishme te njihen eksperiencat e kėtyre njerėzve mundėsitė qė kanė takuar. Me ndihmėn qe ju mund te na jepni duke na treguar eksperiencat tuaja mund te keni njė pamje me reale mbi emigracionin dhe mund te na ndihmoni te bėjmė rekomandime tė dobishme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Emigrimi i tė rinjve nė botė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vazhdon ikja masive e tė rinjve (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Emigrimi-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com