LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ēiljeta Xhilaga: Nė jetė kam "simbol" Kur'anin, nė politikė Bamir Topin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Ēiljeta Xhilaga: Nė jetė kam "simbol" Kur'anin, nė politikė Bamir Topin   Mon Jul 14, 2008 4:11 pm

Edhe pse me njė imazh tepėr larg asaj pamjes me tė cilėn ka pushtuar pėr muaj tė tėrė kopertinat e revistave, Ēiljeta Xhilaga sėrish nuk kaloi pa rėnė nė sy pak ditė mė parė nė promovimin e vidioklipt tė kėngės “Puē- Puēi”. Si gjithmonė seksi, por kėtė herė mė ekstravagante dhe me shumė klas. E mbi tė gjitha me dashurinė e saj, pėr tė cilėn ka ēfarė tė tregojė. Pėrveē koncerteve dhe ftesave pėr tė kėnduar, vajza joshėse e ekranit kėto kohė ėshtė shumė e zėnė, pasi janė tė shumta ftesat pėr emisione, intervista etj. Mbi tė gjitha, kėto kohė Ēiljeta ėshtė njė vajzė e dashuruar, qė prej shumė kohėsh po jeton njė romancė plot pasion.Me pak fjalė njė sexy-girl, qė ndryshe nga sa thuhet lart e poshtė po jeton periudhėn mė tė artė tė jetės sė saj. Shumė e pėrfolur nė kronikat rozė, Ēiljeta ėshtė njė ndėr ato vajza tė njohura, qė fati e ka ndjekur edhe nė dashuri. Mbase jo nga ato me shikim tė parė, por gjithsesi tė plotėsuar. Njė love-story e nisur para disa vitesh nė plazhin e Sarandės, ku mė nė fund rastėsia i solli shansin tė prezantohej me Romeon. Gjatė kėsaj interviste ajo tregon dhe shumė gjėra pėr veten e saj, por dhe disa “sekrete” tė sezonit veror. Nuk harron qė tė flasė dhe pėr familjen e saj, ku tregon se ėshtė shumė e lidhur me prindėrit. Por Ēiljeta shprehet se pas disa vitesh politika mund tė jetė njė tjetėr sukses i saj. Duke folur pėr veten, ajo tregon pėr veshjet e preferuara tė sezonit veror, cilat janė ngjyrat e preferuara nė gardėrobėn e saj dhe pėr ēfarė i shpenzon mė shumė paratė. Si sillet me miqtė dhe ēfarė vlerėson mė shumė nė jetė. Rrėfen pėr miqėsinė me Ingridin, dhe si erdhi bashkėpunimi pėr kėngėn mė tė fundit “Puēi- Puēi”. Nėse do t’i duhej qė tė zgjidhte martesėn apo bashkėjetesėn, Ēiljeta preferon tė parėn. Mė tej ajo tregon se beson nė zot dhe i injoron thashethemet. Pėr vajzėn mė tė pėrfolur tė kronikave rozė, vendi ideal pėr pushimet ėshtė Saranda.
-Ēiljeta, cila ėshtė veēanta e ditės sė sotme?
Sot unė jam shumė e zėnė. Mund tė them se jam e mbingarkuar me shumė intervista, ftesa nė media tė ndryshme, tani po iki nė njė emision etj.
-Sė bashku me miken tuaj Ingrid Gjoni sapo keni prezantuar vidioklipin me kėngėn “Puēi Puēi”. Ē’mund tė na thoni pėr kėtė?
Besoj se do tė jetė njė nga klipet mė tė realizuara nga ne dhe gjithashtu nga “Max Production”. Si unė dhe Ingridi jemi shumė tė kėnaqura me jehonėn, qė ka bėrė vidioklipi deri tani.
-Gjatė xhirimeve tė vidioklipit a patėt vėshtirėsi, pasi ai vjen nė njė mėnyrė tė veēantė nė krahasim me tė tjerėt?
Pėr vidioklipin e kėngės “Puēi Puēi” kemi pasur shumė vėshtirėsi gjatė xhirimeve tė tij. Gjithashtu kemi pasur dhe shumė probleme me kohėn. Po ashtu kemi pasur probleme dhe me stafin, sepse kishte shumė personazhe. Pra ka qenė njė punė qė u shoqėrua me shumė probleme, por nė fund ēdo gjė pėrfundoi mė sė miri dhe vidioklipi u realizua me sukses.
-Si erdhi bashkėpunimi pėr vidioklipin?
Ishim duke udhėtuar sėbashku me Ingridin pėr nė Zvicėr, por u ideja na erdhi nga spektakli “Kjo ishte loja” qė u bė nė Top-Channel, ku unė u zura me Ingridin nė vaskėn me ēokollatė. Pas asaj skene vendosėm tė bėnim njė kėngė tė dyja bashkė, dhe pas dy muajve, duke kujtuar momente nga ky spektakėl ramė dakord qė tė bėnim njė bashkėpunim. Muzikėn e bėri Florjan Mumajesi, teksti Turi i”Produkt 28”, por kjo kėngė ka gati njė vit dhe ne e kėndonim nė rrethe. Sivjet u realizua vidioklipi, megjithėse me vonesė, pasi duhej tė realizohej qė nė verė. Por skenari ishte qė ne tė ishim me rroba banjoje dhe nė dimėr nuk mund tė bėhej vidioklipi.
-Ju jeni vajzė e vetme, por sa e lidhur jeni me prindėrit?
Unė jam shumė e lidhur me prindėrit, pasi jam dhe vajzė e vetme, duke qenė e tillė jam shumė e lidhur me ta. Kam dy prindėr, qė i adhuroj dhe nuk mė ka munguar asgjė.
-Me kė jeni mė shumė e lidhur?
Si vajzė vetme qė jam, mė e lidhur jam me mamin, por babin e dua shumė. Mami mė rregullon nė ēdo spektakėl dhe nė koncerte apo evenimente tė tjera ku unė marr pjesė.
-Nė media shkruhet shumė pėr ju, por cili ka qenė artikulli qė ju ka bėrė mė shumė pėrshtypje?
Vėrtetė qė ėshtė shkruar shumė pėr mua, jetėn time, karrierėn time, por njė shkrim i bukur ka qenė i Edison Ypit, i cili mė ka bėrė shumė pėrshtypje. Unė e falėnderoj, por dhe familja ime gjithashtu. Po ju citoj njė pjesė: “Ēiljeta mund tė ketė shqiptarė tė cilėve nuk iu pėlqen, mos u mėrzit ata janė bastardė. Ti je bijė pasioni ata janė tė errėt, ti je ndritur ata janė tė shėmtuar, ti je bukur, ata tė mėrylėt, ti buzagaz ata zevzekė, ti je e pėrmbajtur ata zvarriten, ti vallėzon ata vjedhin, ti kėndon ata urrejnė, ti dashuron...”.

-Besoni nė zot?
Unė besoj nė zot dhe tek kurani, tė cilin e mbaj nė ēantė, nė makinė dhe nuk e heq asnjėherė. Pėr kėtė dua tė citoj Ypin: Mė kanė thėnė qė mban kuran nė ēantė, por kėtė nuk dua ta besoj sepse po ta besoj nga entuziazmi nė ēast do tė ēmendesha.
-Ē’bėhet me studimet tuaja pėr Shkenca Politike?
Unė jam nė vitin e katėrt, por kam lėnė dhe dy provime nga viti i tretė dhe sivjet nuk diplomohem dot, pėr arsye tė impenjimeve tė mia, por vitin tjetėr patjetėr qė do tė diplomohem. Unė nuk kam pasur kohė qė tė diplomohem, por ky ėshtė njė gabim i imi. Por vitin tjetėr do tė impenjohem mė tepėr.
-Pas shkollės e shikoni veten nė politikė?
Tani jam tepėr e re, jam 23 vjeēe dhe akoma nuk jam pjekur pėr politikė, pavarėsisht se vazhdoj pėr Shkenca Pulitke. Pas kėsaj, dua tė mbaroj dhe njė shkollė tjetėr dhe pėr mua ideale do tė ishte Fakulteti Juridik. Shpresoj se, duke bėrė dhe kėtė shkollė do tė jem mė e pjekur pėr tu marrė me politikė. Mendoj se nga mosha 30 vjeē mund ti hyj politikės.
-Jemi nė sezonin veror, por si e kalon ditėn Ēiljeta. Me ēfarė merresh mė tepėr?
Kėto ditė i kaloj kohėn me shumė gjėra. Shkoj nė pishina, merrem me punė tė ndryshme. Por kam dhe shumė koncerte dhe mundohem qė ti alternoj gjėrat gjatė ditės.
-Gjithmonė nė formė, por sa kohė i kushtoni lukut tuaj tani gjatė sezonit veror?
Pėr sa i pėrket lukut, mė pėlqen qė gjithmonė tė jem mirė. Nė fakt mė tepėr i kushtoj rėndėsi gjatė dimrit, por ndėrkohė qė gjatė sezonit veror mė pėlqen qė tė rri sa mė natyrale dhe nuk i kushtoj shumė rėndėsi tualetit. Nėse mund tė bėj pak tualet, atė mundohem qė ta pėrshtat me veshjet, pra pėr mua njė paraqitje natyrale dhe pa shumė tualet ėshtė gjėja mė e mirė gjatė verės.
-Ju thatė se jeni shumė e zėnė me punė, koncerte, emisione etj, por atė kohė tė lirė qė keni si shpenzoni?
Kohėn e lirė mundohem qė ta kaloj sa mė mirė, megjithėse kėto kohė jam shumė e zėnė. Gjatė verės kohėn e lirė mė tepėr e shpenzoj nė pishina sėbashku me tė dashurin tim.
-Ēfarė vlerėsoni mė shumė tek njerėzit?
Pėr mua janė shumė tė rėndėsishme dy gjėra. E para ėshtė qė unė vlerėsoj tek njė njeri sinqeritetin dhe e dyta pastėrtinė shpirtėrore tė tyre.
-Nėse do ju bėnin keq pėr arsye tė ndryshme, ēfarė bėni?
Nėse pėrpiqen tė mė bėjnė keq, nuk bėj asgjė. Mundohem ti hap rrugė. Shprehem kėshtu sepse mua nuk mė zė kurrė e keqja.
-Ju kemi parė nė shumė koncerte tė ndryshme gjatė fushatave elektorale, por cila ėshtė ajo forcė politike qė ju e mbėshtesni?
Pjesėmarrja nė kėto koncerte ėshtė pjesė e punės sime, por unė e kam shprehur dhe herė tė tjera qė jam demokrate.
-Politikani qė simpatizoni mė tepėr?
Pėr mua politikani mė i preferuar ėshtė presidenti Bamir Topi.
-Sezoni veror ka filluar dhe tė gjithė mendojnė pėr pushimet. Ju ku keni menduar, qė ti kaloni pushimet e kėtij sezoni?
Pėr pushimet kam menduar qė ti kaloj dhe kėtė vit nė Sarandė. Do tė shkoj bashkė me tė dashurin tim. Mė pėlqen Saranda dhe do tė shkojmė nga mesi i muajit gusht.
-Shumė vajza tė botės sė spektaklit tashmė kanė bėrė kėngė, por janė dhe duke u marrė me realizmin e vidioklipeve tė ndryshme. Ju ēfarė mendoni?
Mė vjen mirė qė e bėjnė dhe kėtė gjė, pasi janė mundėsi tė cilat i prezantojnė ndryshe. Pėr mua nuk ka asgjė dhe nuk ka aspak vend pėr xhelozi.
-Bashkė me mikeshėn tuja Ingrid Gjoni a keni menduar qė ta promovoni klipin tuaj dhe nė vise tė tjera shqiptare?
Shpresoj qė do tė arrijmė tė promovojmė vidioklipin dhe nė kėto vende. Nė Kosovė do tė shkojmė sėbashku me Ingridin dhe besoj se do ta realizojmė dhe atje promovimin e vidioklipit tė kėngės “Puēi Puēi”.
- Ē’mund tė na thoni pėr miqėsinė tuaj me Ingridin?
Miqėsia jonė ka nisur qė para dy vjetėve. Ne tė dyja ia kalojmė shumė mirė, dalim bashkė, flasim pėr problemet tona me njėra-tjetrėn. Familjet tona njihen dhe ne nuk kemi asnjė lloj xhelozie kundrejt njėra-tjetrės.
-Ēfarė natyre ėshtė Ēiljeta, bėn pjesė tek njerėzit nevrikė, tė qetė..?
Nė natyrėn time jam pak nevrike.
-Kur nevrikoseni mė shumė?
Mė shumė nevrikosem kur mė gėnjejnė.
-Kur e keni dhėnė puthjen e parė?
Kam qenė nė moshėn 15 vjeē, kur e kam dhėnė puthjen e parė.
-Nė lidhjen tuaj a jeni xheloze?
Si tė gjithė ēiftet nė ēdo lidhje dhe tek ne ka ndonjėherė xhelozi.
-Pėr Ēiljetėn ėshtė mė mirė martesa apo bashkėjetesa?
Mua mė pėlqen mė shumė martesa. Bashkėjetesa nuk mė duket shumė e pėrshtatshme dhe nuk mė pėlqen shumė, pra pėr mua mė mirė ėshtė qė njė lidhje tė finalizohet me martesė. Nuk e kam shumė qejf bashkėjetesėn, sepse ėshtė njėlloj si martesa, por bashkėjetesa i bėn meshkujt tė ndjehen mė pak tė obliguar.
-Sa e vlerėsuar ėshtė femra nė Shqipėri?
Femra nė Shqipėri nuk mendoj se ka vendin ku i takon tė jetė.
-Ēfarė pijesh preferoni nė ambientet me miqtė?
Unė pijet alkoolike nuk i pi, as cigaren nuk e pi. Megjithatė nė ndonjė ambient mund tė pi njė tekila, qė mė ka mėsuar Ingridi, duke parė atė qė pinte e mėsova dhe unė. Mė thoshte qė: pi njė “teke sportive”, dhe kėshtu qė edhe unė e pija. Por nė shumicėn e rasteve unė pi ‘Red Bull’.
-Nė “Top-Fest” u prezantuat me njė veshje ndryshe nga sa ju shohim nė media. Pse e zgjodhėt atė veshje?
Njeriu sa vjen mėson, kėshtu qė edhe nė atė baladė unė nuk mund tė vishesha me fustan apo veshje qė ishin ekstravagante. Kėnga qė kėndova “Dorėheqja” i pėrshtatej dhe veshjes. Balada dhe performanca ime u pėlqye dhe u duartrokit.
-Do ti kaloni pushimet nė Sarandė, pėrvese bukurisė sė plazhit ka ndonjė arsye tjetėr?
Unė kam tre vjet qė jam e dashuruar me Romeon. Sivjet kemi tre vjetorin, qė do tė shkojmė nė Sarandė ta festojmė, pasi aty jemi njohur.
-Dhurata mė e bukur qė keni marrė nga Romeo?
Janė aq shumė dhurata qė kam marrė, por e fundit ka qenė njė buqetė me lule, qė ma solli pėr promovimin e klipit.
-Nė marrėdhėniet nė ēift ēfarė vlerėsoni?
Vlerėsoj mė tepėr besnikėrinė dhe sinqeritetin.
-Ju bezdisin thashethemet?
Mė kanė bezdisur mė parė, por vazhdojnė dhe tani tė mė bezdisin, por kjo ėshtė pjesė e njerėzve qė mua nuk mė interesojnė.
-Nė gardėrobėn tuaj ēfarė veshjesh ka mė tepėr?
Ka plot veshje, si sportive, klasike, ekstravagante, etj, por kohėt e fundit kam blerė dhe shumė fustane. Kam blerė tek dyqani i Amit fustane tė bukura dhe gardėroba ime sa vjen dhe mbushet.
-Shpenzoni shumė pėr veshje?
Shpenzoj shumė dhe nga ato qė fitoj mė shumė i shpenzoj pėr veshje sepse nė ēdo event qė unė shkoj duhet patjetėr qė tė kem njė luk tė ri, sepse po tė kem tė njėjtėn veshje do fillojė paparaci me fotot e tė njėjtit fustan.
-Gjithmonė nė formė, por a mbani dietė?
Shumė herė kam dėgjuar se janė shumė femra tė botės sė spektaklit qė mbajnė dietė, por nė fakt unė nuk mbaj dietė. Ushqehem normal.
-Cili ėshtė ushqimi qė preferoni mė tepėr?
Ndėr ushqimet e mia tė preferuara janė makaronat.
-Ėshtė Ēiljeta njė amvisė e mirė?
Jo aspak nuk jam e tillė, pasi ēdo gjė e bėn mamaja ime.
-Muzika qė preferoni mė tepėr?
Mė pėlqen muzika latine, greke. Por mė pėlqen shumė dhe muzika spanjolle. Kėto janė rrymat muzikore, qė i preferoj mė shumė.
-Nė verė, cila ėshtė ngjyra qė preferoni mė tepėr nė veshjet tuaja?
Gjatė verės preferoj mė tepėr ngjyrėn gurkali, e cila gjendet shumė nė gardėrobėn time.
-Kush i stilon veshjet tuaja?
Mė pėlqejnė shumė veshjet e Enada At Nikollės dhe Rezarta Skifterit, qė unė i falėnderoj pėr bashkėpunimin.
-Bizhuteritė ju pėlqejnė?
Mė pėlqejnė shumė, nuk mė pėlqenin mė parė, por kot kohėt fundit kam blerė bizhu tė shtrenjta.
-Pėrvese miqėsisė me Ingrdin keni shoqe tė tjera?
Kam dhe shumė shoqe tė tjera, por me Ingridin ėshtė mė e spikatura. Por tė dyja kemi shoqe dhe shumė vajza tė tjera.
-Cili ka qenė komplimenti mė i bukur qė keni marrė pėr sa i pėrket pamjes suaj?
Komplimenti mė i bukur qė kam marrė ka qenė ditėn e pėrurimit tė vidoklipit, qė mė kanė thėnė se je bėrė kopje si Anzholi Zholi, tė cilėn unė e kam idhull.
-Keni menduar ndonjėherė qė ta ndryshoni lukun tuaj?
Pėr momentin nuk kam ndonjė gjė pėr sa i pėrket ndryshimit tė lukut. Mendoj se duhet tė rri natyrale. Mė pėlqen qė tė jem kėshtu dhe nuk kam ndonjė ide pėr tė ndryshuar pamje. (GAZETA SOT)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Ēiljeta Xhilaga: Nė jetė kam "simbol" Kur'anin, nė politikė Bamir Topin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Enver Bytyēi: Pse Fatos Klosi nuk mund tė jetė ndryshe, veēse "mizė kali"?
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com