LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aksidenti, mbytet nė kanal shoferi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Aksidenti, mbytet nė kanal shoferi   Sun Jul 13, 2008 3:56 pm

LUSHNJE / MAJLINDA RAMA

Makina me 4 vetė brenda ra nė njė kanal me ujė, prej nga drejtuesi nuk mundi tė dalė i gjallė. Humbja e ndjenjave dhe bllokimi i dyerve nga presioni i ujit e kanė bėrė tė pamundur nxjerrjen, ndėrsa kanė shpėtuar dy fėmijėt dhe bashkėshortja e tij.
Ngjarja ku humbi jetėn Gėzim Xhindole, 60 vjeē ndodhi nė vendin e quajtur "Ura e Nasit". Rreth orės 11:00, para automjetit "Mercedes Benz" me targa LU 9505 B, i drejtuar prej Xhindoles, ku udhėtonin edhe familjarėt e tij, ka dalė njė motoēikletė. Pėr tė shmangur pėrplasjen me drejtuesin e saj, shoferi ka devijuar makinėn, ēka ka bėrė qė tė pėrfundojė nė kanalin nė anė tė rrugės. Mes ulėrimave dhe britmave familjarėt tė ndodhur nė brendėsi tė automjetit qė po zhytej dalėngadalė kanė kėrkuar ndihmė. Zėrat e tyre janė dėgjuar prej disa banorėve tė zonės aty pranė, tė cilėt kanė shkuar pėr t'u dhėnė ndihmė. "Fillimisht dėgjuam zhurmėn e njė pėrplasjeje tė fortė dhe mė vonė u shoqėrua me tė bėrtitura. Nė njė farė mėnyrė u bėmė kureshtarė nga pėrplasja dhe iu afruam vendit tė ngjarjes pak para se tė fillonim tė kėrkonin ndihmė dhe pėr pak ēaste ne u gjendėm fare pranė. Ishin tė mbyllura tė gjitha dyert e makinės dhe qe e pamundur t'i nxirrje tė gjithė personat pa i shqyer mė pėrpara ato", pohoi Vasfiu, njė ndėr tė parėt dėshmitarė qė u ka ardhur nė ndihmė tė aksidentuarve. "Dy burra morėn leva pėr tė shqyer dyert pasi presioni i madh i ujit nuk lejonte hapjen. U zhytėm pothuajse plotėsisht nė ujė derisa arritėm tė hapim dyert e pasme tė makinės. Tre familjarėt arritėn tė dalin pasi nuk kishin pėsuar asnjė frakturė, por fatkeqėsisht shoferi nuk arriti tė dilte pasi ishte goditur nė kokė dhe kishte humbur ndjenjat. Kjo goditje bėri qė ai tė mos lėvizte dot duke u mbytur brenda nė automjet", tregoi ai. Mėsohet qė kanė qenė po kėta banorė qė lajmėruan policinė, e cila ėshtė nisur menjėherė pėr nė vendngjarje. Por edhe pas arritjes sė saj ka qenė e pamundur nxjerrja e trupit tė 60-vjeēarit nga makina. Deformimi i derės sė shoferit pėr shkak tė pėrplasjes e ka eliminuar mundėsinė e hapjes sė saj. Automjeti i fundosur ėshtė nxjerrė pas rreth dy orėsh nė sipėrfaqe me anė tė njė vinēi. Vetėm atėherė ėshtė bėrė e mundur nxjerrja nga automjeti e Xhindoles. Trupi i tij ėshtė dėrguar pėr nė morgun e qytetit tė Fierit. Burime policore bėjnė tė ditur paraprakisht se shkak i vdekjes sė 60-vjeēarit ka qenė mbytja, por pėrfundimi do tė dalė pas autopsisė qė pritet t'i kryhet. Ndėrkohė qė mėsohet se policia ka nisur hetimet pėr zbardhjen e tė gjitha detajeve tė aksidentit.


Gazeta panorama

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Aksidenti, mbytet nė kanal shoferi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shoferi i pazareve
» Shkrime nga HALIL XANI dhr BIOGRAFIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs