LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sistemi i Bolonjės, ja me sa kredite merret viti akademik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Sistemi i Bolonjės, ja me sa kredite merret viti akademik   Tue May 20, 2008 3:45 pm

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Me mbėrritjen e pėrfundimit tė vitit akademik MASH publikon udhėzimin pėr organizimin e studimeve nė institucionet publike tė arsimit tė lartė sipas ligjit pėrkatės. Nė bazė tė tė kėtij ligji programet e studimit tė ciklit tė parė, tė ciklit tė dytė, programet e integruara tė studimit tė ciklit tė dytė dhe programet e studimit tė doktoratės organizohen nė cikle tė njėpasnjėshme studimi, dhe respektivisht sipas cikleve, lėshohen diplomat:

a) “Diplomė e nivelit tė parė” (DNP) nė fushėn e arsimimit tė kryer;

b) “Diplomė e nivelit tė dytė” (DND) nė fushėn e arsimimit tė kryer;

c) “Diplomė e integruar e nivelit tė dytė” (DIND) nė fushėn e arsimimit tė kryer;

d) “Diplomė pėr gradėn shkencore “Doktor” (Dr)”.

Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė lėshojnė, gjithashtu, diplomat:
a) Diplomėn “Master i Nivelit tė Parė” (MNP) nė fushėn e arsimimit dhe trajnimit tė kryer, nė pėrfundim tė programeve tė studimit Master i nivelit tė parė, pjesė e studimeve tė ciklit tė dytė dhe qė realizojnė arsimim dhe trajnim tė mėtejshėm profesional tė studentit.
b) Diplomėn “Master i Nivelit tė Dytė” (MND), nė pėrfundim tė programeve tė studimit Master i nivelit tė dytė, pjesė e studimeve tė ciklit tė tretė dhe qė realizojnė arsimim dhe trajnim tė njė niveli mė tė lartė profesional ose shkencor tė studentit.
b) Diplomėn me titull “Specialist ...”, pėr shkencat mjekėsore ose “Magjistėr...”, pėr shkencat politike, juridike dhe sociale, ndjekur nga fusha e specializimit tė kryer, nė pėrfundim tė njė programi specializues afatgjatė, pjesė e studimeve tė ciklit tė tretė.

Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė mund tė ofrojnė edhe programe tė studimeve jouniversitare dyvjeēare, tė natyrės profesionale, nė pėrfundim tė tė cilave lėshohen diplomat pėrkatėse.

Si llogariten kreditet

1. Njė krediti tė formimeve universitare i korrespondojnė 25 orė mėsimore punė tė studentit.
2. Sasia mesatare e punės sė kryer gjatė njė viti studimesh universitare nga njė student me kohė tė plotė ėshtė 60 kredite apo 1500 orė mėsimore punė tė studentit, qė pėrfshijnė orė nė auditor dhe orė pėr punė tė pavarur tė tij.
3. Orėt pėr punė tė pavarur tė studentit zėnė jo mė pak se gjysmėn e fondit tė pėrgjithshėm tė 1500 orėve mėsimore.
4. Ngarkesa javore nė auditor pėr leksione, seminare, ushtrime dhe laboratore ėshtė nė intervalin e 20 - 25 orėve mėsimore 60 minutėshe.

1) Programet e studimeve universitare:

a) Programet e studimeve tė ciklit tė parė

3 vite akademike = 180 kredite
(60 kredite/vit x 3 vite = 180 kredite)

b) Programet e studimeve tė ciklit tė dytė
2 vite akademike = 120 kredite
(60 kredite/vit x 2vite = 120 kredite)

c) Programet e integruara tė studimit tė ciklit tė dytė
sė paku 5 vite akademike = sė paku 300 kredite
(60 kredite/vit x 5 vite = 300 kredite)

2) Krediti dhe orėt mėsimore respektive
a) 1 kredit nė formimet universitare ėshtė 25 orė mėsimore pune tė studentit, pėrbėrė nga orė mėsimore pėr transmetim dijesh nė auditor (leksione, seminare, ushtrime, laboratore, etj.) dhe orė mėsimore pėr pėrgatitje ose punė individuale tė tij.

b) Sasia e pėrgjithshme e orėve mėsimore tė punės sė studentit nė 1 vit akademik

60 kredite x 25orė mėsimore/kredit = 1500 orė mėsimore /vit

c) Orė mėsimore nė auditor:
nė javė = 20 - 25 orė mėsimore
nė njė vit akademik = 30 javė x (20-25) orė/javė = 600 ÷ 750 orė/vit (rasti kur viti akademik ka 30 javė mėsim)

d) Orė mėsimore pėr studim e pėrgatitje individuale tė studentit
1500 orė/vit – (600 ÷ 750) orė/vit (nė auditor) = 900 ÷ 750 orė /vit (studim i ndividual)


Model kreditesh pėr marrjen e njė diplome
Kreditet pėr veprimtaritė e ndryshme formuese, tė domosdoshme pėr marrjen e njė titulli studimi mund tė jenė si mė poshtė:


Tipi i veprimtarisė Cikli i parė Cikli i dytė
Disiplina tė formimit tė pėrgjithshėm (bazė) rreth 20% (rreth 36 kredite) rreth 10% (rreth 12 kredite)
Disiplina tė formimit karakterizues tė programit rreth 50% (rreth 90 kredite) rreth 40% (rreth 50 kredite)
Disiplina formuese tė ngjashme ose/dhe integruese me disiplinat karakterizuese rreth 10% (rreth 18 kredite) rreth 10% (rreth 12 kredite)
Disiplina formuese tė zgjedhura nga studentėt ndėrmjet atyre qė ofron institucioni 7 - 8% (12 – 14 kredite) rreth 7 - 8% (8 - 10 kredite)
Veprimtari formuese pėr njohje tė gjuhės sė huaj, aftėsime informatike, praktika apo stazhe. rreth 10% (rreth 18 kredite) rreth 10% (rreth 12 kredite)
Pėrgatitje e tezės sė diplomės 3 - 4% (5 - 7 kredite) 10% - 25% (12 - 30 kredite)
Totali 180 kredite 120 kredite

Deri kėtė vit programe tė integruara tė studimit tė nivelit tė dytė janė programet e mėposhtėme tė studimit:
a) Mjekėsi e pėrgjithshme;
b) Stomatologji;
c) Farmaci;
d) Veterinari.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Sistemi i Bolonjės, ja me sa kredite merret viti akademik
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Akademik Ali Podrimja
» Kujtim Mateli: "Ikja e muzave" dhe viti i mbrapshtė '97
» Urime Viti i Ri shkollor vocrrakėt e Dardanisė
» Vdiq Akademik Dr. Zekerija Cana
» Foto e fjalė nga viti 1929 nė Podujevė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog