LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnje : Abuzimet ne KESH, pranga ish-drejtorit dhe ish-kryeinxhinierit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Lushnje : Abuzimet ne KESH, pranga ish-drejtorit dhe ish-kryeinxhinierit   Wed Jul 16, 2008 11:18 am

LUSHNJE - Shitja e nje transformatori ka vene ne pranga ish-drejtorin e KESH-it ne Lushnje, si dhe ish-kryeinxhinierin. Nje hetim qe ka zgjatur per disa muaj mes policise se Lushnjes dhe prokurorise se ketij rrethi, ka cuar ne Gjykaten e Shkalles Pare te ketij rrethi, duke marre masen e sigurise me arrest ne burg per ish-drejtorin e KESH-it, Sheme Krasniqi dhe ish-kryeinxhinierin e KESH-it, Eno Kolleshi. Demi i shkaktuar shtetit nga te arrestuarit ka qene 300 mije euro, sipas policise lokale.

Burime zyrtare nga policia lokale pohuan per gazeten se arrestimi i ketyre dy personave ka ndodhur rreth ores 19:00 ne banesat e tyre, ne qytetin e Lushnjes. Sipas policise, dy te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne kohen qe kane qene ne funksion, nente muaj me pare kane vjedhur shuma marramendese disa milioneshe. Pasi kishin marre informacion, policia nisi hetimet ne bashkepunim me prokurorine e ketij rrethi deri paraditen e djeshme kur edhe gjykata e rrethit Lushnje ka marre masen e sigurise "arrest me burg" per dy te arrestuarit. Burimet policore pohuan se vjedhjen e kryer ne bashkepunim midis dy ish-funksionareve te KESH-it, duke perfituar nga blerje te materialeve te ndryshme, qe i nevojiteshin ketij sektori sikunder ne tendere te zhvilluar ne kete institucion. Burimet e informacionit pohuan faktin se keta dy funksionare nuk zhvillonin tendere, por percaktonin fituesin, duke u marre edhe pjese te majme lekesh. Burimet zyrtare policore dhe ato te prokurorise nuk japin hollesi se sa eshte shuma qe kane abuzuar keta dy ish-funksionare, por pohojne se ajo shkon ne disa milioneshe.

Masa e sigurise me arrest ne burg eshte marre ne gjykaten e Lushnjes me gjyqtar Dritan Cakan, ndersa prokuror i kesaj ceshtjeje ka qene Artan Hazbia. Dy te arrestuarit jane derguar ne qeli, ku pritet te merren ne pyetje ne lidhje me abuzimet e bera. Xh. Beharaj

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lushnje : Abuzimet ne KESH, pranga ish-drejtorit dhe ish-kryeinxhinierit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SKENDĖR ĒEKU:TE KESH TURP O PRESIDENT, FATMIR SEJDIU
» Sali Ormeni, vetėvrasja misterioze e drejtorit tė Sigurimit pas bombės nė ambasadėn sovjetike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog