LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si te studioni ne Gjermani?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Si te studioni ne Gjermani?   Mon Jul 21, 2008 2:54 pm


Nese keni mbaruar shkollen e mesme, nje universitet, apo edhe doni te beni kerkime shkencore, tani keni shansin me te mire. Shteti gjerman do te vere ne dispozicion te mjaft bursa per shtetasit shqiptare te interesuar. Te gjitha shpenzimet do t“i mbuloje shteti gjerman nepermjet DAAD-it. Cdo vit, Gjermania ofron bursa studimi te programit master, doktorature, gjermanistike, shkolla verore, etj. Ndersa ata qe kane kryer nje universitet ne Shqiperi kesaj here kane shansin me te mire qe te kryejne ose nje universitet te dyte, ose master. Burime nga Ministria e Arsimit thone se nese universiteti shqiptar jep pelqimin atehere diploma e Shqiperise njihet ne Gjermani.

Universitetet

Ne Gjermani ka tre lloje shkollash te larta kryesore: Universitete, institute te larta profesionale dhe shkolla te larta te arteve. Ne menyre shume te pergjithshme mund te thuhet se studimeve ne universitete jane me teorike dhe me te gjata ne kohe, studimet ne institutet e larta profesionale jane me praktike dhe te shkurtra ndersa ne arte, vleresimi eshte specifik. DAAD sugjeron qe per te gjithe ata qe duan te studiojne ne Gjermani te fillojne sa me shpejt mesimin e gjuhes gjermane. Kjo qender rekomandon Qendren e Gjermanishtes ne shkollen e mesme "Asim Vokshi", ne Rrugen e Elbasanit, ku mund te merrni mesime nga nje staf shume i kualifikuar dhe pagesa nuk eshte e larte. Provimet ne Qendren e Gjermanishtes perputhen me standardet e Institutit Goethe qe eshte i njohur ne te gjithe boten. Pranimi nuk behet i menjehershem. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, nxenesit qe kane mbaruar shkollen e mesme duhet te japin fillimisht nje provim qe quhet "Feststellungsprüfung". Provimi ka dy pjese, nje provim teknik dhe DSH-ja

("Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang".Per kete provim, ju mund te pergatiteni nga nje institucion parauniversitar qe quhet "Studienkolleg". Ne te

gjithe Gjermanine ekzistojne "Studienkolleg"-e. Ne shume universitete dhe institute te

larta profesionale data e fundit eshte 15 korrik, ne disa shkolla te larta data eshte me heret. Zakonisht, shkollat e larta nuk pranojne. Ne asnje menyre dokumentet nuk duhet te dorezohen vone. Deri ne daten e percaktuar te gjitha dokumentet duhen te ndodhen ne zyrat e ASSIST-it, i cili eshte nje vend qendror qe i ngarkuar nga rreth 50 shkolla te larta kontrollon nese dokumentet tuaja jane te plota dhe formalisht ne rregull.

Viza

Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, per te aplikuar per vize personat duhet te paraqiten personalisht dhe duhet te dorezojne 10 dokumente. Me konkretisht behet fjale per 3 formulare aplikimi te plotesuar teresisht dhe te nenshkruar nga vete personi, si dhe tre fotografi aktuale me sfond te bardhe. Pervec ketyre nevojitet edhe pasaporte udhetimi e vlefshme dhe dy fotokopje te saj, njoftim pranimi nga universiteti dhe fotokopje. Per sa i perket kurseve te gjuhes, duhet nje vertetim regjistrimi dhe pranimi ne ate kurs. Kujdes: Nese pas kursit synohet qendrim i metejshem per arsye studimi, duhet bere kerkese per vize studenti , pasi perndryshe pas mbarimit te kursit jeni i detyruar te largoheni nga Gjermania. Kur aplikohet per vize me qellim ndjekjen e nje kursi gjuhe, duhet llogaritur nje kohe 6-8 javore per shqyrtimin e dokumentacionit. Nje dokument tjeter qe duhet per te aplikuar per vize ne Ambasaden Gjermane, eshte garanci nga Gjermania qe te mbuloje financiarisht te gjithe kohen e qendrimit te aplikantit, ose nje vertetim shume parash ne nje banke, jo me pak se 7100 euro ne vit, i perkthyer. Gjithashtu, edhe nje vertetim banimi per periudhen e qendrimit, certifikate lindjeje te legalizuar te perkthyer dhe te fotokopjuar, deftesen e matures ose diplomen e universitetit te legalizuar, perkthyer dhe fotokopjuar, tarifen prej 30 euro ne lek dhe nje takse telefoni prej 500 lekesh per shpenzime telefoni, faksi dhe teleksi.





7100 Euro Duhet te jete sasia e parave qe aplikanti duhet te kete ne banke si garanci qe mund te mbuloje financiarisht kohen e qendrimit atje. Ndersa 500 lek do te sherbejne si takse per shpenzime telefoni, faksi dhe teleksi.

10 Dokumente Duhet te dorezoje aplikanti per te studiuar ne Gjermani. Ato kane te bejne kryesisht me arsimimin e deritanishem te tyre, mundesite per te perballuar shpenzimet ne shtetin gjerman si dhe deshmite e gjuhes.



Dokumentet:

Tre formulare aplikimi te plotesuar teresisht dhe te nenshkruar nga vete personi, si dhe 3 fotografi aktuale me sfond te bardhe

Pasaporte udhetimi e vlefshme dhe dy fotokopje te saj

Njoftim pranimi nga universiteti dhe fotokopje

Per kurset e gjuhes:

Vertetim regjistrimi dhe pranimi ne ate kurs. Kujdes: Nese pas kursit synohet qendrim i metejshem per arsye studimi, duhet bere kerkese per vize studenti, pasi perndryshe pas mbarimit te kursit jeni i detyruar te largoheni nga Gjermania. Kur aplikohet per vize me qellim ndjekjen e nje kursi gjuhe, duhet llogaritur nje kohe 6-8 javore per shqyrtimin e dokumentacionit

Garanci nga Gjermania qe te mbuloje financiarisht te gjithe kohen e qendrimit te aplikantit, ose nje vertetim shume parash ne nje banke, jo me pak se 7100 euro ne vit, i perkthyer.

Vertetim banimi per periudhen e qendrimit ose kontrate qiraje te konviktit ose te baneses se gjetur

Certifikate lindjeje te legalizuar te perkthyer dhe te fotokopjuar

Deftesen e matures ose diplomen e universitetit te legalizuar, perkthyer dhe fotokopjuar

Kjo flete informacioni duhet paraqitur e firmosur ne origjinal

Tarifen prej 30 euro ne lek dhe nje takse telefoni prej 500 lekesh per shpenzime telefoni, faksi dhe teleksi.

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

MesazhTitulli: Re: Si te studioni ne Gjermani?   Sat Aug 30, 2008 6:28 pm

shihni edhe Linkun e Deutsche Botschaft Tirana. Ka shume informacine si ne shqip ashtu e dhe ne gjermanisht.

Linkun nuk e di, porse mjafon te googel "Deutsche Botschaft Tirana".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Si te studioni ne Gjermani?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Faruk Tasholli: Me tetovarėt nė Gjermani - Kush ma i pari bani...
» Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare nė Gjermani e shqetėsuar pėr gjendjen aktuale gjithėkombėtare!
» Arrestohen 22 azilantė shqiptarė nė Gjermani
» Rrahje mes azilantėve shqiptarė dhe sirianė nė Gjermani (Video)
» Gjermani: Varroset vajza turke qė u vra nga banda serbe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Studentet-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog